Total: (509,695)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
beqaj

Kuvend, Berisha: Keni rritur ēmimet e ilaēeve. Beqaj: S'ka rritje por ulje

Ish-kryeministri Sali Berisha nė seancėn e sotme nė Kuvend ka akuzuar qeverinė pėr shpėrdorim masiv tė pasurive publike. "Ju dyfishuat ēmimin e ilaēeve pensionistėve. Kur fle nė 600 milion euro dhe puplat. Nuk shikoni mė varfėrinė. Nuk jepet asnjė dokument pėr prokurimet. »»


Vrasja e vėllait, Aldo Bare krijoi bandėn pėr hakmarrje

Vrasja e vėllait, Aldo Bare krijoi bandėn pėr hakmarrje

18.04.2009 08:21 - Kategoria: Politike

  

Kronologjia e vrasjeve dhe e veprave tė tjera kriminale tė realizuara nėn ”dirigjimin” e Aldo Bares nė vitet ”97-”98 nė qytetin e Lushnjės, u paraqit dje nė Gjykatėn pėr Krimet e Rėnda.
Togat e zeza shpallėn tė hapur procesin gjyqėsor nė ngarkim tė dy pjesėtarėve mė kryesorė tė ”bandės sė Lushnjės”, Aldo Bare (Alfred Shkurtit) dhe Enver Dondollaku. Nė kėtė proces ata janė tė veēuar nga anėtarėt e tjerė tė bandės, pasi dy tė pandehurit janė kapur jashtė vendit nė Turqi dhe Itali. Aktualisht, Aldo Bare ndodhet nėn masėn e ”arrestit me burg” nė Ankara tė Turqisė, ndėrsa krahu i djathtė i tij, Enver Dondollaku, ėshtė duke vuajtur njė dėnim nė Itali. Pėrfaqėsuesi i prokurorisė lexoi dje para gjykatės kėrkesėn pėr gjykim, ku jepen episodet kriminale ku janė pėrfshirė Bare dhe Dondollaku. Sipas kėrkesės, vrasja e vėllait tė Bares nga Artur Daja, do tė pasohej mė pas me krijimin e bandės dhe ndėrmarrjen e njė veprimtarie tė gjerė kriminale tė mbushur me vrasje, fillimisht pėr hakmarrje e mė pas pėr rivalitet. Dosja nė ngarkim tė Bares dhe Dondollakut ėshtė regjistruar dy vjet mė parė, por letėrporositė e anasjellta mes Krimeve tė Rėnda dhe Italisė e Turqisė u bėnė shkak pėr vonesat nė proces. Gazeta boton mė poshtė kėrkesėn pėr gjykim tė paraqitur dje nė Gjykatė:
Prokuroria pėr Krime tė Rėnda, nė datė 07.02.2006, ka regjistruar procedimin penal me nr. 15.
Ky procedim penal ėshtė regjistruar nė emėr tė shtetasve Aldo Bare (me emėr tė ndryshuar nga Alfred Shkurti), Arben Borici, Enver Borici, Ilir Stergu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina etj.

***
Nė muajin korrik tė vitit 1997, nė qytetin e Lushnjės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Ramadan Shkurti, i vėllai i tė pandehurit Alfred Shkurti, me emėr tė ndryshuar Aldo Bare. Nė kėtė datė i pandehuri Aldo Bare, sė bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija janė nisur me njė autoveturė nė drejtim tė lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja. Kur janė afruar disa metra, i pandehuri Aldo Bare sė bashku me personat e tjerė tė ndodhur nė automjet kanė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit tė goditjes edhe nga ana e lokalit, kanė filluar tė qėllojnė nė drejtim tė automjetit. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda nė verandėn e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Nė verandėn e lokalit nėn shoqėrimin e shtetasit Artur Dja ndodheshin familjarė tė tij, shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkėmbimit tė zjarrit i pandehuri Aldo Bare sė bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija, janė larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, duke vazhduar tė qėllonin herė pas here nė drejtim tė lokalit. Nė vendngjarje dhe pikėrisht nė automjet mbetėn tė plagosur shtetasi Ramadan Shkurti (vėllai i tė pandehurit Aldo Bare), dhe Bardhyl Rabija. Nga shkėmbimi i zjarrit mbetet i plagosur shtetasi Artur Daja, i cili afrohet nė automjetin ku ndodheshin shtetasit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti, i qėllon me armė zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Ndėrmjet shtetasit Artur Daja dhe tė pandehurit Aldo Bare, ka filluar njė konflikt qė nga viti 1996. Pėr vrasjen e vėllait tė tij, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar shtetasin Artur Daja. Pėr kėtė arsye sė bashku me grupin e tij, i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa herė pėr tė vrarė shtetasin Artur Daja. Pas vrasjes tė vėllait tė tij, i pandehuri Aldo Bare, me qėllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokėve, miqve dhe tė afėrmeve tė tij, krijoi tė ashtuquajturėn ”bandė e Lushnjės”.
Fillimisht nė kėtė grup u mblodhėn tė pandehurit Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici, Enver Dondollaku, shokė, miq dhe tė afėrm tė pandehurit Aldo Bare dhe vėllait tė tij Ramadan Shkurtit, tė vrarė.
Pikėrisht nė kėtė periudhė, mė datė 03.08.1997, nė qytetin e Lushnjės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Nė hyrje tė qytetit tė Lushnjės viktima sė bashku me familjarė tė tij janė ndaluar nga katėr persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre ishin edhe tė pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanė vėnė maskat nė kokė, ata kanė qėlluar nė drejtim tė shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndėrkohė i pandehuri Arben Borici, i cili rrinte nė njė autoveturė afėr vendit tė ngjarjes, ėshtė afruar me shpejtėsi dhe nė autoveturė kanė hipur tė gjithė personat e sipėrcituar.

