Total: (469,274)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
4

A mashtron PD me imazhet e mitingjeve?

Teknologjia ka arritur deri nė atė pikė sa edhe kur nuk ka njerėz nė njė miting tė krijohet ideja se sheshi ėshtė i tejmbushur. PD sot ishte nė qytetin e Librazhdit dhe imazhet e servirura nga kamerat e selisė blu krijonin idenė se kishim tė bėnim me njė pjesėmarrje masive. »»


1912-1913: Rrethimi i fundit i Shkodrės

1912-1913: Rrethimi i fundit i Shkodrės

18.08.2012 18:51 - Kategoria: Politike

description

Ndėrsa nė Vlorė brohoritej pėr shpalljen e Pavarėsisė, pjesė tė gjera tė vendit qė nga Janina e deri nė malet e Veriut ishin tė invaduara nga ushtritė e huaja. Nė Shkodėr mbahej ende nė kėmbė njė armatė e madhe e pėrbėrė nga ushtarė turq dhe rezervistė shqiptarė. Me sytė nga kufijtė veriorė, ushtria qė nuk pranonte tė dorėzohej, ishte fortifikuarfortnėperiferitė e Shkodrės qė nga Taraboshi e Kraja e deri nė fushat e Shtojit. Kėndej pritej qė tė sulmonin malazezėt e Krajl Nikollės, tė etur pėr territore tė reja, tė bindur se kishte ardhur "veliki dan", dita pėr tė pushtuar Shkodrėn. Ushtritė qė ishin vendosur pėrballė pėrbėheshin: ushtria osmane 15 mijė ushtarė (5 mijė ushtarė aktivė dhe 10 mijė rezervistė shqiptarė, kryesisht nga zonat e Shqipėrisė sė Mesme dhe ato rreth Shkodrės: Librazhd, Gramsh, Elbasan, Durrės, Tiranė, Krujė, Koplik, Grizhė; ushtria malazeze 25 mijė ushtarė; nė jug tė Shkodrės deri nė afėrsi tė Tiranės e Elbasanit vepronte ushtria serbe prej 30 mijė ushtarėsh, transmeton gazetashqip.

Mali i pėrgjakur

Mė 8 tetor 1912Malii shpall luftė Turqisė. Nė tė njėjtėn ditė nisin djegiet e fshatrave shqiptarė qė ishin tė vendosur krejt nė kufirin mes dy shteteve. Luftime tė vogla mes malazezėve dhe banorėvevendasu zhvilluan pėr dy ditė me radhė. Njė pjesė e mirė e fshatarėve tė lemerisur nga tmerret e luftės vrapojnė tė strehohen nė Shkodėr.

Qytetit tė vjetėr i dyfishohet popullsia

Mėsymja e parė e madhe malazeze nisi mė 11 tetor. Synimi ishte marrja e Taraboshit, njė pikė e lartė qė dominon mbi Shkodėr dhe mbi liqen. Tre batalione, njė kompani mitralierėsh dhe njė bateri e artilerisė malore nėn komandėn e majorit Sadedin Bej kaluan matanė Bunės mbi lundra pėr t'u pėrballur me armikun. Asokohe Ura e Bunės ishte ende nė ndėrtim e sipėr. Luftimet e ashpra vazhduan pėr gjashtė orė me radhė. Nė majė tė Taraboshit, pushkėt u lanė mėnjanė, armiqtė u pėrleshėn pėr jetė a vdekje trup me trup. Tė dhėnat zyrtare osmane bėjnė fjalė pėr 800 malazezė dhe vetėm 27 turq e shqiptarė tė vrarė. Bilanci duket se ėshtė shumė propagandistik, por asokohe propaganda e luftės ishte nė kulmin e saj. Me siguri humbjet nė radhėt e mbrojtėsve tė Shkodrės duhet tė kenė qenė disa herė mė tė mėdha. Kjo betejė u pasua mė pas nga shumė tė tjera po aq tė pėrgjakshme qė vazhduan plot gjashtė muaj (183 ditė). Ndėrkohė, qyteti bombardohej pa pushim nga artileria malazeze.

