Total: (527,992)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur

Projektligji pėr KLD-nė miratohet nė Komisionin e Ligjeve

Deputetėt e mazhorancės kanė marrė parasysh vėrejtjet qė misioni i OSBE-sė ka shprehur kohėt e fundit rreth draftit. Deputetėt pranuan qė pezullimi i njė gjyqtari tė mos bėhej kur niste procedimi penal ndaj tij por kur gjyqtari merrej si i pandehur. »»

BE: Pa viza brenda vitit Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Shqipėria nuk plotėson kushtet

BE: Pa viza brenda vitit Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Shqipėria nuk plotėson kushtet

16.06.2009 22:57 - Kategoria: Politike

Nga TemaBE: Pa viza brenda vitit Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Shqipėria nuk plotėson kushtet' />
Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, kėto tri shtete do tė kenė mundėsinė qė tė udhėtojnė pa viza drejt Bashkimit Evropian qė nė fund tė kėtij viti.

Shqipėria dhe Bosnjė-Hercegovina janė pėrjashtuar nga ky vendim.

Lajmi ėshtė konfirmuar nga burime diplomatike brenda mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Evropian.

Njė deklaratė pėrfundimtare e kėtij takimi vlerėson raportin e pėrgatitur nga Komisioni Evropian pėr vendet qė kanė plotėsuar kriteret pėr heqjen e vizave dhe kėrkon qė tė plotėsohet kuadri ligjor qė vizat tė hiqen brenda kėtij viti. Pėr vendet e tjera kėrkohet qė tė plotėsohen kriteret e vendosura pėr heqjen e vizave. Deklarata pėrfundimtare e Kėshillit tė Ministrave thotė se kushtet qė duhen plotėsuar janė krejtėsisht tė qarta, duke bėrė kėshtu tė ditur se Shqipėria ka dėshtuar nė plotėsimin e kėtyre kushteve, duke pasur fare tė qartė se ēfarė kushtesh duhen plotėsuar.

Megjithatė, Kėshilli ėshtė treguar sėrish i hapur, duke thėnė se mbėshtet dialogun pėr liberalizimin e vizave, duke pėrkrahur vendet qė tė punojnė shpejt nė kėtė drejtim.

Kėshilli bėn tė ditur se ēdo arritje ėshtė individuale pėr ēdo vend.

Prej kohėsh mazhoranca ka deklaruar se do arrinte tė hiqte regjimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda kėtij viti. Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, pati deklaruar se njė gjė e tillė do tė mbyllej nga kreu i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, brenda mandatit tė tij.

Ndėrsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pati shkuar dhe mė tej, kur pati deklaruar se pėr momentin Bashkimi Evropian duhej tė merrej me krizėn ekonomike, ndaj nuk kishte nė axhendė liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perėndimor.

E kundėrta rezultoi e vėrtetė. Komisioni Evropian pėrgatiti njė raport tė detajuar nė lidhje me pėrgatitjet e secilit vend drejt heqjes sė vizave. Sipas KE, secili vend ka patur njė plan masash dhe reformash qė duheshin realizuar, ndaj dhe vlerėsimi pėr heqjen e vizave do ishte i lehtė. Nė krye tė vendeve qė kanė pėrparuar me reformat ishte Maqedonia, e pasuar nga Serbia dhe Mali i Zi. Nė fund fare ndodhej Shqipėria sė bashku me Bosnjė-Hercegovinėn.

Dėshtimi me vizat ėshtė qartėsisht dėshtim me reformat qeveritare.

Njė shuplakė tjetėr pėr qeverinė nė raportin e pėrgatitur nga KE ishte dhe fakti se kėrkohej qė tė mos bėhej lobing pėr tė hequr vizat, por qė qeveria tė plotėsonte kushtet e vėna nga Bashkimi Evropian.

Disa nga kėto kushte ishin siguria e dokumenteve, kontrolli mbi kufijtė dhe emigracionin, lufta ndaj krimit tė organizuar etj.

Me njė numėr rekord shtetasish jashtė vendit, por dhe me njė numėr po rekord qytetarėsh qė duan tė largohen, Shqipėria duket se ka trembur zyrtarėt e BE. Po ashtu, pasaportat e reja biometrike kanė qenė kusht kryesor.

Nė kėtė fushatė elektorale sėrish mazhoranca po premton qė vizat do hiqen brenda vitit qė vjen, por gjithmonė zyrtarėt e BE kanė kėrkuar qė tė mos vendosen afate, kur flitet pėr kėto ēėshtje, por tė plotėsohen kushtet.

Pak pėrpara se Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm tė BE tė dilte mė kėtė konkluzion, mediet e Brukselit kanė kėrkuar qė tė bėhet kujdes me Shqipėrinė dhe Bosnjė-Hercegovinėn, duke u dhėnė shpresa pėr vizat. Kjo pėr shkak se ato u tremben qėndrimeve radikale qė mund tė mbajnė qytetarėt e kėtyre vendeve.

<div id=

Burimi: TemA Politike

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com

Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!