Bashkia e Tiranės, marrėveshje pėr menaxhimin e trafikut, me njėrėn nga kompanitė mė tė njohura tė Evropės
01.06.2012 12:21 - Kategoria: Politike
Kryebashkiaku Basha: "Do tė sigurohet menaxhimi i trafikut dhe pėrmirėsimi i sigurisė rrugore" Projekti parashikon ndėrtimin e njė Qendre Operacionale tė Kontrollit nė Tiranė, e cila sipas kryebashkiakut Basha do tė mundėsojė jo vetėm drejtimin e tė gjithė pikave tė kontrollit tė trafikut nga njė qendėr e vetme, por edhe monitorimin 24 orė, ēka do i shėrbejė shumė edhe pėrmirėsimit tė sigurisė rrugore brenda qytetit tė Tiranės. Po kėshtu, parashikohet pajisja me tru tė ri elektronik e 51 nyjeve tė trafikut nė qytetin e Tiranės, tė cilat do tė kontrollohen nga Qendra Operacionale
Nė muajin qershor nis zbatimi i projektit "Qendra e Kontrollit tė Trafikut Urban", nė Bashkinė e Tiranės. Zbatimi i kėtij projekti i cili zgjat 18 muaj, do tė mundėsojė vendosjen e standardeve mė tė larta nė Tiranė, pėr menaxhimin e trafikut por edhe pėr sigurinė.
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar dje, mes Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha dhe drejtuesve tė kompanisė "Swarco Mizar" & "SCAE", Alexander Swarovski dhe Alfredo Bolelli. Ky sistem i ri, sistemi i ri i kontrollit tė trafikut urban nė Tiranė do tė realizojė menaxhimin e semaforėve nė kohė reale, pėrmirėsimin e fluksit tė trafikut nė qytet. "Ky sistem, nė pėrfundim tė tij do tė jetė i barabartė nė vlerat teknike, me sistemet qė edhe qytete tė tjera tė Evropės, si Roma apo Viena kanė vėnė nė operim vetėm nė 3-4 vitet e fundit. Menaxhimi nė kohė reale, pėrmirėsimi i fluksit tė trafikut, pėrmirėsimi i sigurisė, dhėnia e pėrparėsisė transportit publik do tė jenė disa nga pėrfitimet e menjėhershme qė qytetarėt e Tiranės do tė kenė nga ky projekt", theksoi Basha.
Projekti parashikon ndėrtimin e njė Qendre Operacionale tė Kontrollit nė Tiranė, e cila sipas Bashės do tė mundėsojė jo vetėm drejtimin e tė gjithė pikave tė kontrollit tė trafikut nga njė qendėr e vetme, por edhe monitorimin 24 orė, ēka do i shėrbejė shumė edhe pėrmirėsimit tė sigurisė rrugore brenda qytetit tė Tiranės. Po kėshtu, parashikohet pajisja me tru tė ri elektronik e 51 nyjeve tė trafikut nė qytetin e Tiranės, tė cilat do tė kontrollohen nga Qendra Operacionale. Nėntė nyje tė reja do tė ndėrtohen nga fillimi, sikundėr do tė vendosen edhe semaforėt e rinj. Gjashtė pajisje elektronike tė pėrditėsuara (tabela tė mėdha) do tė njoftojnė drejtuesit e automjeteve, mbi kushtet aktuale tė trafikut si dhe informacione tė tjera tė rėndėsishme, nė lėvizjen brenda qytetit tė Tiranės, nė hyrje tė qytetit tė Tiranės dhe nė dalje tė qytetit tė Tiranės.
Projekti parashikon vendosjen e 23 kamerave, tė cilat do tė pėrcjellin informacion nė kohė reale, nė Qendrėn Operacionale. "Projekti do tė nisė zbatimin muajin qė vjen dhe ka afat prej njė viti e gjysmė pėr pėrfundimin e tij. Natyrisht nė bisedimet me kontraktorėt, qė janė ndėr kompanitė mė tė njohura nė botė pėr menaxhimin e trafikut, ne kemi kėrkuar qė tė mos ketė asnjė vonesė nė zbatimin e kėtij projekti", tha Basha.
Kryetari i bashkisė sė Tiranės iu pėrgjigj dje edhe interesimit tė gazetarėve
Ju thatė qė projekti qė do tė zgjasė njė vit, njė vit e gjysmė pėrmirėson trafikun nė Tiranė por i shėrben edhe sigurisė rrugore dhe policisė rrugore. Ndoshta ky projekt i paraprin afrimit tė strukturave tė Policisė Rrugore pranė Bashkisė?
