Total: (540,798)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Dade: Varfėria ka shtyrė qytetarėt e Shqipėrisė tė luftojnė pėr ISIS

Zonja Dade, e cila mori pjesė nė Uashington nė njė forum pėr sigurinė dhe zbulimin, organizuar nga Kongresi amerikan, tha se Shqipėria ka parashikuar dėnime tė rrepta pėr qytetarėt e saj qė shkojnė nė luftėra tė huaja, por shtoi se ata pak shqiptarė qė kanė shkuar tė luftojnė pėr Shtetin Islamik,... »»


Hidrocentrali i Banjės, vepėr energjetike e "mbytur" prej 20 vjetėsh

Hidrocentrali i Banjės, vepėr energjetike e "mbytur" prej 20 vjetėsh

19.07.2008 12:03 - Kategoria: Politike

ImageAmbjentalistėt nuk mund ta ndjenin veten tė qetė, kur shikonin qė njė vepėr e mirėfilltė ekologjike si Hidrocentrali i Banjės, tė braktisej. Hidrocentrali i Banjės u studiua dhe u projektua nga inxhinierėt e Institutit tė Studimeve e Projektimeve Nr. 3 tė Tiranės. Ai nuk u quajt thjesht hidrocentral i Banjės, mbasi vepra nuk ishte vetėm pėr tė prodhuar energji elektrike, pa e ndotur mjedisin, por rėndėsi vepra do tė kishte edhe pėr zhvillimin e bujqėsisė nė Shqipėri. Dhe prandaj u quajt Kompleksi hidroenergjetik i Banjės, vepėr e cila filloi tė ndėrtohej mė 15 qershor 1986.Nė fillim u punua nė kanalin e devijimit tė lumit Devoll dhe nė ngritjen e kantierit tė ndėrtimit. Po nė vitin 1986 filluan punimet edhe pėr mbushjen nė pritjen e mbylljes sė lumit, ku brenda kėtij viti u hodh njė vėllim prej 92000 m³ zhavorr. Nė janar tė vitit 1987 u bė transferimi i ndėrmarrjes sė ndėrtimit tė hidrocentralit nga Komani nė Banjė dhe filluan punimet nė shkallė tė gjerė. Nė prill tė vitit 1987 mbaruan punimet nė kanalin e devijimit dhe lumi Devoll u devijua nga shtrati i tij. Liqeni qė u krijua filloi qė nė verėn e vitit 1988 tė japė njė sasi tė konsiderueshme uji pėr ujitje. Kėshtu gjatė kėtij viti nga ky liqen bujqėsisė iu dha 30 milionė m³ ujė. Mė pas vazhduan punimet nė bazamentin e bėrthamės sė digės si dhe mbushja me zhavorr nė trupin e digės pėrfundimtare. Gjatė verės sė vitit 1989 bujqėsisė iu dhanė 120 milionė m³ ujė. Prita e pėrkohshme e hidrocentralit, qė pėrfundoi nė maj tė vitit 1989 arriti njė vėllim prej 2 milionė m³ zhavorr, rreth 330000 m³ mbushje me deltinė dhe rreth 300.000 m³ mbushje me material ēfarėdo. Fuqia e instaluar e hidrocentralit tė Banjės do tė kishte njė kapacitet prej 60.000 kilovat/orė me njė prodhim vjetor prej 250 milion KĖ/orė. Liqeni i cili do tė krijohej nga ngritja e hidrocentralit tė Banjės do tė shkonte deri nė Gramsh dhe ky qytet do tė bėhej njė qytet liqenor. Liqeni do tė kishte njė vėllim prej 700 milionė m³ujė nga i cili 400 milionė m³ ujė do tė pėrdorej pėr ujitje nė bujqėsi. Me kėtė ujė do tė ujiteshin rreth 100.000 ha tokė bujqėsore nga e cila 30.000 ha do tė futeshin pėr herė tė parė nėn ujė, ndėrsa 70 mijė ha tė tjera do tė pėrmirėsoheshin nė disa rrethe tė vendit si nė Elbasan, Lushnje, Fier, Berat, Durrės etj. Si rezultat i punės sė bėrė pėr ngritjen e hidrocentralit tė Banjės, lėvizėn 3 fshatra: Darėzeza, Shushica e Banja. Fshati i parė kaloi nė rrethin e Fierit, ndėrsa dy tė tjerėt u ngritėn aty pranė hidrocentralit. Me pėrfundimin e hidrocentralit tė Banjės dhe krijimin e liqenit, parashikohej vendosja e tragetit pėr lėvizjen e udhėtarėve dhe tė mallrave drejt qytetit tė Gramshit e fshatrave pėrreth dhe anasjelltas duke e bėrė lumin e Devollit tė lundrueshėm. Nė hidrocentralin e Banjės ishin punėsuar 1500 punėtorė nga tė katėr anėt e vendit. Nė vitin 1989 sipas tė dhėnave qė jepen nė shtyp vazhduan punimet pėr ngritjen e digės pėrfundimtare e mė pas shpejt do tė fillonin punimet edhe pėr sjelljen e ujit me presion. Kjo ėshtė e gjithė ēfarė u bė nė ndėrtimin e Kompleksit hidroenergjetik tė Banjės.

