"Forca e re e sigurisė, forcė civile"
21.08.2008 18:01 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni
Komandanti i trupave paqeruajtėse nė Kosovė, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, i tha BBC-sė se forca e re e sigurisė nė Kosovė, pas transformimit tė TMK-sė do tė jetė njė njėsi pėr mbrojtje civile. Ai tha se kjo forcė do tė ketė pėrgjegjėsi qė tė pėrballet me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimat ose zjarret qė mund tė kėrcėnojnė Kosovėn.
Gjenerali de Marnhac tha se forca e re e sigurisė do tė jetė shumėkombėshe, ashtu siē pretendojnė, sipas tij, tė bėhen edhe institucionet kosovare nė tė ardhmen.
Sipas tij, strukturat paralele nė veri tė Kosovės, janė pjesė e mjedisit politik qė nuk ėshtė stabilizuar ende. Ai tha se kompletimi i mjedisit politik do tė ndihmojė nė konsolidimin e qėndrueshmėrisė dhe tė sigurisė.
Me gjeneralin de Marnhac bisedoi korrespondenti i BBC, Arbėr Vllahiu i cili, fillimisht, i kėrkon tė flasė pėr karrierėn e tij.
Z.de Marnhac: Ėshtė njė pyetje, nė tė cilėn ėshtė e vėshtirė tė pėrgjigjesh. Para sė gjithash sepse nė kėto tridhjetė e mė shumė vjet tė shėrbimit, ėshtė e vėrtetė qė kam shėrbyer nė shumė vende, por nė grada tė ndryshme, nė pozita tė ndryshme dhe nė nivele tė ndryshme tė pėrgjegjėsisė.
Kur flasim pėr Kosovėn, ėshtė periudha mė e gjatė nė tė cilėn kam kaluar, kur marrim parasysh vitet kur kam qenė zėvendėskomandant dhe pastaj edhe komandant i KFOR-it, por gjithashtu ėshtė edhe niveli mė i lartė i pėrgjegjėsisė qė kam pasur ndonjėherė nė pėrvojėn time dhe nė situatat nė tė cilat kam qenė. Ėshtė e vėshtirė tė bėhen krahasimet.
Nėse do tė pėrcaktoja njė prirje tė pėrbashkėt pėr tė gjitha misionet, ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė se gjithmonė ka patur kombinime tė dimensioneve ushtarake tė ndėrlidhura me pėrfshirjet e politikės. Kjo ėshtė mbase karakteristika mė paqėsore e llojit tė operacioneve nė tė cilat kemi shėrbyer nė njėzet vitet e fundit, mė saktėsisht qėkur ka rėnė Muri i Berlinit.
Dhe ky ėshtė mjedisi kompleks nė tė cilin ėshtė dashur tė veprojmė dhe ėshtė vėrtetė karakteristik. Nė tė shumtėn e rasteve, shikuar nga perspektiva ushtarake nuk ėshtė aq komplekse, sepse veprimet ushtarake mbesin relativisht tė thjeshta, por ajo qė e bėn komplekse ėshtė kjo pėrzierje e mjedisit ushtarak dhe politik.
BBC: Por pse erdhėt nė Kosovė? Pse e pranuat detyrėn kur erdhėt fillimisht mė 2005?
Z. de Marhnac: Arsyeja e parė ėshtė se mė ėshtė kėrkuar ta bėj kėtė detyrė. Unė i takoj ende sistemit ushtarak dhe kur tė jepen urdhėrat, ata duhen zbaruar. Ky ėshtė koncepti im. Veē kėsaj, situata ishte interesante, edhe niveli i pėrgjegjėsisė ishte interesant. Gjithashtu roli i shtetit tim qė luan nė rajon qė nga viti 1992-93, mė bėri qė tė luaj njė rol, aq sa mundem, bazuar nė pėrvojėn time dhe nga besimi qė marr nga autoritetet e mia.
Ėshtė pra njė pėrzierje e gjithė kėtyre faktorėve qė e sqarojnė vendosjen time nė Ballkan dhe nė Kosovė. Kur erdha, sė pari nė vitin 2005, nuk isha nė dijeni se mund tė kthehesha njė vit e gjysmė mė pas, si komandant i KFOR-it.
Pra, njė pjesė ishte njė ndjenjė normale pėr detyrėn e ushtarit, pjesa tjetėr ishte e rrethanave qė shfrytėzoni qė tė jeni nė kėtė pozitė.
