Ban ki-Moon pėr rolin e UNMIK-ut
19.07.2008 12:03 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Ai ka vlerėsuar se autoritetet nė Prishtinė dhe serbėt kanė sfiduar punėn e UNMIK-ut pas shpalljes sė pavarėsisė dhe hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės.
Zoti Ban pritet qė mė 25 korrik tė paraqesė raportin e tij tremujor pėr Kosovėn para ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit.
Raporti pėrfshinė periudhėn prej fillimit tė marsit tė kėtij viti deri nė fund tė qershorit dhe ai flet pėr sfidat me tė cilat ėshtė pėrballur Misioni i OKB-sė nė ushtrimin e mandatit sipas Rezolutės 1244 e Kėshillit tė Sigurimit.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara thotė nė raport se autoritetet kosovare kanė ndėrmarrė masa pėrmes sė cilave i kanė marrė UNMIK-ut pushtetin nė mėnyrė efikase.
"Mė e rėndėsishmja, Kosova ka futur nė fuqi Kushtetutėn e cila nuk i jep njė rol real UNMIK-ut pas 15 qershorit, edhe pėrkundėr asaj se liderėt e Kosovės kanė mirėpritur praninė e vazhdueshme tė OKB-sė nė Kosovė pėr njė kohė tė gjatė", thuhet nė raportin e zotit Ban.
Mė tej, kreu i OKB-sė pėrkujton se pas shpalljes sė pavarėsisė, Kuvendi i Kosovės ka miratuar njė numėr ligjesh, qėllimi i tė cilave ka qenė marrja e kontrollit legal dhe pėrgjegjėsive nė fushat tė cilat kanė qenė tė rezervuara pėr UNMIK-un.
Po ashtu pėrmendet edhe miratimi i simboleve shtetėrore dhe vendimi pėr hapjen e ambasadave tė Kosovės nė 9 shtete.
Sa u pėrket serbėve tė Kosovės, raporti thotė se "ata kanė hedhur poshtė Kushtetutėn e Kosovės dhe legjislacionin kosovar dhe me mbėshtetjen e Beogradit kanė zgjeruar bojkotin ndaj institucioneve tė Kosovės si dhe kanė thelluar strukturat e tyre paralele veēanėrisht nė veri tė vendit".
Kreu i OKB-sė thekson se serbėt e Kosovės, kanė pėrdorur mjete tė dhunshme pėr tė shprehur kundėrshtimin e tyre ndaj autoriteteve kosovare, ndėrsa Qeveria e Serbisė ėshtė munduar ta mbajė autoritetin e vet nė vendbanimet me shumicė serbe nė Kosovė, veēanėrisht nė veri, nėpėrmjet operacioneve serbe nė hekurudhat dhe gjykatat atje.
Kėto zhvillime, sipas Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, kanė ndikuar nė krijimin e njė realiteti tė ri, nė tė cilin, siē ka thėnė zoti Ban, "UNMIK mė nuk mund tė funksionojė nė mėnyrė efektive sikur nė tė kaluarėn".
Pėr kėtė arsye, Sekretari i Pėrgjithshėm, thotė se ka vendosur tė bėjė rikonfigurimin e UNMIK-u, nė interes tė ruajtjes sė paqes dhe stabilitetit nė Kosovė dhe rajon.
Misioni i Bashkimit Evropian, siē thuhet nė raportin e zotit Ban, do tė marrė njė rol tė rritur operacional nė Kosovė nė fushėn e sundimit tė ligjit dhe do tė veprojė nėn ombrellėn e OKB-sė.
lajme.parajsa.com
































