Demarkacioni me Maqedoninė, kufiri ynė nuk do tė cėnohet
03.09.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni
Demarkacioni i kufirit mes Kosovės dhe Maqedonisė do tė pėrmbyllet suksesshėm nė marrėveshje mes Prishtinės dhe Shkupit
Prishtina zyrtare i dha mbėshtetje fillimit tė procesit tė demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė. Presidenti dhe kryeministri i Kosovės u shprehėn tė bindur se demarkacioni do pėrfundojė me sukses dhe pa prekur vijėn kufitare tė territorit tė Kosovės. Procesi u vlerėsua pozitiv edhe nga Shkupi zyrtar.
Demarkacioni i kufirit mes Kosovės dhe Maqedonisė do tė pėrmbyllet suksesshėm nė marrėveshje mes Prishtinės dhe Shkupit, por pa e cenuar integritetin territorial tė Kosovės, thanė sot udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi.
Liderėt kosovarė thanė se janė tė kėnaqur me punėn qė po bėn njė komision i pėrbashkėt i Qeverisė sė Kosovės dhe i asaj tė Maqedonisė pėr demarkacionin. Presidenti Sejdiu tha se komisioni i pėrbashkėt po e kryen punėn e vet, duke e trajtuar ēėshtjen e vijės kufitare nė kėtė pjesė tė kufizimit me Maqedoninė si njė ēėshtje praktike.
Nuk jam unė ai qė e qes kėtu vijėn kufitare. Ėshtė komisioni qeveritar qė e bėn punėn mė tė mirė tė mundshme dhe ka besimin tonė dhe mbėshtetjen e institucioneve. Procesin e shoh nė rrugė tė mbarė, ashtu siē kemi thėnė edhe prej fillimit. Komisioni i Republikės sė Kosovės, qeveritar, punon nė mėnyrė profesionale, ėshtė njė komision qė punėn e vet e ka marrė me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm dhe besoj se do tė shkojė shumė shpejt, theksoi presidenti Sejdiu.
Ndėrkohė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė shprehur mė se i bindur se me ēfarėdo marrėveshjeje pėr demarkacion, nuk do tė cenohet nė asnjė rast tėrėsia territoriale e Kosovės. Ai tha se Kosova i ka kufijtė e vet tė garantuar ndėrkombėtarisht.
Territori i Kosovės ėshtė i paprekshėm, i pacenueshėm, i garantuar dhe i njohur ndėrkombėtarisht. Procesi i demarkacionit do tė pėrmbyllet suksesshėm nė marrėveshje mes Prishtinės dhe autoriteteve tė Shkupit, me ndėrmjetėsimin dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare, thotė Thaēi.
Edhe ministria e Punėve tė Jashtme e Maqedonisė e ka vlerėsuar pozitivisht procesin pėr shėnimin e vijės kufitare mes Maqedonisė dhe Kosovės. Procesi i demarkacionit kufitar po zhvillohet sipas kornizave tė konfirmuara tė planit tė Ahtisarit, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Jashtme nė Shkup.
Ministria e Jashtme pajtohet me vlerėsimet e zėvendės-kryetarit te Komisionit tė Kosovės, Murat Meha se qė nga fillimi i procesit tė shėnimit tė vijės kufitare nuk ėshtė shėnuar asnjė incident nė vijėn kufitare Maqedoni-Kosovė, gjendje kjo e cila presim tė vazhdojė deri nė pėrfundim tė procesit tė demarkacionit , ka deklaruar zėdhėnėsi i Ministrisė. Petar Ēulev.
Komisioni i pėrbashkėt qeveritar i Prishtinės dhe i Shkupit filloi tė hėnėn tė shėnojė vijėn kufitare nė zonėn e Debėlldesė. Ky shėnim i vijės kufitare u tha se po bėhet duke u bazuar nė shėnimet kadastrale e jo nė marrėveshjen kundėrthėnėse qė ishte arritur nė vitin 2001 mes Beogradit dhe Shkupit, e cila ishte kundėrshtuar nga Prishtina. Bazuar nė deklaratat e mėparshme tė zyrtarėve kosovarė, marrėveshja Beograd – Shkup i sjell dėm Kosovės - humbjen e 2.500 hektarėve tokė.
Sidoqoftė, tani konsiderohet se matjet e reja do tė ndryshojnė gjendjen dhe se shėnimi i vijės kufitare nuk e ka pėr bazė marrėveshjen e Maqedonisė me Serbinė, por ėshtė rezultat i punės sė komisionit tė pėrbashkėt, Prishtinė – Shkup.
lajme.parajsa.com

