Irakiani qė mbrojti Shkodrėn

Hasan Riza Pasha ishte kryekomandanti i forcave turko-shqiptare qė mbronin Shkodrėn. Ai kishte lindur nėBagdadnė 1871. Ishte djali i valiut tė Bagadadit, Namik Pashės. U shkollua nė fillim nė Stamboll dhe pati njė karrierė tė vrullshme. Kur ishte vetėm 28 vjeē ishte nėnkolonel. Studioi edhe nė Gjermani pėr disa kohė. Nė Shkodėr kishte ardhur qė nė 1911 si komandant i njė divizioni. Nė mars tė 1912-s ishte emėruar vali (guvernator) dhe komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė nė Vilajetin e Shkodrės.

Hasan Riza Pasha duhet tė ketė qenė njė tip i ēuditshėm pėr atė kohė. Ishte kundėrshtar i vendosur i xhonturqve dhe i pėrfshirjes sė ushtarakėve nė politikė. Nderi dhe ushtria, kėto ishin dy fjalėt qė e drejtonin. Kishte marrėdhėnie tė mira me patriotėt shqiptarė dhe pėrgjithėsisht nė Shkodėr gėzonte respekt. Ai e dinte se me malazezėt po bėnte njė luftė tė pabarabartė, porse nuk pranoi assesi ta dorėzonte Shkodrėn. Me kalimin e muajve, kishte nisur tė hartonte njė plan qė e mbajti sekret deri vonė. Dy ditė para se tė largohej nga Shkodra do t'u jepte ushtarėve tė tij mė besnikė dy racione ditore, pastaj do tė marshonte me trupat pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut deri nė kufijtė e Austro-Hungarisė, prej nga me anije do tė shkonte drejt Stambollit.

Nė nėntor tė 1912-s mbrojtėsve tė Shkodrės u kishte mbetur edhe njė fije shprese. Nė Berat kishin mbetur ende 20 mijė ushtarė osmanė. Kėta komandoheshin nga tiranasi Mahmut Hajret Pashė Jella. Sikur kėto trupa tė kishin mbėrritur me kohė nė Shkodėr, atėherė bilanci i forcave do tė ishte ndryshe. Porse, tashmė dukej se Perandorisė Osmane nė Ballkan i kishte ardhur vėrtet fundi. Mahmut Jella, pas shumė hezitimesh mė nė fund arriti deri nė lumin Mat, porse nuk mundi tė kalonte mė tej. Shkodrės do t'i duhej tė mbrohej vetėm duke parė se si vdisnin pėrditė njerėzit e saj, nga gjylet dhe nga uria.

Hezitimi i malėsorėve

Malėsorėt, njerėzit qė kishin ndezur flakėn e luftės pėr liri nė malet e Shqipėrisė u gjetėn ngushtė, kurMalii Zi sulmoi Shkodrėn. Njė pjesė e tyre kishte kohė qė ishte strehuar nė Mal tė Zi, pas ekspeditave ndėshkimore tė Shefqet Turgut Pashės. Shumica prej tyre, dhe sigurisht edhe njė pjesė e mirė e klerit katolik e shihnin perandorinė osmane si armikun mė tė parė, shekullor, fetar, kulturor, politik. Andaj, tė zėnė mes dy zjarresh, njė pjesė e mirė e tyre qėndroi pasive, njė pjesė tjetėr, jo dhe aq e vogėl, u rreshtua nė krah tė malazezėve kundėr mbrojtėsve tė Shkodrės. Nė ditėt e fundit tė tij, Hasan Riza Pasha zhvilloi tratativa me krerėt katolikė. Kėta vendosėn si kusht qė lufta tė bėhej nė emėr tė flamurit shqiptar dhe jo tė atij osman, kėshtu qė kėrkuan si kusht tė parė ngritjen e flamurit shqiptar mbi kėshtjellėn e Rozafės. Hasan Riza Pasha kėrkoi kohė sa tė merrej vesh se ēfarė mendonin nė Stamboll e gjetiu mbi kėtė ēėshtje, porse nuk pati kohė tė jepte pėrgjigje. Dikush kishte kohė qė vriste mendjen pėr ta vrarė.

Njė vrasje qė ndryshoi historinė

Plani i Hasan Riza Pashės, nė bashkėpunim me arqipeshkėvin e Shkodrės, ishte qė e gjithė popullsia katolike do tė hidhej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme antimalazeze. Sulmi do tė niste nė Zadrimė, nė fshatin e qetė Nėnshat. Mė parė do tė valėvitej mbi kala flamuri me dy krerė.

