Total: (508,127)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
laura

PD: Tre drejtues nė Korēė, probleme me drejtėsinė

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisė pėr emėrimet e reja. Nė njė konferencė shtypi sot nė mesditė, zėdhėnėsja Laura Vorpsi tha se tre zyrtarė nė Korēė janė tė dėnuar nga gjykata ose nėn hetim. »»


Pse pėrfaqėsim tė grave me 30% nė Kuvend dhe administratė

Pse pėrfaqėsim tė grave me 30% nė Kuvend dhe administratė

22.09.2008 06:01 - Kategoria: Politike

  

Aristir Lumezi

Pėrfaqėsuesja e Programit tė UNIFEM-it, Fondi i Zhvillimit tė OKB-sė pėr Gratė, Christine Arab flet pėr sfidėn, tė cilėn kjo agjenci ka ndėrmarrė, pėr tė pėrcaktuar nė njė kuadėr ligjor pėr njė pėrfaqėsim prej 30 pėr qind tė grave nė Kuvendin e Shqipėrisė, por dhe nė administratėn publike. Sipas saj, njė grua politikane dhe administratore do ta emancipojė mė tej shoqėrinė shqiptare. Ajo shprehet se partitė politike e kanė pritur mirė kėtė propozim, qė pritet tė pėrfshihet dhe nė Kodin zgjedhor. 
Sipas jush ēfarė ndikimesh do tė ketė pėr gratė dhe burrat ligji i ri ”Pėr Barazinė Gjinore nė shoqėri”
Me kėrkesėn e Qeverisė shqiptare, UNDP dhe OSBE i siguruan Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta ekspertizė teknike nė hartimin e projektligjit dhe UNIFEM-i mbėshteti punėn avokatore pėr miratimin e tij. Ky ligj forcon ndjeshėm kuadrin ligjor, qė promovon barazinė dhe jodiskriminimin, duke e pėrafruar mė shumė me standardet ndėrkombėtare. Qėllimi i ligjit ėshtė tė sigurojė njė mbrojtje efektive nga diskriminimi me bazė gjinore, veēanėrisht nė fushat e Arsimit dhe Punėsimit. Gjithashtu, ligji parashikon vlerėsimin pėr kontributin dhe punėn e papaguar tė grave nė familje; pėrcakton masa qė garantojnė mundėsi tė barabarta midis burrave dhe grave, siē janė masat e veēanta tė pėrkohshme ose ”kuota” prej 30% nė nivel kombėtar dhe lokal pėr pozicionet e emėruara dhe nė kandidatet pėr pozicionet e zgjedhura. Ligji forcon strukturat dhe proceset e qeverisė pėr tė promovuar barazinė gjinore. Miratimi pėrfundimtar i ligjit u arrit nė njė masė tė madhe falė punės sė madhe nga mbėshtetėsit e barazisė gjinore nė Qeveri dhe nė Kuvend.
Cili ėshtė roli i OKB-sė nė kėtė ndėrmarrje
OKB-tė synojnė tė mbėshtesin zbatimin e ligjit mbi bazėn e Programit tė Pėrbashkėt tė OKB-ve pėr Barazinė Gjinore nė Shqipėri. Si pjesė e nismės pilot ”Njė OKB” nė Shqipėri, ky Program i Pėrbashkėt pėrfshin katėr Agjenci: UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UNIFEM. UNIFEM-i ėshtė jo vetėm Agjencia pėrgjegjėse pėr zbatimin e Programit tė Pėrbashkėt, por edhe pėr bashkėrendimin e tė gjithė punės sė programit. Pėrveē mbėshtetjes sė zbatimit dhe monitorimit tė ligjit, programi do tė punojė nė nivel lokal pėr luftėn e dhunės ndaj grave dhe rritjen e mundėsive tė grave pėr tė pėrdorur burimet socio-ekonomike dhe rritjen e pjesėmarrjes sė tyre nė vendimmarrje.