***
Mė datė 13.02.1998, nė vendin e quajtur Kolonjė tė rrethit Lushnjė, ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Nė rrugėn automobilistike persona tė armatosur, ku ndėrmjet tė tjerėve edhe tė pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanė zėnė nė pritė fuoristradės ”Tojota” me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kanė parė furgonin tė afrohej, kanė qėlluar me armė automatik nė drejtim tė  tij. Nė fuoristradė udhėtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtė i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokė tė shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qėllim pėr t”u shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek shtetasit e sipėrpėrmendur. Menjėherė shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrė nga rruga makinėn dhe tė tre personat kanė dalė nga furgoni dhe janė larguar me vrap. Tė pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kanė ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qėlluar me armė nė drejtim tė kėtyre tė fundit. Gjatė ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli ėshtė plagosur me armė zjarri dhe nuk ka mundur tė largohej. I pandehuri Ilir Stergu sė bashku me tė pandehurin Arben Borici i janė afruar tė plagosurit dhe kanė qėlluar nė drejtim tė tij me armė zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Dy shtetasit e tjerė, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kanė mundur t”i shpėtonin ekzekutimit.
Disa ditė mė vonė, mė datė 22.02.1998, nė rrugėn Kolonjė–Bitaj tė rrethit Lushnjė, me qėllimin e vetėm vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre edhe tė pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Borici, kanė pritur ardhjen me makinė tė shtetasit Masar Aliu. Pasi kanė pikasur ardhjen e makinės kanė dalė dhe kanė ndaluar makinėn. Ata kanė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė shtetasit Masar Aliu, duke i shkaktuar vdekjen. Pas kėsaj ata kanė qėlluar edhe nė drejtim tė shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qenė rastėsisht brenda nė automjet.   

***
Mė datė 18.08.1998, nė vendin e quajtur ”Kodrat e ullinjve” nė afėrsi tė fabrikės sė tullave tė rrethit Lushnjė, ėshtė gjetur i vrarė me armė zjarri shtetasi Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Nė mėngjesin e ditės sė ngjarjes, nė shtėpinė e Luan Bilbilit kanė vajtur persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre kanė qenė edhe tė pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Borici. Mė pas shtetasi Luan Bilbili ėshtė gjetur i vrarė.
Nė gusht tė vitit 1998 ėshtė djegur me anė tė zjarrit banesa e shtetasit Shkėlqim Haxhiu. Persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre edhe tė pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Enver Borici, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina nė bashkėpunim me tė pandehurit  e tjerė Aldo Bare, Enver Dondollaku dhe shtetasin e vrarė Leonard Prifti etj., ditėn e ngjarjes kanė shkuar nė shtėpinė e shtetasit Shkėlqim Haxhiu. Pasi nuk kanė gjetur personat tė cilėt kėrkonin, ata i kanė vėnė zjarrin shtėpisė dhe kanė marrė me vete disa nga personat qė ndodheshin brenda nė shtėpi.
Ngjarja nė fjalė ėshtė e lidhur me njė ngjarje tjetėr e ndodhur nė Lushnjė nė tė njėjtėn ditė. Paraditen e ditės sė ngjarjes ėshtė bėrė goditje me antitank te njė makine nė Sul Zotaj (Lushnjė), ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal tė pandehurit Alfred Shkurti. Nė vendngjarje ka qenė edhe furgoni i shtetasit Shkėlqim Haxhiu, nga ku ėshtė qėlluar me antitank dhe armė zjarri nė drejtim tė makinės ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesėtar tė tjerė tė bandės sė tij. 

