Bugajski: Maqedonia duhet tė njohė pavarėsinė e Kosovėn
18.05.2008 00:03 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Analisti nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Uashington, Janush Bugajski, tha nė Prishtinė se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Shkupi paraqet njė nga kushtet kryesore pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė strukturat euro-atlantike. Nė njė tryezė me temėn "Siguria e Ballkanit pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės", zoti Bugajski tha se pėrveē mosmarrėveshjeve pėr emrin, Maqedonia duhet tė qartėsojė edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.
Njė vendim i rėndėsishėm i qeverisė sė re maqedonase do tė ishte pranimi i menjėhershėm i pavarėsisė sė Kosovė, dhe tėrėsisė tokėsore tė Kosovės, duke nėnshkruar kėshtu njė marrėveshje tė plotė pėr kufijtė i cili do ta vendoste qartazi Maqedoninė nė kampin e qėndrueshmėrisė sė kėtij rajoni, dhe mendoj se kjo do tė ēonte njė porosi tė fuqishme tek Beogradit, se Maqedonia qėndron me NATO-n, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kosovėn, tha analisti i qendrės pėr StudimeStrategjike dhe Ndėrkombėtare nė Uashington.
Zoti Bugajski, i cili veēoi Rusinė si njėri ndėr faktorėt destabilizues tė Ballkanit, tha se anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO duhet tė jenė njė shembull i mirė edhe pėr Beogradin, i cili i mbėshtetur nga Moska vazhdon tė kundėrshtojė ashpėr pavarėsinė e Kosovės. Ai nuk pėrjashtoi mundėsinė qė edhe Serbia nė njė tė ardhme tė jetė anėtare e aleancės veri-atlantike, por Beogradi fillimisht duhet tė jetė i gatshėm tė marrė pėrgjegjėsitė dhe tė plotėsojė kushtet pėr anėtarėsim nė NATO.
Anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO do tė ndihmojė nė krijimin e njė mjedisi mė tė qėndrueshėm tė tyre, nė modernizimin e forcave tė armatosura, nė krijimin e lidhjeve mė tė ngushta dhe aftėsive mė tė mėdha nėpėr misionet e ndryshme tė NATO-s.
Kjo, tha zoti Bugajski, do tė dėrgonte njė porosi shumė tė qartė nė tėrė fqinjėsinė, duke pėrfshirė edhe Kosovėn, se tė gjitha vendet e rajonit kanė mundėsi pėr tu bėrė anėtare tė NATO-s, duke shpresuar se me kėtė akt janė bindur edhe udhėheqėsit nė serbi dhe ėshtė mė mirė pėr tė qenė brenda nė NATO sesa tė jenė tė rrethuar me NATO-n. (ze)
lajme.parajsa.com
































