Total: (205066) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative

Berisha: Bashkiakėt qė lejojnė ujėrat e zeza nė det, i shkarkoj pėr katėr minuta

Kreu i qeverisė premton miratimin e buxhetit qė nė tetorInfrastruktura rrugore dhe problematika e turizmit janė pėrcaktuar nga kryeministri Sali Berisha, si dy prej prioriteteve kryesore nė hartimin e buxhetit tė vitit tė ardhshėm, pėr tė cilin kreu i qeverise tha se do tė jetė mė i... »»


Franko Fratini: Zgjedhjet, korrektese e admirueshme

Kendi i Reklamave

Franko Fratini: Zgjedhjet, korrektese e admirueshme

03.07.2009 17:05 - Kategoria: Politike


E Premte, 03 Korrik 2009

Procesi zgjedhor ne Shqiperi u dominua nga nje korrektese e admirueshme, e ndjekur nga nje menyre paqesore e gjate gjitha hapave te tij. Pohimin e ka bere dje, Ministri i Puneve te Jashtme, Franco Frattini, duke iu referuar zgjedhjeve politike te zhvilluara me 28 qershor. Ministria e Jashtme italiane duke cituar Fratinin, tha se "ai shpreh kenaqesine e tij per korrektesine me te cilen u realizua procesi elektoral dhe, ne menyre te vecante, per menyren paqesore te verifikuar gjate pjesemarrjes ne procesin zgjedhor, si edhe ne vijim gjate numerimit te fleteve te votimit'.

"Sic eshte evidentuar edhe ne vleresimet paraprake te vezhguesve nderkombetare te pranishem ne vend, - vijon deklarata e Fratinit, - pervec disa episodeve te parregullsise, ne kete raund zgjedhjesh u shenua nje progres i prekshem ne krahasim me te kaluaren".

Nderkohe, ministri shton edhe se "pritet, gjithashtu, qe edhe faza e fundit e procesit elektoral te zhvillohet ne te njejten menyre paqesore dhe korrekte".

Ne fund te deklarates se tij te posacme per zgjedhjet ne Shqiperi, Ministri Frattini uron qe "forcat politike shqiptare, me fryme konstruktive, te arrijne te formojne sa me pare nje qeveri per te vazhduar ne rrugen e reformave dhe ne ate te perafrimit te Shqiperise me BE, faktor ky i nje rendesie paresore per stabilitetin dhe progresin e vendit dhe te rajonit'.

BE: Qeveria e re te ece me reformat

Nisur nga kjo, Bashkimi Evropian inkurajon nje dialog konstruktiv mes partive politike, sa i takon procesit te zgjedhjeve dhe formimit te nje qeverie te re te perkushtuar ne agjenden e reformave dhe progresit te metejshem drejt Bashkimit Evropian.

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka mirepritur zhvillimin e zgjedhjeve te qeta e paqesore te 28 qershorit ne Shqiperi. Presidenca uron qytetaret shqiptare per kete arritje, duke theksuar se nepermjet procesit elektoral votuesit kane treguar lidhje te forta me vlerat demokratike.

Ne deklaraten e saj prej 6 pikash, presidenca vlereson progresin e arritur ne regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit si dhe kuadrin ligjor te arritur ne menyre konsensuale nga dy forcat e medha politike. Po keshtu, presidenca suedeze shprehet se ka mbajtur shenim deklaraten e OSBE-ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi, duke theksuar rendesine e madhe qe procesi numerimit te votave te mbyllet ne menyre te rregullt, pasi nga kjo do te varet edhe vleresimi perfundimtar.

Po ashtu, Presidenca suedeze e BE, e cila filloi dje mandatin e saj 6-mujor, ka shprehur shqetesim per situaten paszgjedhore ne Shqiperi. Ne deklarate, qeveria suedeze u beri thirrje partive politike ne Shqiperi, "qe te bejne nje dialog konstruktiv per procesin zgjedhor dhe per formimin e nje qeverie qe te jete perkushtuar ndaj axhendes se reformave dhe rruges se progresit drejt BE-se".

"Procesi i numerimit te votave, qe ende nuk ka perfunduar, eshte me rendesi te madhe", - perfundon deklarata e presidences suedeze qe citohet nga radio Dojce Vele.

***

Perfundimi i ketij procesi dhe dalja e rezultatit zyrtar perfundimtar nga KQZ mbahet peng nga tri kuti votimi te qendres se votimit Nr. 20, ne Libofshe, ne komunen e Fierit. Procesi i numerimit ne kete qender u bllokua mbreme nga komisioneret e PD-se pasi, sipas tyre "fletet e votimit kishin parregullsi teknike, gje qe e bente te pamundur numerimin dhe te domosdoshem dergimin e tri kutive te votimit ne KQZ ne Tirane".

