Total: (557,489)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

PD pėrkujton Pavarėsinė dhe Ēlirimin, Basha: Tė ruajmė demokracinė

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se nė kėtė pėrvjetor, duhet mbrojtur demokracia dhe vlerat evropiane. "Gėzuar ditėn e Flamurit. Gėzuar dhe 70 vjetorin e Ēlirimit tė Shqipėrisė. Pavarėsia e Shqipėrisė dhe liria nė tė gjithė dimensionet i ka rrėnjjėt nė sakrificat sublime tė mijėra shqiptarėve. »»


Dokumentet qė duhen pėr blerjen e truallit

Dokumentet qė duhen pėr blerjen e truallit

02.02.2009 00:04 - Kategoria: Politike

Qeveria vendosi dje nxjerrjen nė shitje tė gjitha trojet shtetėrore tė objekteve tė privatizuar nga ndėrmarrjet private, por nuk janė blerė nga ato. Sipas draftit tė miratuar dje nga Kėshilli i Ministrave, afati i fundit pėr blerjen e trojeve do tė jetė data 31 maj 2009. Tė ardhurat e pėrfituara nga ky proces do tė kalojnė nė buxhetin e shtetit pėr t”u pėrdorur mė pas nė formėn e kompensimit financiar tė ish-pronarėve, ndėrkohė qė ēmimi i trojeve mbi tė cilat janė ndėrtuar ndėrmarrjet shtetėrore, tashmė tė privatizuar, do tė vendosen duke iu referuar hartės sė ēmimeve pėr ēdo njėsi vendore, tė miratuara nga Kuvendi mė 23 prill tė vitit 2005. Gjithashtu qeveria ka parashikuar edhe sanksione pėr tė gjithė ata qė nuk zbatojnė vendimin.
Dokumentet
Personat, tė cilėt janė tė interesuar pėr tė blerė truallin e ndėrmarrjes ose tė objekteve qė kanė privatizuar mė parė, duhet tė paraqesin nė dy kopje nė Ministrinė e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike disa dokumente. Ndėr to radhitet kėrkesa me shkrim pėr blerje tė truallit, vėrtetimin hipotekor, certifikatėn e pronėsisė, tė noterizuar, nėse ka, kartelėn e pasurisė pėr objektin, tė lėshuar nga zyra vendore e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, si dhe hartėn treguese tė pasurive tė paluajtshme, nė zonėn pėrkatėse, nėse ėshtė e pėrditėsuar jo mė pak se 15 ditė nga data e paraqitjes sė kėrkesės. Gjithashtu blerėsi duhet tė ketė fotokopjen e noterizuar tė kontratės sė shitjes sė objektit apo ndėrmarrjes, lėshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, DASHPP-ja, dhe nga ndėrmarrjet pėrkatėse, pėrpara krijimit tė agjencive, fotokopje tė noterizuar tė genplanit apo planimetrisė sė objektit nė ēastin e privatizimit. Nė paketėn e dokumenteve duhet tė pėrfshihet edhe deklarata noteriale origjinale, nė dy kopje, qė vėrteton se nuk ka proces gjyqėsor pėr objektin dhe truallin pėrkatės.
Sanksionet
Pėr tė gjithė ata qė nuk zbatojnė vendimin e qeverisė brenda afeve tė caktuara do tė ketė sanksione. Pėr privatizuesit, tė cilėt anashkalojnė aplikimin pėr blerjen e truallit deri nė datėn limit tė vendosur nga qeveria, merret masa e konfiskimit tė tij dhe vėnia nė dispozicion tė Agjencisė sė Kthimit dhe tė Kompensimit tė Pronave, pėr kompensimin e ish-pronarėve. Nė qoftė se nga Komisioni i Kthimit dhe tė Kompensimit tė Pronave vėrtetohet se trualli nė fjalė ka njė pronar tė ligjshėm, atėherė toka i kalon automatikisht kėtij tė fundit. Ndėrkaq vlera e qirasė sė tokės, e arkėtuar pranė organeve tė qeverisjes vendore apo organeve tė tjera shtetėrore, me tė cilat subjektet kanė lidhur kontratė qiraje, ndahet nė 5 pėr qind pėr Ministrinė e Financave, 65 pėr qind buxheti i shtetit, dhe 30 pėr qind organi i qeverisjes vendore apo organi shtetėror pėrkatės. Tė ardhurat e arkėtuara nga shitja e truallit do tė kalojnė 100 pėr qind pėr buxhetin e shtetit pėr efekt tė fondit tė kompensimit financiar pėr subjektet e shpronėsuara.

