Emri i Maqedonisė, Bakojani: Zgjidhja pa fitues dhe humbės
03.09.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni
Nė fillim tė muajit shtator pritet tė zhvillohet njė raund i ri bisedimesh midis Shkupit dhe Athinės me ndėrmjetėsim tė OKB-sė, Metju Nimiē, pėr gjetjen e zgjidhjes pėr emrin kushtetues tė Maqedonisė
Kryediplomatia greke, Dora Bakojani, nė lidhje me emrin e Maqedonisė ka deklaruar se Greqia do tė propozojė me maturi njė zgjidhje pėr emrin pa pasur fitues dhe tė humbur.
Me maturi do tė propozojmė njė zgjidhje pa fitues dhe tė humbur. Por, jo pa pėrmbajtje dhe mbulesė, deklaroi Bakojani pėr njė radio greke.
Sipas saj, emri i ri i Maqedonisė duhet tė reflektojė realitetin nė rajon dhe t`i japė fund propagandės iredentiste tė Shkupit. Bisedimet pėr emrin do tė kenė njė qėllim, pėrcaktimin e njė emri fqinj qė do tė jetė e pranueshme pėr tė dyja palėt, theksoi shefja e diplomacisė greke. Nė fillim tė muajit shtator pritet tė zhvillohet njė raund i ri bisedimesh midis Shkupit dhe Athinės me ndėrmjetėsim tė OKB-sė, Metju Nimiē, pėr gjetjen e zgjidhjes pėr emrin kushtetues tė Maqedonisė. Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Jorgos Kumucakos, e quajti verbėri joproduktive politikėn e autoriteteve udhėheqėse tė Maqedonisė. Zhvillimet e fundit tregojnė njė verbėri joproduktive tė udhėheqjes sė IRJM-sė e pėrcjellur me interpretime tė pasakta tė sė kaluarės, deklaroi pėr median Kumucakos nė reagimin e tij lidhur me miratimin e Rezolutės nga Parlamenti i Maqedonisė pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe pasurive tė refugjatėve maqedonas tė Egjeut nė Greqi. Sipas tij, autoritetet nė Shkup po tregojnė njė taktikė me obstruksione dhe nėnēmime e cila po pėrdoret gjatė periudhės sė fundit. Rezoluta pėr pronat e pakicės maqedonase nė Greqi, e cila u miratua nga parlamenti maqedonas i ėshtė dėrguar kryetarėve tė parlamenteve tė vendeve tė BE-sė, SHBA-ve, Rusisė, Kinės, Kanadasė, Australisė, OSBE, NATO-s dhe Kėshillit tė Europės.
lajme.parajsa.com

