Nė debatin pėr Ligjin nė Kuvend, vėmendja u pėrqendrua rreth kuotės 30%, cilat ishin sfidat, me tė cilat ju u ndeshėt nga aktorėt politikė
Debati rreth adoptimit tė ligjit u pėrqendrua kryesisht rreth nenit 15, i cili pėrmban ”masat e veēanta” pėr gratė nė vendimmarrje. Praktikisht kjo do tė thotė se tė paktėn 30% e vendeve tė emėruara duhet t”i caktohen gjinisė mė pak tė pėrfaqėsuar. Ligji mė tej pohon se 30% e tė gjithė kandidatėve pėr zgjedhjet nė nivel qendror dhe lokal duhet tė jenė nga gjinia mė pak e pėrfaqėsuar. Pėr shumė, kjo ide ėshtė njė kėrcėnim pėr status quo-nė, sepse ndėrkohė qė kuota nuk garanton qė 30% e vendeve nė Kuvend do tė jenė pėr gratė, rrit nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje – njė terren qė ėshtė parė tradicionalisht si ”mashkullor”. Nga diskutimet tona me deputetėt, ėshtė e qartė se shumė parti politike nė parim e mbėshtesin idenė e kuotės, madje disa prej tyre kanė adoptuar tashmė kuotat brenda Asambleve tė tyre tė Pėrgjithshme. Megjithatė angazhimi pėr barazinė gjinore do tė provohet me zbatimin e kuotės sė vendosur tashmė me ligj nė Zgjedhjet e vitit 2009.
Ēfarė duhet tė ndryshojė nė Shqipėri qė tė shikojmė me tė vėrtetė njė rritje tė pjesėmarrjes sė grave dhe vajzave nė zgjedhje
Pėrvoja ndėrkombėtare na tregon se, masat e posaēme tė pėrkohshme ose ”kuotat” nevojiten pėr tė sjellė njė ndryshim tė vėrtetė nė numrin e grave dhe vajzave nė postet e zgjedhura. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme  tė theksohet se nė rast se kuota prej 30%, e miratuar rishtazi nė ligj, nuk do tė pasqyrohet nė Kodin Zgjedhor, atėherė zbatimi i saj do tė jetė tejet i dobėt. Shqipėria ėshtė me fat qė pėrdor sistemin proporcional, pasi ai favorizon rritjen e numrit tė grave dhe vajzave nė postet e zgjedhura. Pėr tė arritur standardet ndėrkombėtare, Kodi Zgjedhor duhet tė vendosė qė numri i pėrgjithshėm i kandidatėve tė caktuar nga partitė tė ketė tė paktėn 30% gra dhe vajza, dhe qė kėto kandidate tė mos vendosen nė fund tė listave partiake, por tė vendosen nė mėnyrė tė alternuar nė tė gjitha listat e zonės. Ligji parashikon ndėshkime pėr partitė politike qė nuk i pėrmbahen zbatimit tė kuotave. Kuotat do tė zbatohen gjithashtu, edhe pėr organet qė administrojnė zgjedhjet. Zgjidhja e problemit tė votimit familjar ėshtė e njė rėndėsie parėsore, gratė dhe vajzat duhet tė shprehin mendimin e tyre nėpėrmjet votės. Nė bashkėpunim me qeverinė dhe deputetėt e Kuvendit, UNIFEM-i ka pėrgatitur njė grup rekomandimesh konkrete pėr t”u pėrfshirė nė Kodin Zgjedhor, qė tani po shqyrtohen nga deputetėt.
Si i shihni ju gratė dhe vajzat si elektorat politik nė Shqipėri
