Total: (550,304)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
petri

LSI fton sėrish opozitėn nė Kuvend: Mos i ikni rolit dhe detyrimeve tuaja

LSI ka ripėrsėritur ftesėn ndaj opozitės, qė tė rikthehet nė Kuvend. Kreu i grupit parlamentar tė LSI-sė, Petrit Vasili, ka thėnė se opozita nuk duhet ti iki rolit tė saj nė parlament. "Procesi i hapjes sė negociatave pėr anėtarėsim kėrkon pjekuri politike. »»


Pagat, zbardhen koeficientet

Pagat, zbardhen koeficientet

27.10.2008 06:02 - Kategoria: Politike

Tashmė, sipas njė skeme tė hartuar, tė cilėn gazeta e ka pasur nė shikim dhe e cila ende nuk ėshtė finalizuar, janė dhėnė disa propozime pėr nivelimin e koeficientit tė posteve tė caktuara dhe pagėn qė do tė gėzojnė bartėsit e atyre funksioneve. Kėshtu, sekretari i pėrhershėm i Presidencės, i Kuvendit dhe i Qeverisė, sipas propozimit, do tė kenė tė njėjtin koeficient, me njė rritje prej 20 pėr qind, qė kthyer nė shifra ata do tė kenė pagėn prej 1170 euro. Ndėrsa sekretarėt e pėrhershėm tė ministrive do tė kenė koeficientin 25 dhe do tė kenė pagėn 975 euro. Shefat e protokolleve nė Kuvend, Presidencė dhe Kryeministri do tė kenė pagėn prej 702 euro. Ndėrsa drejtorėt e pėrgjithshėm tė departamenteve 624 euro, drejtorėt e departamentit nė ministri dhe drejtori komunale 546 euro. Kryesuesit e bordeve tė emėruar nga Kuvendi, sipas propozimit, do tė kenė koeficientin 45 ose 1170 euro. Anėtarėt e bordeve tė emėruar nga Kuvendi do tė kenė koeficientin 42 ose 1092 euro. Po ashtu, edhe pėr pozitat menaxhuese dhe ekspertėt janė definuar koeficientet.
Kėshtu, drejtorėt e drejtorive nė agjenci ekzekutive dhe pozicionet e barasvlershme me to parashihet tė kenė koeficientin 10 apo 390 euro, udhėheqės dhe ekspertė tė lartė 9.5 koeficienti ose 371 euro. Pėr pozitat profesionale teknike pėr zyrtarė profesionalė nė katėr kategori koeficienti do tė jetė nga 7.5 ose paga nga 292 deri 234 euro. Pėr pozitat e shėrbimeve tė pėrgjithshme koeficienti do tė jetė nga 5.5 deri nė 4 ose paga nga 214 deri nė 156. Kėshilltarėt e lartė politikė do tė kenė koeficientin 32 ose 832 euro dhe kėshilltari politik 29 ose 754 euro. Pėr shėrbyesit civilė parashihet rritje 20 pėr qind e pagave.
Sipas projektudhėzimit administrativ, i cili ėshtė nė finalizim dhe tė cilin e ka pasur nė shikim gazeta, thuhet se paga mė e lartė e zyrtarėve tė lartė shtetėrorė do tė jetė paga e presidentit. Paga e presidentit, sipas projektudhėzimit, pėrcaktohet nga Kryesia e Kuvendit, sipas propozimit tė Qeverisė. Kėshtu, paga e presidentit, deri nė pėrcaktimin sipas paragrafit paraprak, ėshtė 2600 euro nė muaj. Ėshtė propozuar qė paga e kryeministrit dhe e kryekuvendarit tė jetė 2314 euro.
I. KRASNIQI




Burimi: Kosova SOT Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

azaskoku
azaskoku
29.04.2011 22:13

Pajtoj plotėsisht me ata qė mendojnė se niveli i deritanishėm i pagave tė shėrbyesve civilė(tė cilėt nga 8 orė tė mundshme pune realizojnė 6orė efektive tė punės rrespektivisht 75%) ka qenė mė tepėr ndihmė sociale se sa pagė me dinjitet (nėse me kėtė nuk nėnkuptohen shėrbyesit civilė tė cilėt kanė edhe burime tjera tė tė ardhurave.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!