***
Nė datėn 21.10.1998, nė fshatin Grabian tė qytetit tė Lushnjės, pasi ėshtė dėgjuar njė plasje eksplozivi, janė gjetur nė vendngjarje pjesė tė njė trupi njerėzor i shpėrndarė. Ditėn e vrasjes sė Artur Dajės, nė sheshin e qytetit tė Lushnjės, pjesėtarė tė grupit kriminal tė drejtuar nga Aldo Bare kanė shėtitur nėpėr shesh kokėn e prerė tė kufomės sė Artur Dajės. Ndėrmjet tyre nė ngjarjen kriminale tė ekspozimit tė kokės sė prerė kanė qenė edhe tė pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarė Leonard Prifti etj.
Tė gjithė viktimat kanė qenė shokė, miq tė shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundėrshtari i drejtuesit tė organizatės kriminale tė drejtuar nga ana e tė pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kanė pasur konflikte personale me tė pandehurit.  

***
Si moment i krijimit tė organizatės, e ashtuquajtura ”bandė e Lushnjės” apo ”Grupi i Alfred Shkurtit”, ėshtė vrasja dhe dhunimi i kufomės tė shtetasit Ramadan Shkurti, vėllai i Aldo Bares, nė muajin korrik tė vitit 1997 nė qytetin e Lushnjės. Kjo vrasje erdhi si pasojė e pėrballjes me bandėn e shtetasit Artur Daja, banor i qytetit tė Lushnjės. Pas vrasjes, shtetasi Aldo Bare, me qėllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja dhe pjesėtarėve tė bandės, krijoi bandėn e tij. 
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Aldo Bare ka njė rol dhe autoritet absolut nė organizatė. Nga veprimet hetimore ka rezultuar qė tė gjithė anėtarėt e organizatės kriminale kanė pasur njė disiplinė tė fortė tė drejtuar dhe tė kontrolluar nga i pandehuri Aldo Bare. Nė gjithė veprimtarinė e saj, kjo organizatė udhėhiqej nga interesat e tė pandehurit Aldo Bare. Anėtarėt e organizatės i drejtoheshin drejtuesit tė tyre Aldo Bare me nofkat tė tilla si: «i madhi»; «profesori»; «kryetari» e tė tjera. Disiplina e fortė dallohej qartė nė momentet kur urdhrat e tė pandehurit Aldo Bare nuk bėheshin tė diskutueshėm. Ato zbatoheshin me fanatizėm nga tė gjithė anėtarėt e organizatės, tė cilėt vepronin nėpėrmjet ushtrimit tė dhunės psikike, fizike si dhe tė veprimeve kriminale tė tilla si: rrahje, heqje tė lirisė, tortura, vrasje.  
Nė vijim tė veprimtarisė kriminale, kjo organizatė ėshtė kujdesur vazhdimisht nė drejtim tė ushtrimit tė veprimtarive ekonomike, ku pjesėtarė tė organizatės ushtronin role tė caktuara. Kėto veprimtari shtriheshin nė lagunėn e Karavastasė, nė shoqėrinė e sport-klub Lushnjės, nė bingon e qytetit e tė tjera. Aldo Bare

Akuzohet pėr:
1- ”Vrasje me paramendim” ndaj Genci Kasharit
2- ”Vrasje me paramendim” mbetur nė tentativė ndaj Artur Dajės
3- ”Vrasje me paramendim” ndaj Xhevat Demirit
4- ”Vrasje me paramendim” ndaj Nimet Zenelit
5- ”Vrasje me paramendim” mbetur nė tentativė ndaj Gramoz Selmanit e Masar Aliut
6- ”Vrasje me paramendim” ndaj Masar Aliut
7- ”Mbajtje pa leje tė armėve luftarake”
8- ”Shkatėrrimi i pronės me zjarr”, banesa e Shkėlqim Haxhiut
9- ”Krijimi i Organizatės kriminale”
10- ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”

Enver Dondollaku

Akuzohet pėr:
1- ”Vrasje me paramendim” ndaj Xhevat Demirit
2- ”Vrasje me paramendim” ndaj Nimet Zenelit
3- ”Vrasje me paramendim” mbetur nė tentativė ndaj Gramoz Selmanit e Masar Aliut
4- ”Vrasje me paramendim” ndaj Masar Aliut
5- ”Vrasjes me dashje” ndaj Idajet Beqirit
6- ”Mbajtje pa leje e armėve luftarake”
7- ”Shkatėrrimi i pronės me zjarr”, banesa e Shkėlqim Haxhiut
8- ”Pjesėmarrje nė organizatė kriminale”
9- ”Kryerje tė veprave penale nga organizata kriminale”
10- ”Vjedhje me dhunė” nė dėm tė Baki TaullautDondollaku, vendosi gjoba nė
Lushnjė me telefon nga Italia

