Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Arrestohet rrėmbyesi i pronarit grek tė ALUMIL

21.08.2008 12:10 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

NgaAleksander Marku
Eshtė arrestuar dje nė mbrėmje nė Selanik i shumėkėrkuari Vasili Paleokostas. Ai u arratis nga burgu me helikopter se bashku me shtetasin shqiptar Alket Rizain. Paleokostas akuzohet se ėshtė organizotori i rrembimit te presidentit te industrialisteve te Greqise se Veriut, njėkohėsisht pronarit te shoqerise Alumil ,me dege edhe ne Shqiperi, Jorgos Milonas. 

ATHINE- Paleokostas eshte arrestuar ne nje fshat te vogel afer Selanikut, bashke me nje bashkepunetor te tij,dhe ndoshta shtėpia ku u arrestua ka qene edhe vendi ku eshte mbajtur i rrembyer industrialisti i famshėm grek.
Disa ore me pare ishin arrestuar dy bashkepunetore tė tij nė Hania tė Kretes.
Sipas mediave greke, policia kishte informacione pėr rrėmbimin e industrialistit grek nė qershorin e kaluar, i cili u lirua pas 13 ditesh, pasi rrembyesit morren nga familja e tij rreth 12 milion euro.
Midis informacioneve ekziston edhe njė kasetė me zerin e negociatorit tė rrembyesve qė tashmė ėshtė provuar se ishte vetė Vasilis Paleokostas.
Por ēdo gje duket se ka filluar te zbardhet kur njeri prej grupit tė rrembyesve ka shkuar nė Krete dhe ka blerė njė makine prej 80000 eurosh me paratė e marra nga rrėmbimi, te cilave ju ishte mbajtur numri i series.
Policia e Kretes u lajmerua menjehere dhe filloi te ndiqte personin qė kishte blere makinen luksoze dhe qė kishte lidhje me njė person nė Selanik i cili kishte zėnė njė shtėpi me qera nė fshatin Surroti afer Selanikut nė muajin prill.
Duke ndjekur dhe personin tjeter, policia greke ka zbuluar Vasili Paleokosten, 44 vjeēarin qe sė bashku me vellain e tij Niko, kane kryer edhe njė rrėmbim tė ngjashėm te njė bizensmeni grek ne vitin 1995 ne Selanik .
Ne momentin e arrestimit, Vasili Paleokostas ishte i armatosur, por nuk mundi tė perdorte armėt, sepse forcat speciale kanė hyrėme menjėherė nė shtepine ku ai strehoej dhe e kane ēarmatosur.
Gjithashtu policia greke kerkon edhe disa persona te tjere qe kane marre pjese ne rrembimin e industrialistit grek.
Madje ne hetimet e fundit eshte thirrur edhe vete biznesmeni grek per te deshmuar ne se personat e arrestuar jane rrembyesit e tij. Ne akuzat qe rendojne mbi te shtohen vjedhje te tjera me arme ,arratisje ,perleshje me policine dhe mbi te gjitha arratisja spektakolare me helikopter se bashku me Alket Rizain ne qershor te vitit 2006. Kur ai u arratis nga burgu i Korridhalose vuante denimin me 25 vjet burg i akuzuar per 17 vepra penale.
Nga e gjithė enigma e arratisjes se famshme tashme ka ngelur pa u arrestuar personi i dyte qe ndohej ne helikopter, i cili besohet se eshte shtetas shqiptar




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare