Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Gruevski vazhdon bisedimet per formimin e qeverise se re

 Mandatari pėr krijimin e qeverisė sė re nė Maqedoni, Nikolla Gruevski ka mbyllur raundin e tretė tė bisedimeve me Partinė Demokratike Shqiptare dhe Bashkimin Demokratik »»


Ali Ahmeti: Ligj per perdorimin e gjuhes shqipe

17.05.2008 11:49 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni

Ali Ahmeti: Ligj per perdorimin e gjuhes shqipe
E Shtune, 17 Maj 2008

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, ne nje interviste te dhene ne emision "Perball", te gazetarit Lutfi Dervishi, i ka premtuar elektoratit shqiptar ne Maqedoni se ceshtja kryesore, me te cilen ai do te merret, nese fiton zgjedhjet, si ceshtje te pare ai paraqet perdorimin e gjuhes shqipe ne nivel zyrtar. Gjithashtu, ai ka denuar vendimin e parlamentit per mohimin e gjuhes dhe te simboleve shqiptare. Por, Ahmeti ka mohuar mundesine e bashkepunimit me PDSH.

Fushata elektorale per zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni, nuk ka filluar ne menyren me te mire te mundshme, ne diten e dyte te saj pati nje incident te rende...

Tani qe nga momenti i ngjarjes, qellimi kryesor i yni ka qene te identifikohen aktoret e vertete, pasi i kemi identifikuar kemi njoftuar te gjithe perfaqesuesit nderkombetar, kemi njoftuar autoritetet e vendit qe ato te marrin masat perkatese dhe te zbardhet motivi i vertete se cka i shtyu ata njerez qe te sulmojne udheheqjen e Bashkimit Demokratik per Integrim. Ato dite une kam qene ne aktivitete te perditshme bashke me nenkryetarin e partise, shefin e kabinetit dhe nderkohe eshte sulmuar eskorta, por megjithate arritem qe ne saj te gjakftohtesise ta menaxhojme situaten. Per fat te keq pati nje plagosje, kalimtari i rastit qe ka qene afer makinave, por jashte rrezikut per jete. Te gjitha te dhenat i kemi deponuar ne institucionet perkatese dhe tani presim qe te veprojne institucionet.

Nga informacionet qe keni ku e drejtoni gishtin e akuzes?

Tani, sipas te gjitha te dhenave jane njerez, per fat te keq, te afert te Partise Demokratike Shqiptare, parti e cila eshte ne pushtet. Por do te shohim edhe nga hetimet e metejme se si do te perfundoje dhe cka do te rezultoje nga ato hetime.

Pse ndodhi kjo?

Tani per motivet duhet te pyeten ata te cilet e kane organizuar, sepse une nuk mund te bej ndonje vleresim, por sigurisht qe ndokujt edhe i pengon aktiviteti i Bashkimit Demokratik per Integrim, ndoshta dikujt i pengon edhe angazhimi im personal. Per motivet e verteta duhet te flasin aktoret, atentatoret. Megjithate, une nuk shpresoj qe deri ne fund do te zbardhet e verteta, sepse ketu hetuesia dhe policia jane goxha te partizueme. Do te behen perpjekje qe motivet e verteta te fshihen. Une mendoj qe qarqet antishqiptare te cilet i ngjajne... tamam si nje vullkani qe here pas here i pushon aktivitetet, por ne momente te caktuara ai vullkan edhe shperthen. Keto qarqe antishqiptare jane nje vullkan qe ne momente te caktuara fillojne aktivitetet e veta per te demtuar proceset, per te demtuar njerez, te cilet kane marre persiper per te materializuar misione te rendesishme per shqiptaret e ne vecanti ketu ne Maqedoni.

Rikthehemi dhe nje here te momenti i atentatit. Sa ka ndikuar ky atentat tek ju, te puna qe ju beni?