Armand Bajrami

Prokuroria pėr Krime tė Rėnda shtoi dje dy vendimet e Gjykatės sė Lushnjės, si prova tė reja nė dosjen nė ngarkim tė Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Sipas pėrfaqėsuesit tė akuzės, bėhet fjalė pėr dy vendime, qė kanė marrė formė tė prerė pėr akuza tė ”vjedhjes me dhunė nė bashkėpunim”. Gjithashtu Prokuroria i kėrkoi Gjykatės thirrjen e 122 dėshmitarėve, me dėshmitė e tė cilėve, organi i akuzės pretendon tė faktojė veprat kriminale pėr tė cilat akuzohen Bare dhe Dondollaku.
Nė seancėn e djeshme, pasi lexoi kėrkesėn pėr gjykim, organi i akuzės kaloi nė paraqitjen e provave qė do t”i shpallen gjykatės pėr administrim. Veē tė tjerash, prokuroria shtoi edhe dy vendime tė gjykatės sė rrethit Lushnjė. ”Njėri prej vendimeve ėshtė nė ngarkim tė Enver Dondollakut, ndėrsa tjetri nė ngarkim tė Dritan Vilės, Maksi Ēelės e tė tjerė”, tha prokurori. Tė pyetur nga gjykata se pėrse kėto dy vendime nuk ishin pjesė e kėrkesės pėr gjykim, prokurori iu pėrgjigj me argumentin se vendimet nė fjalė janė marrė pasi Bare dhe Dondollaku tė dėrgoheshin nė gjykatė. Ndėrsa interesin e kėtyre vendimeve si provė, akuza e argumentoi me faktin se akuza nė kėto vendime ishte ”vjedhja me dhunė nė bashkėpunim”. ”Kėto prova janė sjellė pėr faktin se edhe nė kėtė proces, Dondollaku akuzohet pėr ”vjedhje me dhunė nė bashkėpunim”, arsyetoi dje prokurori provėn e paraqitur. Ndėrkohė qė gjatė kohės qė mbrojtja po njihej me kėto vendime, pasi nuk kishte dijeni pėr shtimin e tyre nė dosje, diktoi mungesėn e disa ekstremiteteve nė to. Kjo u bė shkak edhe qė seanca tė ndėrpritej pėr t”i dhėnė kohė prokurorisė tė paraqesė nė gjykatė vendimet me tė gjitha shėnimet dhe ekstremitetet e ligjshme.
EPISODET
Burime tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda sqaruan dje pėr gazetėn se me vendimet e paraqitura do tė faktohen dy episode tė vjedhjeve nga Enver Dondollaku. Sipas burimeve, Dondollaku, gjatė qėndrimit tė tij nė Itali, urdhėronte me anė tė telefonit E. Demirin, kunatin e tij dhe L. Avdulin tė merrnin gjoba tė caktuara prej tij tek qytetarė tė ndryshėm tė Lushnjės. Prokurori bėri tė ditur dje qė vendimet qė i janė shtuar dosjes janė vendime tė formės sė prerė. Vendimet i pėrkisnin vitit 2007, ēka justifikonte edhe mospėrfshirjen e tyre qė mė parė nė kėrkesėn pėr gjykim. Dosja nė ngarkim tė tyre dhe pjesėtarėve tė tjerė tė ”bandės sė Lushnjės” ėshtė dėrguar nė gjykatė nė shkurt tė vitit 2006. Pak para se tė fillonte gjykimi pėr bandėn, ata u veēuan nga pjesa tjetėr e grupit.

Viktimat

    Artur Daja
    Xhevat Demiri
    Nimet Zeneli
    Masar Aliu
    Idajet Beqiri
    Luan Bilbili

Bare, ”koka” e grupit

Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, ishte ”truri” i organizatės kriminale. Sipas Prokurorisė, anėtarėt e grupit vepronin nėn njė disiplinė tė fortė qė drejtohej dhe kontrollohej nga Bare. Po sipas Prokurorisė, urdhrat e dhėna nga Bare, i thirrur nga anėtarėt e grupit me nofka, si ”I madhi”, ”Profesori” apo ”Kryetari”, zbatoheshin me fanatizėm nga tė gjithė ata, edhe kur bėhej fjalė pėr vepra tė rėnda kriminale. Anėtarėt e bandės II

    Aldo Bare ( Alfred Shkurti)
    Arben Borici
    Enver Borici
    Ilir Stergu
    Erion Cici
    Afrim Hoxha
    Enver Dondollaku
    Rexhep Gina

Grupi tjetėr i anėtarėve ėshtė gjykuar nė procesin e parė ndaj bandės sė Lushnjės





Burimi: Panorama Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!