Total: (469,185)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
download (1)

Prifti: Meta "kali i Trojės" , PS mė mashtroi

Deputeti Dritan Prifti nė hapje tė fushatės sė tij elektorale si kandidat i pa varur ka hedhur lum akuzash pėr kreun e PS-sė Edi Rama dhe kreun e LSI-sė Ilir Meta. »»


Nisin ethet e zgjedhjeve 2013

Nisin ethet e zgjedhjeve 2013

05.08.2012 18:22 - Kategoria: Politike

Nė shtator Nishani cakton datėn, fillon pėrgatitja e listave, palėt debatojnė pėr ēėshtjet. Pritet fushatė akuzash dhe kundėrakuzash

Llogaritė e aleancave, PS sheh nga votat e FRD dhe AK pėr tė mposhtur koalicionin e Berishės

Fatjona Mejdini

Afrimi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, nga tė cilat Shqipėrinė e ndajnė afėrisht 10 muaj, ka bėrė qė jo vetėm vėmendja e politikės, por edhe e opinionit publik, tė pėrqendrohet tek aleancat e ardhshme parazgjedhore. Ky fokus nuk ėshtė krejt i rastėsishėm, pasi mosndryshimi i Kodit Zgjedhor, pėrsa i pėrket sistemit elektoral, i bėn koalicionet parazgjedhore njė domosdoshmėri, pėrsa i pėrket fitores nė zgjedhje tė njėrės prej partive kryesore. Nė njė kohė kur nė skenėn politike kanė dalė dy parti tė reja premtuese, si "Fryma e Re Demokratike" dhe Aleanca Kuq e Zi loja politike bėhet e fortė. Kjo "lojė" shfaqet mė e paqartė dhe e komplikuar kryesisht pėr Partinė Socialiste, pasi Partia Demokratike, nga ana e saj, gėzon njė koalicion pėrgjithėsisht tė konsoliduar. Nga ana tjetėr, sipas Kushtetutės dhe afateve tė Kodit Zgjedhor, Presidenti i ri, Bujar Nishani pritet tė pėrcaktojė nė fundin e muajit tė ardhshėm dhe datėn nė tė cilėn do tė mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbi bazėn e afateve ligjore, njė nga katėr tė dielat e muajit qershor tė 2013-ės do tė jetė dhe koha e mbajtjes sė tyre. Vendosja kėtė shtator e datės sė zgjedhjeve do tė shoqėrohet me tė gjitha pėrgatitjet administrative pėr njė proces tė tillė tė rėndėsishėm dhe pritet tė nisė "de facto" fushatėn zgjedhore pėr partitė qė do tė marrin pjesė nė garė.

Koalicionet

Futja nė fushėn e lojės sė dy partive tė reja si FRD-ja e Gazmend Oketės dhe Bamir Topi dhe AK-ja e Kreshnik Spahiut po e bėn skemėn e krijimit tė koalicioneve pak tė vėshtirė pėr tu parashikuar. Gjithsesi, duket se hamendjet tashmė janė pėrqendruar rreth faktit nėse kėto parti do ti bashkėngjiten ndonjėrės nga partitė e mėdha nė koalicion apo do tė dalin bashkė nė njė pol tė tretė, apo koalicion parazgjedhor. Nė rast se skenari i dytė ndodh, e dėmtuara e madhe duket se mbetet Partia Socialiste. Kjo sepse votat qė kėto dy parti do tė mbledhin janė vota antiqeveritare dhe, nė njė moment qė ato do tė bashkoheshin me votat e elektoratit tė PS-sė, do tė sillnin shumė shanse pėr tė realizuar rotacionin politik nė vend. Po kėshtu, nė rast se FRD-ja dhe AK-ja do tė vendosin tė krijojnė njė koalicion parazgjedhor, atėherė ato pritet tė "joshin" pėr tė qenė pjesė e tij dhe parti tė tjera tė vogla. Ky zhvillim pėrsėri dėmton PS-nė, pasi aleatėt e saj tė vegjėl mund tė bėhen pjesė e kėtij koalicioni tė polit tė tretė, nisur nga fakti se njė pjesė e tyre ka krijuar pakėnaqėsi ndaj PS-sė, pėrsa i pėrket mosndryshimit tė sistemit zgjedhor, kėrkesė e cila u bė me forcė nga aleatėt e PS-sė nė opozitė. Nga ana tjetėr, duket se PD-ja ka njė koalicion pėrgjithėsisht tė konsoliduar. Lėvizja Socialiste pėr Integrim e Ilir Metės dhe po kėshtu Partia Republikane e Fatmir Mediut, sipas tė gjitha gjasave, do tė jenė nė njė aleancė parazgjedhore me PD-nė.