Kėtu del nė skenė sėrish njė nga figurat mė tė diskutuara nė historinė e re tė Shqipėrisė, Esat Pashė Toptani. Ky ishte zėvendės i Hasan Rizait. Tė dy banonin nė shtėpi tė mėdha nė Fushė-Ēelė, fare afėr njėri-tjetrit. Mė 30 janar 1913 Hasan Rizai dhe Esat Pasha diskutuan gjatė nė shtėpinė e Toptanasit pėr ēėshtjet e ditės. Nė orėn 18.45 teksa po kthehej nė shtėpi nė errėsirėn e natės, i dalin pėrpara tre tė panjohur. Dy prej tyre e qėllojnė me revolver. Kryekomandanti i Shkodrės dha shpirt mbas pesė orėsh. U varros tė nesėrmen, "ditė e xhuma" nė varrezat e xhamisė sė vjetėr tė Parrucės.

Kjo ėshtė njė nga ato histori ku tė gjithė janė tė bindur se thonė tė vėrtetėn, por asnjė nuk ka dhėnė ndonjė provė konkrete. Nė Shkodėr, por jo vetėm, qė nė atė kohė ishin tė bindur se vrasja e Hasan Riza Pashės ėshtė kurdisur nga Esat Pasha. Tre njerėz u pėrfolėn asokohe, Osman Bali, njeri shumė i afėrt i Toptanasit, njė Mahmut nga Kavaja, qė ka mbetur pa mbiemėr dhe njė farė Tefik edhe ky nga Shqipėria e Mesme. 13 vjet mė vonė, mė 8 shtator 1926, Osman Bali do tė mbetej i vrarė, nga Lam Leka dhe Myslym Peza. Kishte arritur tė bėhej major i Gradės Kombėtare.

Flamuri malazez mbi Rozafė

Rrethimi i Shkodrės vazhdoi edhe pėr tre muaj tė tjerė. Zyrtarisht Esat Pasha, qė zėvendėsoi Hasan Rizanė, shprehej pėr vazhdimin e qėndresės, por ndėrkohė kishte nisur bisedimet me malazezėt pėr dorėzimin e Shkodrės. Kėta pranuan qė ushtria osmane tė largohej nga qyteti, me armėt nė krah, duke ruajtur kėshtu tė paktėn nderin ushtarak. Nė 25 prill 1913, princi Danillo dhe shpura e tij u ngjitėn nė kėshtjellėn e Rozafės. Kėtu nisi tė valonte flamuri malazez. Shkodranėt e mposhtur nga gjylet, uria, tradhtia, shikojnė nga dritaret e shtėpive tė tyre se si ushtarėt e knjazit marshonin fitimtarė mbi kalldrėmin e tyre tė vjetėr. Shkodra kishte rėnė. Pėr koincidencė 25 prilli ėshtė njė datė e hidhur pėr Shkodrėn. Nė njė 25 prill tė largėt, atė tė vitit 1479, hordhitė e Mehmet Fatihut valėvitėn flamurin me gjysmėhėnė mbi bedenat e vjetra.

Kontrolli ndėrkombėtar

Malazezėt nuk patėn shumė kohė qė tė gėzohen. Pushtimi i Shkodrės e alarmoi sakaq Austro-Hungarinė. Nė ditėt e para tė majit Vjena kėrkoi largimin e tė gjitha forcave serbe apo malazeze nga territori shqiptar, i cili tashmė konsiderohej pjesė integrale e njė shteti tė pavarur. Serbėt pranuan. Nė fillim tė majit trupat e mbetura nė Shqipėri u imbarkuan nė Durrės. Malazezėt kėmbėngulėn disi mė gjatė, por Vjena lėshoi ultimatumin: ajo do tė hynte nė luftė ndaj malit tė Zi nėse Cetinja nuk lėshonte Shkodrėn pa vėnė asnjė kusht, lirimi duhej tė bėhej brenda ditės, nuk duhej tė pėrmendej nė asnjė formė ndonjė kompensim i mundshėm me territore shqiptare. Knjazi u gjunjėzua. Pushtimi i Shkodrės ishte bėrė shkas qė ta ēonte botėn drejt njė konflikti tė pėrgjithshėm. Nė mė pak se dy javė pasi ishin vendosur nė Shkodėr u kishte mbėrritur urdhri pėr t'u larguar. Nė vend tė tyre nė Shkodėr u vendos njė trupė ndėrkombėtare qė do ta qeveriste qytetin derisa shteti shqiptar tė ishte nė gjendje ta administronte. Njė vit mė pas, nė mars tė 1914, shkodranėt panė mė nė fund tė valėvitej mbi bedenat e Rozafės, ėndrrėn e shumėpritur, flamurin shqiptar.

