Edi Rama reagon ndaj reklamės sė kryeministrit dhe gjobės ndaj News 24
04.09.2008 18:48 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama iu bashkua sot kritikave ndaj gjobės qė i ėshtė vėnė njė stacioni televiziv pėr transmetimin e njė reklame qė ironizonte qeverinė. Kryetari Socialist i bėri thirrje Kryeministrit Berisha, siē u shpreh ai, qė tė mos e provokojė mė tej opozitėn duke pėrdorur paratė e shqiptarėve pėr njė fushatė elektorale tė paligjshme, tė njėanshme dhe kėrcėnuese ndaj lirisė sė shprehjes e tė informimit tė publikut nė mediat elektronike.
Reagimi i zotit Rama erdhi pasi prej disa ditėsh nė disa televizione po transmetohet njė reklamė e kryeministrit mbi luftėn e qeverisė ndaj korrupsionit dhe pas gjobitjes sė Televizionit NEWS 24 nga ana e Kėshillit Kombėtar tė Radio Televizioneve pasi transmetoi njė spot tė grupimit G99 qė ironizonte publicitetin qeveritar.
Sipas Kėshillit, spoti i G99 ėshtė njė reklamė politike dhe si e tillė nuk mund tė lejohet. Zoti Rama deklaroi se kryeministri duhet tė heqė dorė nga presioni mbi ato media qė transmetuan njė spot kritik tė njė organizate shoqėrore jofitimprurėse ndaj qeverisė. Pėrfaqėsues tė shumtė tė opozitės dhe tė organizatave tė tė drejtave tė njeriut e kanė vlerėsuar vendimin e KKRT si njė formė trysnie politike, qė qeveria synon tė realizojė ndaj mediave kritike.
Rreth kėsaj ēėshtjeje ka ndėrhyrė edhe ambasada amerikane nė Tiranė. Zėdhėnėsi i saj Biks Aliu pasi ėshtė takuar me drejtuesen e KKRT ėshtė shprehur se ''ka ritheksuar besimin e fortė tė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara se liria e shprehjes ėshtė njė prej tė drejtave mė themelore qė gėzojnė individėt. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara i marrin shumė seriozisht pretendimet se kjo e drejtė mund tė kompromentohet.
//rd//
lajme.parajsa.com

































