Ban Ki Moon i pėrgjigjet Gruevskit
20.08.2008 06:58 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Zgjidhja e mosmarrėveshjes midis Shkupit dhe Athinės rreth emrit kushtetues tė Maqedonisė, hap rrugė pėr zgjidhjen edhe tė ēėshtjeve tjera, thuhet nė letrėn kthyese tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, dėrguar kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.Para disa javėsh, kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski e informoi sekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon se qeveria e tij ėshtė e interesuar qė nė bisedimet greko-maqedonase rreth emrit kushtetues tė Maqedonisė, tė pėrfshihet edhe pozita e pakicės maqedonase nė Greqi.
Nė letrėn e sekretarit tė pėrgjithsėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, e cila u publiku tė martėn nė Shkup, thuhet se ndėrmjetėsi nė kėto bisedime, Metju Nimic do tė vazhdojė me pėrpjekjet e tij pėr gjetjen e zgjidhjes rreth mosmarrėveshjes pėr ēėshtjen e emrit.
Jam i vetėdijshėm se ekzistojnė edhe ēėshtje tjera, tė cilat vlerėsoni se duhet tė jenė objekt diskutimi ndėrmjet Shkupit dhe Athinės. Shpresoj se me zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit do tė hapet rruga pėr marrėdhėnie mė tė mira, tė cilat do tė kontribuojnė pėr t'u ballafaquar me kėto ēėshtje dhe zgjidhjen e tyre, thuhet nė kėtė letėr.
Sekretari, Ban Ki Moon, njėherit e pėrkujton kryeministrin, Nikolla Grusvki se qeveria e tij duhet tė vazhdojė me realizimin e reformave ekonomike dhe institucionale si dhe ta forcojė bashkėpunimin me vendet e rajonit.
Letra kthyese e sekretarit Moon, erdhi dy ditė para se Shkupin ta vizitojė i autorizuari i Kombeve tė Bashkuara pėr ndėrmjetėsimin nė bisedimet greko-maqedonase, Metju Nimic.
Nė prag tė kėsaj vizite, kreu mė i lartė shtetėror dhe qeveritar maqedonas, ka ndėrtuar qėndrim tė unifikuar me tė cilin do tė prezantohet para diplomatit Nimic.
Nė njė njoftim tė lėshuar nga kabineti i presidentit, Branko Cėrvenkovski thuhet se kreu i shtetit i ka harmonizuar pozicinet e veta nė lidhje me idetė e fundit tė ndėrmjetėsit Metju Nimic.
Por kabineti i presidentit nuk jep hollėsi se cilat janė idetė e diplomatit Nimic dhe sa ato janė tė pranueshme pėr palėn maqedonase.
Nuk dihet nėse Metju Nimic pas Shkupit do tė vizitojė edhe Athinėn, por mediat pohojnė se qėndrimi i Mejtu Nimic nė rajon bėhet nėn presionin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė cilat janė tė interesuara qė Maqedonia sa mė parė tė bėhet anėtare e NATO-s.
Ky konstatim ndėrlidhet edhe me situatėn mė tė re nė Kaukaz pas shpėrthimit tė konfliktit midis Rusisė dhe Gjeorgjisė.
lajme.parajsa.com

