(Pėr kėtė shkrim u pėrdorėn materiale edhe nga Agim Parruca, Shkodra bastion i qytetėrimit shqiptar, Tiranė 2003; Ferdinando Salleo, Shqipėria: gjashtė muaj mbretėri, SHLK, Tiranė 2001).

Ditėt e fundit tė luftės

Nga raportet e jezuitėve:

"… Mėngjesin e 25 prillit, me largimin e turqve, nė qytet hynė trupat malazeze me princ Danillin nė krye. Ajo qė binte nė sy ndėrmjet tyre ishte numri shumė i pakėt i tė rinjve, shenjė qė rinia ishte sakrifikuar e gjitha. Tri-katėr ditėt e para ata u sollėn shumė njerėzisht, por kėto mirėsjellje nuk ishin tė sinqerta, sepse ushtarėt filluan tė vjedhin shumė shpejt nė mes tė ditės.

Tė mėrkurėn, mė 7 maj, arriti lajmi i gėzueshėm qė Shkodra do t'u dorėzohej Fuqive tė Mėdha. Kėto ditė u vodhėn shumė dyqane tė Pazarit, e pastaj u vu zjarri nė pika tė ndryshme.

Malazezėt e pėrzunė rojėn, qė tradicionalisht ruante pazarin, nuk shtinė mė me top, sipas zakonit dhe i kthyen mbrapsht jevgjit qė vraponin drejt qytetit, pėr tė njoftuar tė interesuarit. Zjarri vazhdoi gjithė ditėn e natėn nė vazhdim dhe dėmet ishin tė rėnda. Veēanėrisht e pėsuan dyqanet e drithėrave dhe tė pėlhurave.

Ėshtė theksuar se ushtarėt e Krajl Nikollės banė shkrumb e hi ē"ka u pėrkiste myslimanėve kudo nga kalonin. Famullitarėt bėnė tė ditur se nė Pejė e Gjakovė donin t'i detyronin myslimanėt qė tė bėheshin ortodoksė dhe, mbasi ata nuk u bindėn, u masakruan me qindra dhe mijėra. Kush erdhi qė andej tha se nė ato anė nuk gjeje mė asnjė mysliman tė vetėm. Madje 850 familje katolike nga tmerri i kėsaj kasaphane u bėnė ortodoksė. Njė familje e ardhur nga Bushati nė fund tė prillit tregoi se, kur serbėt hynė nė Bushat, nė Shkjez e nė Trush, u shtirėn sikur nuk tė dallonin mes katolikėve e myslimanėve, ndonėse katolikėt dalloheshin nga kryqi qė mbanin me vete si edhe nga kryqet dhe figurat e shenjta qė mbanin nėpėr shtėpia, por ata donin tė vinin dorė mbi gjithēka, sikurse ndėr myslimanė. Duke dashur tė mbronin gratė e veta u vranė 32 burra. Nuk u lejuan tė varrosen, vetėm kur erdhi vetė personalisht Imzot Koleci, Ipeshkvi i Sapės. Serbėt dogjėn tė gjitha shtėpitė e Bushatit. Nė njėrėn, ku ishin 100 lopė e shumė kuaj, u vra roja, u therėn kafshėt dhe ē"mbeti u dogj.

Nė Shkodėr konstatohen zyrtarisht 37 katolikė e ortodoksė tė vrarė nga gjylet e 73 tė vdekur nga uria. Ndėrmjet myslimanėve llogaritet qė numri i tė vdekurve nga bombardimet dhe uria tė jetė katėrfishi…".

Burimi: Kosova SOT Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com