Data

Kodi Zgjedhor parashikon nė nenin 9 tė tij se Presidenti i Republikės ka detyrimin tė pėrcaktojė datėn e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, jo mė vonė se 9 muaj nga data e pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit, qė nė rastin konkret ėshtė maji i vitit 2013. Kjo do thotė qė fundi i muajit shtator, me shumė gjasa, ėshtė koha nė cilėn Bujar Nishani do tė dekretojė datėn e zgjedhjeve tė ardhshme nė Shqipėri. Pėrcaktimi i kėsaj date do tė thotė se partitė politike, qė nga muaji i ardhshėm, pritet tė nisin "de facto" fushatėn zgjedhore pėr garėn e madhe tė qershorit tė vitit 2013.

Qėndrimet

Topi

Ish-presidenti, Bamir Topi ka deklaruar se FRD-ja nuk do tė bėjė aleancė me asnjėrėn nga partitė e mėdha, por vetėm me qytetarėt qė kėrkonin ndryshim tė gjendjes sė vendit.

PS-ja

Eksponentėt kryesorė tė socialistėve janė treguar tė hapur pėr njė aleancė parazgjedhore me FRD-nė dhe AK-nė, nė kuadėr tė formimit tė njė koalicioni antiqeveritar qė siguronte rotacionin.

Berisha

Kryeministri Berisha ėshtė treguar i qartė nė mos dėshirėn e tij pėr tė bashkėpunuar para zgjedhjeve me FRD-nė e Topit. Sipas tij, kjo parti duhet tė bashkėpunojė me PS-nė.

 Dy forcat kryesore politike "strategji" pėr tė sulmuar kundėrshtarin politik

Debatet para zgjedhjeve, statusi kandidat, korrupsioni dhe ekonomia nė fokus

Nė njė kohė kur zgjedhjet e ardhshme parlamentare duken se janė nė prag, dy kampet kryesore nė vend, demokratėt dhe socialistėt pritet tė ashpėrsojnė gjuhėn ndaj njėri-tjetrit dhe po kėshtu tė shtrėngojnė radhėt. Gjatė muajit nė vijim pritet tė konfigurohen dhe temat kryesore tė debatit, por duket se retorikat mė tė forta PD-ja dhe PS-ja do ti kenė kėtė vit me ēėshtjen e statusit tė vendit kandidat. Njė dėshtim i mundshėm, pėr herė tė tretė tė kėtij statusi do ta acaronte tepėr klimėn politike nė vend, duke i ēuar palėt nė pozicione dhe akuza agresive ndaj njėra-tjetrės. Ashtu siē ka ndodhur dhe mė parė, tė dy palėt do tia vendosin fajin njėra-tjetrės pėr dėshtimin e radhės dhe drejt zgjedhjeve tė ardhshme do tė shkohet me debate tė ndezura dhe me pak gjasa pėr bashkėpunim mes palėve. Njė tjetėr ēėshtje, e cila pritet tė shėrbejė si "burim" pėr debat do tė jetė dhe ajo e korrupsionit dhe e abuzimit me pushtetin. Nė njė kohė kur PD-ja ka dalė nė zgjedhje me kartėn antikorrupsion, PS-ja pritet tė shtojė akuzat nė lidhje me kėtė temė, kryesisht duke sulmuar anėtarėt e ekzekutivit shqiptar. Ēėshtja e tregtisė sė armėve dhe e pėrgjimeve ndaj opozitės pritet tė marri njė dimension mė tė madh nė vjeshtėn e kėtij viti, nė njė kohė kur opozita paralajmėron se ajo ka tė dhėna dhe fakte qė komprometojnė rėndė jo vetėm ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin, por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė mazhorancės. Njė tjetėr temė qendrore gjatė muajve tė ardhshėm pėr politikėn pritet tė jetė edhe ekonomia. Nė njė kohė kur qeveria flet pėr stabilitet ekonomik dhe opozita pėr krizė tė thellė ekonomike, ky sektor kardinal i jetės sė vendit pritet tė hapė diskutime dhe debate tė shumta. Kjo edhe pėr faktin se mes PD-sė dhe PS-sė ka njė ndarje tė thellė pėrsa i pėrket koncepteve bazė ekonomike, ku njė prej tyre ėshtė edhe sistemi i taksimit. Taksa progresive kundėr taksės sė sheshtė, do tė jetė njė element i cili mėsohet se do tė propagandohet shumė shpesh nga opozita pėrgjatė periudhės parazgjedhore, nisur nga fakti se taksa e profilizuar, sipas llojit tė ardhurave, qėndron nė themel tė programit tė socialistėve pėr zgjedhjet e vitit 2013. Tė tjera tema tė mprehta, qė pritet tė diskutojnė palėt, janė investimet e huaja, infrastruktura, arsimi dhe shėndetėsia nė vend.

Punėsimi

Ndonėse i vendosur si prioritet kryesor pėr qeverinė Berisha, opozita pritet ti mėshojė faktit se shifrat e papunėsisė nė vend janė alarmante dhe se situata ėshtė pėrkeqėsuar.

Burimi: SHQIP Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com