Beogradi reagon pėr deklaratėn e Sejdiut
04.09.2008 18:00 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Presidenti i Serbisė do tė takohej me presidentin e Kosovės vetėm nėse do tė rihapeshin negociatat ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės, ka deklaruar tė enjten pėr mediat kabineti i Presidentit Tadiq.Kabineti i z. Tadiq reagoi pas njė deklarate tė presidentit Sejdiu dhėnė BBC-sė dy ditė mė parė ku ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė e takimit me z. Tadiq, por pėrjashtoi mundėsinė e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
Presidenti Sejdiu shfaqi gatishmėrinė pėr takim me z. Tadiq por vetėm nė prani 'tė rėndėsishme' ndėrkombėtare.
Reagim
Por kabineti i presidentit serb ka deklaruar pėr mediat e Beogradit se ai dhe z. Sejdiu do tė mund tė takoheshin vetėm nėse do tė nisnin negociata tė reja mbi statusin e Kosovės, nėn kujdestarinė e OKB-sė.
"Mėnyra e vetme e mundshme qė tė takohen presidenti i Serbisė, Boris Tadiq dhe Zotri Sejdiu janė negociatat e reja nėn mbikqyrjen e KB mbi statusin e ardhshem tė krahinės tonė Jugore tė Kosovės e Metohisė", kanė deklaruar nga kabineti i presidentit Tadiq.
Ky ėshtė njė skenar qė presidenti i Kosovės e ka hedhur poshtė.
Nė intervistėn dhėnė BBC-sė, z. Sejdiu tha se takimi i mundėsh me udhėheqėsin serb do tė mund tė pėrqėndrohej vetėm nė ēėshtjet e fqinjėsisė dhe tė raporteve mes dy vendeve sovrane, duke kundėrshtuar kėshtu mundėsinė e rihapjes sė ēėshtjes sė statusit.
lajme.parajsa.com

