Ky qendrim u kundershtua nga komisioneret e Partise Socialiste, qe nuk pranuan te kishte pasur parregullsi teknike. Per me teper dergimin e kutive ne Tirane ata e perceptuan si "nje mundesi per komisioneret e PD qe te manipulojne gjate rruges rezultatin e ketyre tri kutive." Rezultati ne Fier deri tani eshte ne favor te PS, 9 me 6.

Ne mbeshtetje te komisionereve socialiste shkuan ne oret e para te mengjesit te djeshem, shume militante te PS, qe rrethuan qendren e votimit ne Libofshe te Fierit dhe penguan transportimin e kutive te votimit drejt Tiranes. Acarimi i situates solli deklarata ekstreme te tilla si ato te deputetit socialist, Gramoz Ruci, se "do te mbrojme voten me cdo cmim".

Situata eshte qetesuar vetem pak ore me pas, me ardhjen e nje eksperti nga KQZ dhe me konfirmimin nga KQZ se tri kutite do te shoqeroheshin drejt Tiranes nga komisioneret socialiste te Fierit.

Suedia ne krye te BE, MPJ siguron vijimin e reformave

Ministria e Puneve te Jashtme pershendeti dje, marrjen e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian nga Suedia. Data 1 korrik shenoi kalimin e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian nga Republika Ceke tek Suedia. Me kete rast, Ministria e Puneve te Jashtme deshiron te pergezoje Cekine per perfundimin me sukses te presidences se saj ambicioze, e cila u perball me sfida jo te vogla. Kjo presidence pati nje domethenie te madhe per Shqiperine, pasi gjate ketij gjashte mujori marredhenia jone me BE kaloi ne nje nivel te ri partneriteti me hyrjen ne fuqi te MSA-se, depozitimin e aplikimit per anetaresim, si dhe u arrit progres thelbesor ne procesin e liberalizimit te vizave. Kontributi i Presidences ceke ne keto momente te rendesishme ka qene tejet i cmuar.

Ministria e Puneve te Jashtme tha se pershendet ne menyre te vecante faktin qe Presidenca suedeze ka garantuar se Ballkani Perendimor do te vazhdoje te jete ne fokusin dhe axhenden e saj. "Ne jemi te bindur se gjate ketij 6 mujori, Shqiperia do te avancoje ne etapat e metejshme te rrugetimit te saj evropian", - thuhet ne deklaraten e posacme te MPJ. "Sigurojme te gjithe partneret tane evropiane, - vijon deklarata, - se Shqiperia do te vazhdoje te shenoje progres thelbesor ne te gjitha fushat, pasi rruga jone eshte tashme e pakthyeshme dhe vullneti yne per te ecur me reformat eshte thellesisht i bazuar ne vokacionin e popullit shqiptar per t'u bere pjese e familjes evropiane".

SHBA: Pergezojme Qeverine per progresin

Edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes pergezuan dje Qeverine shqiptare per zhvillimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, por bejne thirrje per rregullsi edhe ne procesin e numerimit te votave. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes pergezojne qytetaret dhe qeverine e Shqiperise per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare me 28 qershor 2009. Qytetaret shqiptare meritojne pergezime per pjesemarrjen ne nje numer te larte ne votime si dhe per zhvillimin e nje procesi zgjedhor te qete e te rregullt', - u shpreh Kyle Scott, i ngarkuari me pune i SHBA-ve pran Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene. Ndersa shtoi: "Edhe administrimi i zgjedhjeve pasqyroi nje progres te vertet krahasuar me zgjedhjet e meparshme".

Duke iu referuar mangesive te verejtura ne vleresimin paraprak te OSBE per zgjedhjet, Scott i beri thirrje qeverise shqiptare qe te plotesoj keto mangesi, ne menyre qe te arrihen plotesisht standardet zgjedhore.

"Mirekuptojme se qeveria shqiptare eshte ne fazen e perfundimit te procesit te numerimit te votave dhe te shpalljes se rezultatit te tyre. Presim qe ky proces te vazhdoje me te njejten rregullsi", theksoi Scott.

Ne perfundim te fjales se tij, i ngarkuarit me Pune i SHBA-ve, prane Keshillit te Perhershem te OSBE-se, ne Vjene te Austrise, ka pergezuar edhe OSBE-ne, per "miremenaxhimin e nje tjeter misioni vezhgues zgjedhor".


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan