Delegacioni i Kosovės nė Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts
20.07.2008 12:05 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Delegacioni i Kosovės i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi vazhdojnė vizitėn nė Uashington, ku zhvilluan tė premten takime me zyrtarė tė lartė tė administratės sė presidentit Bush.
![]() |
| Presidenti Sejdiu, Sekretari Gejts, Kryeministri Thaēi |
Kėtė javė, Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore njoftuan se e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur dhe do tė fillojnė procesin pėr tė shqyrtuar kėrkesėn e Kosovės pėr anėtarėsim. Kosova synon gjithashtu tė bėhet edhe anėtare e Kombeve tė Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Pikėrisht kėto aspirata pritej gjerėsisht tė ishin nė qendėr tė temave pėr t'u diskutuar nė takimet e udhėheqėsve tė lartė tė Kosovės kėtu nė Uashington.
Para takimit nė Departamentin e Mbrojtjes, udhėheqėsit e lartė tė Kosovės u takuan nė Departamentin e Shtetit me sekretaren amerikane tė Shtetit Kondolisa Rajs. Sekretarja Rajs theksoi angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr ta ndihmuar Kosovėn nė rrugėn e saj drejt demokracisė.
"Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė ta ndihmojnė Kosovėn ndėrsa ajo vazhdon ndėrtimin e njė qeverie shumė etnike dhe institucioneve demokratike. Nė se Kosova vazhdon tė pėrqėndrohet nė ndėrtimin e demokracisė shumė-etnike, nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe tė lirisė fetare, nė ngritjen e institucioneve qė do tė sigurojnė mirėqėnie ekonomike, atėhere Kosova do tė ketė njė tė ardhme tė begatė. Dhe ato vende qė nuk dėshironin tė shikonin njė Kosovė tė pavarur, duke ta kuptojnė se Kosova ėshtė e pavarur dhe do tė vazhdojė tė jetė e tillė. Shtetet e Bashkuara do tė ndihmojnė me ēdo mėnyrė."![[insert caption here] [insert caption here]](/images/RajsSejdiuThaci-113.jpg)
Konferencė shtypi me Sekretaren e Shtetit Rajs
Njė prej kėtyre vendeve ėshtė Serbia, e cila e ka thėnė hapur se do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė penguar pėrparimin e Kosovės si shtet i pavarur, e mbėshtetur nė qėndrimin e saj kundėr Kosovės edhe nga aleatja e saj tradicionale, Rusia. Sekretarja Rajs pėrsėriti qėndrimin amerikan se Shtetet e Bashkuara dėshirojnė tė kenė marrėdhėnie tė mira me Serbinė. Ajo tha se e ardhmja si e Kosovės edhe e Serbisė ėshtė nė Evropė.
Zonja Rajs e quajti vizitėn e dy udhėheqėsve tė Kosovės si njė moment historik pėr Kosovėn. Populli i Kosovės, tha ajo, ka njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė pėr tė ndėrtuar demokracinė shumė-etnike, por siē kanė treguar shenjat nė kėta muajt e parė, ata kanė vullnetin, pėrkushtimin, angazhimin dhe aftėsinė pėr ta bėrė kėtė. Nė kėtė rrugė, tha sekretarja amerikane e Shtetit, ata kanė njė mik tė fuqishėm tek Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e Kosovės, tha zonja Rajs, do tė jetė e begatė. Ajo ka njė popull tė begatė, njė udhėheqje tė vendosur dhe miq tė vendosur.
Nė komentet qė bėri nė konferencėn e pėrbashkėt tė shtypit, Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha se ky ėshtė rast jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr tė shprehur falėnderimet e popullit dhe tė institucioneve tė Kosovės pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e veēantė qė Shtetet e Bashkuara i kanė dhėnė Kosovės nė rrugėne saj pėr liri, pavarėsi dhe pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik tė tė gjithė qytetarėve. Zoti Sejdiu shprehu zotimin se Kosova do ta vazhdojė kėtė rrugė bashkėpunimi dhe thellimi tė marrėdhėnieve mes dy vendeve.
"Kosova do tė jetė njė vend i vlerave mė tė larta demokratike dhe atdhe i tė gjithėve. Kosova do tė jetė faktor i rėndėsishėm i paqes dhe i qendrueshmėrisė," tha Presidenti Sejdiu.
Nė komentet e tij, Kryeministri Hashim Thaēi, tha se Kosova, shtet i pavarur sovran dhe demokratik ėshtė vend i paqes, i stabilitetit dhe me perspektivė zhvillimi.
"Kosova ėshtė nė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me tė gjitha vendet e rajonit, me Maqedoninė, Shqipėrinė, Malin e Zi e nė tė ardhmen e afėrt demokratike, besojmė edhe me Serbinė."
Zoti Thaēi tha se delegacioni i Kosovės u zotua pėr pėrparim por njeh edhe pėrgjegjėsitė e reja qė i dalin pėrpara. Kosova dhe populli i Kosovės, tha kryeministri Thaēi, pėrulen para qeverisė dhe popullit amerikan pėr mbėshtetjen e tyre.
![]() |
Nė prak tė kėtij takimi. Grupi i tė drejtave tė njeriut Human Rights Watch, bėri njė deklaratė nė tė cilėn thotė se Presidenti amerikan duhet t'i shfrytėzojė kėto bisedime pėr t'u bėrė thirrje udhėheqėsve tė Kosovės tė marrin masa pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė tė drejave tė njeriut.
Human Rights Watch tha se Kosova ka nė sistem tė dobėt drejtėsie qė shpesh le pa ndėshkuar dhunėn politike dhe etnike. Ky grup i referohet gjithashtu dhunės nė vend, trafikimit tė grave, diskriminimit kundėr grupeve tė vogla etnike dhe thotė se Kosova nuk ka hetuar si duhet pėr fatin e qindra serbėve tė humbur pas luftės njė dekadė mė parė.(ze)
lajme.parajsa.com

![[insert caption here] [insert caption here]](/images/Gates_thaqi_sejdiu.jpg)
![[insert caption here] [insert caption here]](/images/white-house_0.jpg)
