Procedurat dhe afatet e pagesės pėr vlerėn e truallit

1.     Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, pas marrjes sė dokumentacionit tė nevojshėm nga organet e qeverisjes vendore, zyrat rajonale tė kthimit tė kompensimit tė pronave apo organet e tjera shtetėrore, njofton kėrkuesin pėr t”u paraqitur pranė kėtij institucioni, pėr tė marrė autorizimin pėr pagesėn e vlerės sė truallit. Pagesa kryhet brenda 30 ditėve nga data e lėshimit tė autorizimit. Pas kryerjes sė pagesės sė vlerės sė plotė tė truallit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave, nė Ministrinė e Financave, lidh kontratėn e shitjes sė truallit me blerėsin.
 
2.     Pagesa e ēmimit tė truallit tė objektit apo ndėrmarrjes, qė ėshtė privatizuar ose do tė privatizohet, bėhet vetėm nė lekė.
 
3.     Pagesa e qirasė sė truallit pėr subjektet, qė e kanė paguar dhe e paguajnė rregullisht atė, pėr objektet apo ndėrmarrjet e privatizuara, bėhet nė zbatim tė akteve, ligjore a nėnligjore, sipas periudhave pėrkatėse dhe kontratave tė qirasė, tė lidhura pėr kėtė qėllim.
 
4.     Ky vendim nuk do tė zbatohet pėr procedurat e vlerėsimit tė truallit tė objekteve apo ndėrmarrjeve, dokumentacioni i tė cilave ėshtė nė Drejtorinė e Administrimit dhe Shitjes sė Pronave Publike, nė Ministrinė e Financave, dhe ndodhen nė fazėn kur:
 
a)     ka pėrfunduar pagesa pėr vlerėn e plotė tė tyre;
b)     kanė filluar procedurat e publikimit, sipas vendimeve tė mėparshme, deri nė datėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi.
c)     ėshtė konfirmuar nga organet e qeverisjes vendore vlera pėrkatėse e truallit, sipas legjislacionit tė periudhės pėrkatėse, dhe nga AKKP-ja.

5.    Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės tė nxjerrin udhėzimin pėrkatės, nė zbatim tė kėtij vendimi.
 
6.     Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtėsisė pėr zbatimin e kėtij vendimi.
 
7.     Vendimi nr.850, datė 21.11.2007, tė Kėshillit tė Ministrave, ”Pėr kriteret dhe procedurat e shitjes sė trojeve tė ndėrmarrjeve shtetėrore apo tė objekteve shtetėrore, tė veēuara, tė privatizuara”, shfuqizohet.

Legalizohen ndėrtimet nė Tiranė, Shkodėr, Elbasan, Vlorė, Berat, Durrės

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin pėr legalizimin e sipėrfaqeve tė tokės ku janė kryer ndėrtime pa leje. Sipas listės dhe planvendosjes pėrkatėse, legalizimi ėshtė shtrirė nė qarqe tė ndryshme tė Shqipėrisė. Duke u nisur nga qarku i Tiranės, do tė legalizohen plot 672 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 225 791,40 (dyqind e njėzet e pesė mijė e shtatėqind e nėntėdhjetė e njė) m2. Nė qarkun e Shkodrės do tė legalizohen  405 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 127 565,68  (njėqind e njėzet e tetė mijė) m2. Numrin rekord pėr legalizimin e ndėrtimeve pa leje e mban qarku u Elbasani me 1 526 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 541 262,74 (pesėqind  e tridhjetė mijė) m2. Ndėrsa nė qarkun e Vlorės, tė cilat mė parė kanė qenė zona informale do tė bėhen legale 690 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 296 218,70 (dyqind e nėntėdhjetė e gjashtė mijė) m2. Nė qarkun e Beratit janė vendosur tė legalizohen  56 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 15 897,10  (pesėmbėdhjetė mijė e nėntėqind) m2.  Dhe ėshtė pėrfunduar me qarkun e Durrėsit, i cili ėshtė njė nga qytet qė ka pasur shumė ndėrtime informale kohėt e fundit. Nė kėtė qark do tė  legalizohen 510 parcela ndėrtimore, me sipėrfaqe tė pėrgjithshme trualli 193 842,61 (njėqind e nėntėdhjetė e katėr mijė) m2. Pėr nėnshkrimin e kontratave tė shitblerjeve do tė ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale.
 





Burimi: Observer Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!