Strukturat e Policisė Rrugore bashkėpunojnė me strukturat e Bashkisė sė Tiranės, nė mėnyrė tė pėrditshme siē e dini ju. Para pak kohėsh Policia e Shtetit ka ndėrmarrė njė projekt pilot i cili nis me Tiranėn, me sistemin e vėzhgimit pamor tė njė pjese tė kryeqytetit, ku pėrfshihen edhe rrugėt. Projekti ynė nė njė farė mėnyre e zgjeron efiēencėn e projektit qė ka nisur tashmė. Nė ē"kuptim? Me 23 kamerat tona, ne pėrcjellim sinjalin tek Dhoma jonė e Kontrollit por do ta pėrcjellim edhe tek Dhoma e Kontrollit tė Policisė Rrugore, ndėrkohė qė presim qė kamerat e Policisė Rrugore, po kėshtu tė pėrcjellin atė pjesė sinjali qė ka tė bėjė me detyrat e Policisė Bashkiake dhe tė Bashkisė nė tėrėsi, tek Dhoma jonė e Kontrollit, pra bashkėpunimi ėshtė shumė efiēent dhe besoj se ky projekt do tė ndihmojė edhe mė tej rritjen e parametrave tė sigurisė rrugore nė qytetin e Tiranės, me qėllim uljen e numrit tė aksidenteve, pėrmirėsimin e sjelljes nė trafik, rritjen e sigurisė si pėr drejtuesit e automjeteve edhe pėr kalimtarėt, por ē"ėshtė mė e rėndėsishme dua tė theksoj edhe njėherė se projekti ndihmon nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės sė qytetarėve tė Tiranės, pėrmirėson rritjen e konkurrueshmėrisė sė Tiranės, pra uljen e kostove ekonomike, tė fshehura apo fare tė hapura, qė ka njė trafik i keqmenaxhuar dhe nė kėtė mėnyrė pėrmirėson indikatorėt e zhvillimit ekonomik, qė natyrisht janė ngushtėsisht tė lidhura me mirėqenien dhe punėsimin nė qytetin e Tiranės"
Policia Rrugore do tė kalojė nė varėsi tė Bashkisė?
Nuk ka absolutisht asnjė diskutim tė hapur lidhur me kėtė ēėshtje. Policia Rrugore menaxhohet sipas ligjit nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake bashkėpunon ngushtė me tė.Drejtuesi i kompanisė
"Projektet e Bashės, nė vėmendjen e investitorėve nga e gjithė bota"
Drejtuesi i kompanisė "Swarco Mizar", Alexander Swarovski ka vlerėsuar projektet e zhvillimit tė kryebashkiakut Basha, tė cilat sipas tij kanė tėrhequr edhe vėmendjen e sipėrmarrėsve nga e mbarė bota. "Tirana, sė fundmi ka tėrhequr vėmendjen e shumė sipėrmarrėsve ndėrkombėtare me projektet qė ju keni prezantuar, pėr zhvillimin e qytetit. Jam i bindur qė vizioni dhe projektet qė keni ju z Basha, do ta transferojnė kėtė qytet nė njė qytet modern me standarde evropiane, pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve dhe efiēencės ekonomike tė qytetit. Ne si Swarko dhe unė personalisht jemi shumė tė lumtur t'u mbėshtesim Juve, nė iniciativėn pėr zhvillimin e transportit nė qytet. Qėllimi dhe fokusi ynė ėshtė t'i sjellim Tiranės njė nga qendrat e kontrollit tė trafikut nga mė modernėt, ashtu siē kemi bėrė me shumė qytete tė Europės, nė lindjen e Mesme dhe nė SHBA. Ne kemi pėrfunduar projekte ne Rome, Torino, Bukureshti, Oslo, Stockholm, Hamburg dhe shumė qytete tė tjera. Sė fundmi, arritėm tė fitojmė projektet e menaxhimit nė Moskė, Buenos Aires, Kazan (Rusi) dhe Shkup. Ky ėshtė bashkėpunimi ynė i parė nė Tiranė dhe shpresojmė pėr bashkėpunime tė tjera nė tė ardhmen", u shpreh drejtuesi i kompanisė Swarovski.
Burimi: Gazeta55 Politike
lajme.parajsa.com








































