Dhe ēfarė ndodhi mė pastaj
Nė vitin 1990 punimet nė hidrocentralin e Banjės kishin arritur nė 50%. Zhvillimet e reja Demokratike, qė filluan nė Shqipėri me Lėvizjen Studentore tė Dhjetorit 1990, bėnė qė Banja tė mbetej peng i ndryshimit tė sistemeve. Inxhinierė dhe punėtorė tė punėsuar pėr ndėrtimin e veprės vendosėn tė largoheshin, ndėrsa njė pjesė e tyre tashmė me familje vazhduan jetėn buzė veprės gjigande, e cila e braktisur nė punime, u la nė mėshirėn e fatit. Nė vitet e tranzicionit hidrocentrali i Banjės iu nėnshtrua shkatėrrimeve duke shtuar kėtu edhe faktorėt natyralė. Ajo qė mund tė grabitej u morr me tė gjitha mėnyrat, ndėrsa pjesa tjetėr u shkatėrrua gjatė viteve nga procesi i ndryshkjes dhe lagėshtira.
Njėzet e njė vjet pa asnjė burim tė ri energjitik
Gjatė viteve tė tranzicionit, nuk ėshtė ndėrtuar nė Shqipėri asnjė burim i ri energjetik. Ėshtė shkruar se nė vitin 1994 ėshtė bėrė njė studim pėr strategjinė elektroenergjitike shqiptare nga Lamahyer, financuar nga Banka Botėrore. Nga ai studim dilte qė Shqipėria nuk kishte nevojė tė ndėrtonte burime tė reja energjitike deri nė vitin 2005. Mirėpo sektori energjetik nė Shqipėri ka vite tė paktėn qė nga viti 1996, qė ėshtė nė njė krizė permanente, dhe nė momente tė caktuara kulmohet mė shumė. Krizat energjitike tė caktuara kanė patur 3 kulme, ajo e vitit 2001 – 2002, ajo e fundvitit 2005 dhe kjo e fundit e 6 mujorit tė dytė tė vitit 2007.
Kompleksi hidroenergjetik i Banjės, vepėr e mirėfilltė ekologjike
Kompleksi hidroenergjetik i Banjės, qė do ndėrtohej mbi lumin Devoll rreth 25 km. larg qytetit tė Elbasanit dhe rreth 15 km. larg qytetit tė Gramshit, pėrveē pėrfitimeve ekonomike ka avantazhet e tija nė ekologji. Ky hidrocentral i pėrbėrė nga dy grupe veprash, i parė me syrin e ekologut cilėsohet si njė vepėr e mirėfilltė ekologjike pėr dy arsye kryesore:
Sė pari,pėrfundimi i tij do tė prodhonte 250 milionė kilovat/orė energji elektrike nė vit pa e ndotur mjedisin.
Sė dyti, pėrveē prodhimit tė energjisė elektrike ky hidrocentral me basenin e tij do t'i jepte jetė dhe begati 35000 deri 90000 ha tokė bujqėsore nė rrethet Elbasan, Lushnje, Fier, Berat, Kavajė e Durrės. Do tė shfrytėzohej uji i grumbulluar nė liqenin artificial njė vėllim i dobishėm uji prej 500 000 000 m³ ujė, pėr tė ujitur tokat e zhuritura nga nxehtėsia e verės, duke hapur rrugėn e krijimit tė fermave ekologjike me perspektivė nė zhvillimin e agroturizmit. Ėshtė bėrė e ditur, qė turizmi nė fshat, ėshtė njė nga llojet mė tė pėrhapura tė turizmit nė mbarė botėn. Nga tė dhėnat qė jepen, nė Itali p.sh. agroturizmi siguron 5 miliardė euro dhe tė ardhurat e kėtij sektori janė nė rritje. Tė tjera anė pozitive, qė ka pėrfundimi i hidrocentralit tė Banjės janė: - mund tė shėrbejė pėr furnizimin me ujė tė pijshėm tė zonave turistike: Kavajė, Divjakė, Semanit etj. por edhe tė zonave rurale tė Tiranės, Durrėsit etj. Nga ato qė u thanė mė lart ėshtė logjike, qė pėr ndėrtimin e Kompleksit