Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Emri i Maqedonisė, Greqia pesimiste pėr zgjidhjen

Ēėshtja e emrit tė Maqedonisė vazhdon tė mbetet nė njė pikė tė vėshtirė dhe larg zgjidhjes. Kjo pasi Greqia ende kėrkon lėshime dhe ndryshimin e qėndrimit tė Maqedonisė. »»


Athina zbulon rrėnjėt greke tė kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski

19.07.2008 12:01 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

Nga korrespondeti ynė nė GreqiAleksander Marku
Ndėrsa tė dy vendet janė pėrfshirė nė njė konflikt tė ashpėr pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, gazetarėt grekė zbuluan sė fundmi prejardhjen greke tė shefit tė qeverisė sė Shkupit, Nikolla Gruevski. Madje njė grup gazetarėsh tė gazetės elektronike tė pėrditshme "Zougla.gr" vizituan dhe mblodhėn fakte nė fshatin e lindjes sė gjyshit tė Nikolla Gruevskit, Ahladhas tė Follorinės. 

ATHINE- Athina zbulon rrėnjėt greke tė kryeministrit maqedonas. Ndėrsa tė dy vendet janė pėrfshirė nė njė konflikt tė ashpėr pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, gazetarėt grekė zbuluan sė fundmi prejardhjen e shefit tė qeverisė sė Shkupit, Nikolla Gruevski, njė zbulim, qė sipas tyre mbėshtet pretendimin pėr emrin e fqinjit "kokėfortė". Njė grup gazetarėsh tė gazetės elektronike tė pėrditshme "Zougla.gr", kanė mbėrritur deri nė fshatin e lindjes sė gjyshit tė Nikolla Gruevskit, Ahladhas tė Follorinės. Pikėrisht hulumtimet nė kėtė fshat i kanė bindur ata se gjyshi i Gruevskit, Nikolas Gruios, ka lindur nė fshat. Ai u plagos rėndė nė malet e Shqipėrisė gjatė luftės italo-greke dhe vdiq mė 11 dhjetor 1940 nė spitalin ushtarak tė Follorinės. Si dokument tė kėtij zbulimi me rėndėsi tė madhe, tashmė historike dhe politike, gazetarėt siguruan edhe pamje televizive si dhe fotografike nga lapidari i fshatit nė tė cilin pėrveē emrave tė tė rėnėve tė tjerė nė luftėrat nė Greqi, ndodhet i shkruar edhe emri i gjyshit tė kryeministrit tė sotėm maqedonas, Nikola Gruevski.
Historia
Tė dhėnat e zbuluara sė fundmi tregojnė se pas mbarimit tė luftės civile nė Greqi nė vitin 1949, vejusha e gjyshit tė tij, Nikolas Gruios, e la fshatin Ahladhas bashkė me tre fėmijėt e saj, midis tyre edhe babai i Gruevskit, duke ndjekur luftėtarėt komunistė nė territorin e ish-Jugosllavisė. Gjatė gjithė jetės sė saj nė Maqedoni, gjyshja e Gruevskit merrte pension nga qeveria greke, si vejushė e njė tė rėni nė luftė, thekson gazeta elektronike.
Gazetarėt grekė kanė pėrfituar nga ky "zbulim" pėr tė shprehur indinjatėn e tyre ndaj qėndrimit tė Gruevskit pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė. "Tė vijė kėtu Gruevski e tė shohė emrin e gjyshit tė tij, nė lapidarin e fshatit. Ai luftoi dhe vdiq pėr Greqinė dhe jo pėr Maqedoninė", deklarojnė banorėt e fshatit, sipas gazetės. Ata kanė reaguar edhe ndaj letrės sė kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, disa ditė mė parė, pėr ekzistencėn e minoritetit "maqedonas" nė zonėn perėndimorė tė Maqedonisė. "Jemi grekė, dėshmojnė ata, i pėlqen apo jo Gruevskit". Ata qė deklarojnė se janė "maqedonas" numėrohen me gisht, theksojnė ata.
Akuzat
Ngecur nė kurthin e njė konflikti shumėvjeēar pėr ēėshtjen e emrit, liderėt maqedonas janė angazhuar sė fundmi nė njė "letėrkėmbim" tė ashpėr, qė i ka hapur rrugė shkėmbimit tė akuzave dhe kundėr-akuzave mes tyre lidhur me bllokimin e zgjidhjes sė konfliktit si dhe praninė e minoritarėve maqedonas nė Greqi. Kryeministri Gruevski i kėrkoi shefit tė qeverisė sė Athinės njohjen e kėtij minoriteti si dhe rikthimin e pasurive tė tė ikurve nė ish-Jugosllavi pas luftės civile nė vitin 1949. Por, Karamanlis ka deklaruar se njė minoritet nuk ekziston nė Greqi dhe se Shkupi do tė bėnte mirė tė gjente njė zgjidhje pėr emrin, nė vend qė tė formulonte pretendime tė tilla tė paarsyeshme.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare