Beogradi po nxit dhunen ne Kosove
15.05.2008 19:42 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni

Vizitat e shpeshta tė politikanėve tė Serbisė nė Kosovė, pa lejen e institucioneve vendore, cilėsohen si nxitje dhune. Udhėheqėsit e Kosovės i bėjnė thirrje Beogradit qė tė kontribuojė pėr paqė dhe fqinjėsi tė mirė.
Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės thonė se vizitat e shpeshta tė udhėheqėsve politik tė Serbisė, kanė pėr qėllim ndarjen e Kosovės mbi baza etnike. Kėtė tentativė ata e quajnė njė iluzion sepse "institucionet e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė janė tė interesuara qė nė Kosovė tė funksionojė njė shoqėri shumėetnike, ku pakicat do tė kenė tė drejta tė barabarta mė shumicėn."
Kėto komente, udhėheqėsit politik i bėnė pas vizitės sė fundit nė Kosovė tė kryeminisrit serb nė largim, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq. Kryeministri Koshtunica qėndroi tė merkurėn nė Zubon Potok, ndėrsa tė enjėten ai do ta pėrmbyllė fushatė nė kėtė venbanim me shumicė serbe, pėr zgjedhjet e 11 majit, qė do tė zhvillohen edhe nė teritorin e Kosovės. Koshtunica u tha serbėve se "Kosova ėshtė zemra e Serbisė dhe vendi i tij kurr nuk do tė heqė dorė nga Kosova." Kėto deklarata, udhėheqėsit kosovar i cilėsojnė si nxitje dhune synim tė qartė pėr ndarje tė Kosovės nė vija etnike.
"Ne nuk e mojhojmė tė drejtėn e interesimit pėr pakicėn serbe nga ana e shtetit serb, sikurse qė veprohet nė shtetet demokratike. Mirėpo, qė tė vijnė dhe tė orgainizojnė diēka qė kanė paralajėmėrime se janė jolegjitime si proces dhe janė nė kundėrshtim edhe me Rezolutėn 1244, pra si tė tilla janė tė papranuehsme .... unė do t'ia pėrcjellė prap edhe nė takimin e radhės zotit Rücker sikurse qė shprehu edhe njė herė qėndrimin e institucioneve tė Kosovės se Kosova nuk mund tė shėrbejė pėr tė ndėrtuar struktura paralele", thotė presidenti , Fatmi r Sejdiu.
Shumica e pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės, kanė parlajmėruar sedo tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. Ata madje kanė thėnė se menjėherė pas zgjedhjeve, serbėt do tė themelojnė edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbėve u duhet njė pėrfaqėsi, me synim realizimin e tė drejtave tė tyre legjitime dhe legale." Kėtė nismė e arsyetojnė me planin e qeverisė sė Serbisė pėr ndarjen funksionale tė serbėve dhe shqiptarėve. Ky plan mė herėt i ėshtė dorėzuar edhe administratės ndėrkombėtare. Atė e ka shqyrtuar zyra ligjore nė Nju Jork dhe e ka hedhur poshtė pėr faktin se bie ndesh me Rezolutėn 1244 tė KS-it.
lajme.parajsa.com
