Hidroenergjetik tė Banjės duhen tė jenė tė interesuar Ministria e Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės si dhe KESH qė varet prej saj, po jo pak tė interesuar duhet tė jenė edhe: Ministria e Bujqėsisė Ushqimit dhe Mbrojtjes Konsumatorit, Ministria Mjedis Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe Ministria Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Pra janė jo pak por 4 Ministri qė kanė pikėn e takimit tė veprimtarisė sė tyre dhe interes nė pėrfundimin e Kompleksit Hidroenergjetik tė Banjės.
Hapet drita jeshile pėr pėrfundimin e Hidrocentralit tė Banjės
Nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės me datėn 21 nėntor 2007 ėshtė zhvilluar tenderi pėr shfrytėzimin me koncesion tė rezervės hidrike tė lumit Devoll. Bėhet fjalė pėr ndėrtimin e tre hidrocentraleve ndėr tė cilėt mė i madhi ėshtė hidrocentrali i Banjės, qė siē ėshtė thėnė mė lart ka mbetur pėrgjysmė prej 17 vitesh. Pėr kėtė tender kishin paraqitur interes 12 shoqėri shqiptare dhe tė huaja, kurse nė tender morėn pjesė vetėm dy shoqėri: shoqėria austriake “EVNAG” e cila kish fituar edhe bonusin prej 10% tė pikėve, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė datės 18/7/2007 si dhe shoqėria “Landvirskjun & Kurum Holding” qė operon nė Shqipėri. Nė ditėt e fundit tė muajit janar 2008 Komisioni i vlerėsimit tė ofertave bėri publik emrin e kompanisė fituese pėr shfrytėzimin e tė gjithė potencialit hidrik tė luginės sė Devollit. Dhe si kompani fituese u shpall shoqėria austriake “EVNAG”. Me anė tė kėsaj kontrate konēesionare parashihet tė investohen 900 milionė euro.
Lugina e Devollit ndodhet ndėrmjet kuotave 806 dhe 95 m. mbi nivelin e detit pėrfshirė tė gjithė degėt, ku pėrfshihet edhe hidrocentrali ekzistues i pambaruar i Banjės si pjesė pėrbėrėse e kėtij projekti. Hidrocentrali i Banjės ėshtė ndėrmjet kuotave 125 dhe 100 m. mbi nivelin e detit. Ai ndodhet nė pjesėn e poshtme tė lumit Devoll, afėr fshatit Banjė, qė ndodhet nė bregun e djathtė tė luginės. Shtrirja e rezervuarit do tė arrijė fshatin Ēekin i ndodhur nė bregun e majtė tė luginės, rreth 2 km. poshtė qytetit tė Gramshit. Ky hidrocentral do tė jetė hidrocentrali mė i poshtėm i planit tė zhvillimit tė luginės Devoll, i cili do tė realizohet nė 3 faza. Objektivi kryesor i Hidrocentralit tė Banjės ėshtė tė modulojė gjatė gjithė vitit ndryshimet e mėdha tė shkarkimit tė bėra nga dy hidrocentralet e sipėrm mbi kėtė lum. Mė tej ky projekt do tė kontribuojė nė mbrojtjen e luginės poshtme tė lumit Devoll nga vėrshimet e mundshme. Lumi i Devollit ku do tė ndėrtohen 3 hidrocentralet ėshtė njė lum qė ka shumė ujė dhe rrjedhė. Ky lumė ka njė rezervuar tė madh natyror qė e ushqen me ujė, liqenin e Prespės. Gjithashtu si rezervė e madhe ujore pėr lumin e Devollit shėrbejnė edhe dėbora e shumta qė janė nė majė tė maleve, tė cilat e ushqejnė lumin Devoll, kur ngrohet koha dhe shkrijnė dėbora.





Burimi: SOT Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!