Tani po te me drejtoheni mua personalisht... perkundrazi ka ndikuar qe une te jem shume me aktiv, te jem shume me i vendosur, por e shoh qe ka ndikuar ne atmosferen zgjedhore dhe ka ndikuar keq te njerezit, te qytetaret. Menjehere te nesermen (e atentatit) kam pasur nje sere takimesh me njerez ne disa vende. Nje pjese e madhe, vertet me shume keqardhje e kishin perjetuar, te mos them edhe te mallengjyer me kane pritur njerezit ne komunen e Vracishtit, ne disa fshatra te komunes se Vracishtit. Ky gjest i ka irrituar shqiptaret ne Maqedoni. Dhe ne qofte se dikush ka menduar qe te realizoj ndonje qellim, mendoj qe me mire qe s'ndodhi shume dicka me e madhe sepse situata mund te merrte krejtesisht dimensione te tjera. Nuk eshte e mire as per shqiptaret, as per maqedonasit. Keshtu qe te gjithe duhet te angazhohemi per te pasur siguri, per te pasur rregullsi brenda vendit sepse jemi te interesuar te ecim perpara dhe jo te shkaktojme rremuja brenda vendit.

A ka ndonje gje te mire qe ka realizuar, sipas pikepamjes tuaj, qeveria Gruevski?

Per sa i takon aspektit kombetar vertet asgje nuk mund te gjej edhe ku me dit se sa qe te kerkoj, edhe nuk mund ta gjej. Permenda 18 muaj, u aprovua ligji per perdorimin e simboleve kombetare. Do te thote flamuri Kombetar shqiptar u hoq nga perdorimi ne anen protokollare. Nje ligj, ne te cilen u miratua ne parlamenti e kaluar, flamuri Kombetar shqiptar i obligueshem, ka qene organet zyrtare te komunave, te administrates se shtetit si polici, gjykata, flamuri Kombetar shqiptar ne dite festash te jete perpara objekteve.

Tani jemi ne fushate elektorale, ne qofte se do te rreshtoni 3 premtime ndaj elektoratit shqiptar ne Maqedoni. Cilat do te ishin ato?

Per sa i takon ceshtjes kombetare shqiptare, ceshtja e pare qe duhet te permbyllet eshte ligji per perdorimin e gjuhes shqipe ne nivel shteteror, ne nivel zyrtar. Sepse deri me tani kemi arritur vetem ne nivel lokal, gjuha shqipe te jete ne perdorim te plote. Zgjidhja e statusit legal te ushtareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, ligji per perdorimin e simboleve kombetare, ligji per policine si dhe vazhdimi i procesit per perfaqesimin e drejte te shqiptareve. Do te thote keto jane 5 temat ne te cilat ne do te angazhohemi, si dhe ne planin ekonomik gjithashtu kemi projekte mjafte te mira.

Kryetari BDI: Si me sulmuan dy here

Kryetari i Partise Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, ka rrefyer momentet e dy sulmeve te bera ndaj tij, duke shpjeguar se nje gje te tille nuk e ka perjetuar mire. "Tani me te shtena edhe me sulme, me thene te verteten ne nuk vijme nga kancelari, ne radhe te pare nuk e perjetova mire sepse u frikesuan njerezit me te cilet une bashkebisedoja, kane qene mbi 60 apo 70 vete, banor te fshatit aty, dhe jam perpjekur qe ato t'i motivoj qe nuk ndodhi asgje, por ndoshta dikush ben dasme dhe ka ndonje gezim, mirepo ate situate une nuk mund ta mbaja edhe me tej sepse nderkohe pati edhe plagosje", ka deklaruar Ahmeti. Sipas tij, shoqeruesit qe ai kishte, e paralajmeruan qe duhet ta nderpriste takimin dhe sulmi i dyte ka ndodhur serish pasi kane dale ne terheqje. "Pasi kam hipur ne makine, atehere ka ndodhur edhe nje sulm i dyte ne makinen time. Por megjithate e mira e se mires eshte qe ne arritem qe ta menaxhojme, sepse ka mund te ndodh edhe me keq", sqaroi kreu i Partise Bashkimi Demokratik per Integrim. Atentatoret, sipas tij, dhe sipas te gjitha te dhenave qe disponon, jane njerez, te afert te Partise Demokratike Shqiptare, parti e cila eshte ne pushtet.

Perjashtohet mundesia e bashkimit BDI-PDSH

Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, ka mohuar nje bashkim te mundshem te kater partive shqiptare qe ndodhen ne Maqedoni, per te dale nje i vetem, duke sjelle keshtu edhe nje numer me te madh votash ne parlament. "Por nuk mund t'ua imponosh vullnetin te tjereve sepse ato kane interesat e tyre grupore apo personale, te cilat interesa ato nuk mund t'i realizojne duke qene ne nje front te tille", deklaroi kreu i BDI-se per nje bashkim te mundshem.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare