Fatmir Sejdiu: Firmosja, tranzicion per institucionet
20.08.2008 00:05 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Merkure, 20 Gusht 2008
Prishtina zyrtare e vlereson nenshkrimin e marreveshjes ndermjet misionit te OKB-se dhe atij te BE-se si hap pozitiv per marrjen e kompetencave te mbetura nga institucionet nderkombetare. Zyrtaret shteterore te Republikes se Kosoves shprehen te bindur se marreveshja e nenshkruar ndermjet misionit te Kombeve te Bashkuara dhe atij te Bashkimit Evropian do te jete e rendesishme per marrjen e kompetencave te mbetura nga institucionet nderkombetare. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, vlereson se dokumenti i nenshkruar, dite me pare, nuk ka te beje vetem me angazhimet e ardhshme te UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove, por, para se gjithash, nenkupton kalimin e pergjegjesive te mbetura nga institucionet nderkombetare te ato vendore. "Une e cilesoj ne cilesine e mandateve qe kane. UNMIK-u do te reduktoje kompetencat e veta, pra do te jete nje periudhe e transferimit te lehte apo tranzicionit ne institucionet e Kosoves, qe eshte paresorja dhe EULEX do te kete mandatin ndihmetar ne fushen e sigurise dhe te sundimit te ligjit", deklaroi Sejdiu. Sipas tij, kete pjese e cileson jashte keqkuptimeve si nje pjese e marreveshjes per rikonfigurim te shpejte te UNMIK-ut dhe deshiron qe kjo te behet shume shpejt. Misioni i OKB-se e quan marreveshje teresisht teknike dokumentin e nenshkruar ndermjet shefit te UNMIK-ut, Lamberto Zannier, si dhe krereve te misionit te Bashkimit Evropian, shefit te EULEX-it, Yves De Kermabon, dhe atij te Ekipit planifikues te BE-se, Roy Reve. Zedhenesi i UNMIK-ut, Russell Geekie, thote se marreveshja nenkupton shitjen e aseteve dhe pajisjeve te UNMIK-ut per misionin EULEX. "Eshte nje marreveshje teknike qe flet per shitjen e aseteve te UNMIK-ut per EULEX-in. Eshte plotesisht nje marreveshje teknike", thote Geekie. Ne nje konference per media te mbajtur me daten 15 gusht, zevendesshefi i perkohshem i misionit te OKB-se ne vend, Nicholas Haysom, e kishte cilesuar marreveshjen e nenshkruar si memorandum mirekuptimi ndermjet dy misioneve, e cila do t'ia hapte, ne njefare menyre, deren per zbarkim misionit EULEX. "Memorandumi i mirekuptimit eshte nje instrument legal ndermjet Kombeve te Bashkuara dhe te gjitha trupat qe punojne. EULEX do te punoje nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara dhe ne kete drejtim ne duhet te caktojme se si do te bashkepunojme dhe si do te mbeshtesim kete mision", ka deklaruar ai.
lajme.parajsa.com

