Sipas UNIFEM-it, ndėrsa ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė rritet numri i grave dhe vajzave kandidate nė zgjedhje, ėshtė njėsoj e rėndėsishme qė gratė dhe vajzat po shihen gjithmonė e mė shumė si elektorat politik. UNIFEM-i do tė mbėshtesė gratė dhe vajzat qė ato tė avokojnė sė bashku, pėr ēėshtje kyēe si pėrmirėsimi i mundėsive pėr punėsim, shėndetėsi dhe shėrbime sociale, dhe pėr luftimin e dhunės kundėr grave dhe vajzave. OJF-tė e grave dhe gratė duhet t”i nxisin vazhdimisht partitė politike qė ato t”i adresojnė nevojat e tyre tė veēanta. Nėse kjo ndodh, atėherė me kalimin e viteve, gratė dhe vajzat do tė shihen si elektorat politik, me njė zė tė fortė, tė cilit partitė politike duhet t”i pėrgjigjen, dhe barazia do tė mund tė arrihet vetėm pėrmes kėtij procesi.
Sa shpejt mendoni ju se do tė jetė e mundur qė Shqipėria tė ketė njė grua presidente ose kryeministre Dhe ēfarė kuptimi do tė kishte kjo
Nė ēdo kohė! Sinqerisht, ka shumė pak vende qė shkėlqejnė kur vjen puna tek zgjedhja e grave nė krye tė shtetit dhe tani ėshtė vetėm njė shtet qė ka nė Kuvend mė shumė gra se burra (56% e Kuvendit tė Ruandės). Ėshtė e rėndėsishme qė tė vėrehet se qė tė jesh njė grua politikane nuk do tė thotė se i mbron ēėshtjet e grave mė shumė se politikanėt burra; dhe as nuk do tė thotė se ajo ėshtė mė e detyruar se kolegėt e saj burra pėr tė vepruar kėshtu. Duke zgjedhur gra nė pozitat e larta ėshtė tejet e rėndėsishme pėr tė luftuar perceptimet e shoqėrisė pėr rolet qė luajnė gratė dhe vajzat. Nėse njė vajzė shikon njė Ministre, Kryetare Kuvendi, Kryetare Bashkie, apo edhe Kryetare Shteti, ajo do fillojė tė kuptojė se kėto nuk janė role ”burrash”, por role qė tė gjithė qytetarėt mund dhe duhet t”i ndėrmarrin.Meta: Rritja e pėrfaqėsimit tė grave, demagogji e partive tė vjetra
Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta zhvilloi njė takim me gratė dhe vajzat e Lėvizjes sė Gruas pėr Integrim nė minibashkinė nr.4 nė Tiranė. Nė kėtė takim kryetari i LSI-sė  Meta shoqėrohej nga nėnkryetarja Filloreta Kodra, anėtarja e kryesisė sė LSI-sė Adriana Civici si dhe sekretari i pėrgjithshėm i LSI-sė pėr Tiranėn Elez Gjoza. Duke folur pėr pjesėmarrjen sa mė tė madhe tė grave nė jetėn politiko-sociale tė vendit, Meta tha se ajo qė kėrkohet sot, ėshtė njė pėrfaqėsim real i gruas dhe jo njė kalkulim numerik para zgjedhjeve. Nė kėtė kontekst Meta tha se, problemi i gruas nuk ėshtė vetėm rritja e numrave tė pėrfaqėsimit tė saj nė strukturat e ndryshme drejtuese, sepse sipas Metės kjo ėshtė njė demagogji, qė trumbetohet me tė madhe nga partitė e vjetra. ”Pėrfaqėsimi i gruas nė vendimmarrje nuk ėshtė vetėm problem i rritjes sė kuotave tė pėrfaqėsimit tė saj nė politikė nė shifrat 50 me 50, sikurse propagandohet me tė madhe nga partitė e vjetra. Ky ėshtė njė trukim qė pėrdoret nga kėto parti gjithmonė nė prag tė zgjedhjeve, dhe pėrfaqėsimi i tyre real nė parlament mbetet vetėm njė kalkulim numerik dhe jo njė pėrfaqėsim real i tyre nė vendimmarrje”, u shpreh ai. Pėr kryetarin e LSI-sė emancipimi i gruas nuk ėshtė vetėm angazhimi i tyre nė politikė, sepse sikurse e tha vetė ai, nuk ėshtė vetėm politika qė gratė tė angazhohen, por janė njė larmishmėri fushash tė tjera, ku ėshtė edhe mė imediate prezenca e gruas.





Burimi: Panorama Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!