05.07.2012 18:15 - Kategoria: Politike
Miratohet pjesa administrative, mbeten pezull riformatimi i KQZ-sė, ankimimi dhe teknologjia e numėrimit
Komisioni i posaēėm parlamentar, i rimandatuar nga Kuvendi dy javė mė parė pėr pėrmbylljen e reformės zgjedhore ėshtė mbledhur mesditėn e sotme rreth orės 12:00. Gjatė mbledhjes sė sotme ėshtė arritur konsensus i plotė pėr pjesėn administrative, ndėrsa vijojnė tė mbeten pezull tre ēėshtje tė tjera, si: riformatimi i KQZ-sė, ankimimi dhe teknologjia e numėrimit.
"Kaluan tė tre kėta kapituj,pra kapitulli i KQZ-sė, kapitulli i ankimit administrativ dhe kapitulli i ankimit gjyqėsor kaluan nė parim si dhe nenet pėr tė cilat palėt kanė dhėnė dakordėsi. Ēėshtjet qė i takojnė pikėrisht ēėshtjes mė sensitive qė kanė tė bėjnė me barazinė e palėve nė procesin administrativ ėshtė akoma nė diskutim. Formula e KQZ ėshtė njė nga ēėshtjet qė ėshtė akoma nė diskutim e sipėr", tha pas mbledhjes eksperti i PS-sė, Bledar Ēuēi.
Pėrfaqėsuesi i opozitės u shpreh optimist pėr pėrfundimin nė kohė tė punės sė komisionit, nėse palėt do tė tregojnė vullnet. Ndėrkohė kreu i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se nė mbledhjet e ardhshme komisioni do tė marr nė shqyrtim edhe propozimet e partive tė vogla pėr reformėn zgjedhore.
"Ne i kemi pėrcjellė propozimet konkrete pranė komisionit dhe sot morėm njė pėrgjigje qė ekspertėt do tė shqyrtojnė kėrkesat tona dhe mė pas do tė shikohen procedurat mė tej me partitė politike, qė kanė sjellė propozimet. Shpresojmė tė mos pėrjashtohet kurrkush nga diskutimi, aq mė tepėr forcat parlamentare dhe jo parlamentare, tė cilat kanė tė drejtė tė kenė zėrin e tyre pėr reformėn", theksoi Mediu.
Reforma zgjedhore duhet tė mbyllet brenda 12 korrikut, sipas afatit tė fundit qė ju dha dhe komisionit parlamentar, ndėrkohė qė vonesat nė pėrmbylljen e saj do tė kishin pasoja nė procesin e marrjes sė statusit tė vendit kandidat nė tetor tė kėtij viti. Diplomatėt e Brukselit dhe ata tė akredituar nė Shqipėri kanė rikujtuar se nuk ka mbetur shumė kohė pėr pėrmbylljen e reformave dhe 12 rekomandimeve tė BE pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat.
5 korrik 2012
Burimi: SHQIP Politike
lajme.parajsa.com








































