BBC: Erdhėt nė Kosovė njė vit pas trazirave tė marsit. Nė kohėn kur ambasadori Eide po pėrgatiste raportin pėr Kosovėn. Ishit nė dijeni tė problemeve me tė cilat pėrballej Kosova nė atė kohė?
Z.de Marhnac: Unė nuk e zbulova Kosovėn nė vitin 2005. Nė ushtrinė franceze ishte pjesė e mjedisit tonė. Ne kemi patur konferenca, takime, sesione pune pėr Kosovėn qė nga viti 1998. Pra, nuk po e zbuloja atė. Isha i vetėdijshėm pėr ndryshimin e rrethanave qė po bėheshin nė vitin 2005. Jo domosdoshmėrisht po i vlerėsoja implikimet qė po paraqiteshin nė atė kohė, nė terren, nė mendjet e njerėzve dhe tė udhėheqėsve tė tyre.
Pra, kjo ėshtė ajo qė mėsova, duke shėrbyer si zėvendėskomandant. Nė tė njėjtėn kohė ishte shumė e dobishme qė tė kthehesha sėrish si komandant. Kjo sepse si komandant e kuptoja mė mirė gjithė mjedisin dhe implikimet politike me tė cilat pėrballesha.
BBC: Gjeneral, nė atė kohė, kur erdhėt sė pari, ishte njė atmosferė e pritjes, e paqartėsisė politike. Ēfarė problemesh, apo mė mirė, ēfarė kėrcėnimesh prisnit atėherė?
Z.de Marhnac: Ėshtė e vėshtirė tė thuhet, mbase pėr shkak se nuk mė kujtohet ēdo gjė mirė. Por mendoj se ishte njė kohė qė njė pjesė e njerėzve nėnkuptonte se gjėrat do tė lėvizin, pėr tė tjerėt se asgjė nuk do tė lėvizė.
Mendoj se rreziku ekzistonte, sepse ēdokush priste diēka, ndoshta jo domosdoshmėrisht tė njėjtat gjėra dhe pasojat e njėjta. Pra, ishte njė rrezik dhe njė rast, njė rezistencė ndaj atyre pritjeve qė mund tė ngrinin tensione. Nuk ndodhi asgjė, sepse gjėrat rrodhėn nė mėnyrėn si rrodhėn, me raportin e Kai Eides qė ēoi drejt vendimit pėr tė hapur, atė qė u quajt atėherė, proces i negociatave tė Ahtisaarit. Mendoj se, pėrderisa njė lloj dinamike mbahet, pritjet mund tė menaxhohen.
BBC: Ju u kthyet nė Kosovė nė vitin 2007. Ishte njė kohė dhe njė atmosferė gjithashtu shumė interesante, pėr ju dhe kosovarėt. Prisnit ndonjė problem, teksa tė gjithė prisnin zgjidhjen e statusit tė Kosovės?
Z. de Marhnac: Fillimisht jo shumė. Sepse ishte fillimi i negociatave tė Treshes. Vlerėsimi im ishte, se derisa procesi tė vazhdonte, ne mund tė prisnim njė lloj stabiliteti, sepse tė gjithė prisnin rezultatin e atij procesi tė negociatave. Ne vlerėsuam se nė fund tė kėtij procesi, qė ishte paraparė tė bėhej nga muaji dhjetor, gjėrat mund tė ndryshonin.
Nga perspektiva ime e komandantit tė KFOR-it ishte njė rast, sepse mė jepte mua kohė qė ta njoh KFOR-n nė hollėsi, ta pėrgatisja atė nė mėnyrėn se unė dėshiroja qė tė punonte, pa ndonjė presion tė madh nga mjedisi, pėr arsye se secili priste rezultatin e procesit. Kjo ishte njė periudhė e njė qėndrueshmėrie tė madhe dhe nuk kishte ēėshtje madhore pėr sigurinė dhe qėndrueshmėrinė.
BBC: Por ju ishit nėn presion nė shkurt tė vitit 2008, kur Kosova po bėhej gati pėr shpalljen e pavarėsisė. A nuk ishte kėshtu?
Z.de Marhnac: Ishte njė periudhė tjetėr dhe ėshtė e vėrtetė se kishte njė presion edhe nė Kosovė, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Por mendoj se pėr shkak se kishim kėtė kohė tė pėrgatitjeve ne kishim mundėsi tė ndėrmarrim tė gjitha masat e nevojshme pėr ta mbajtur sigurinė dhe qėndrueshmėrinė. Mendoj se kėtė edhe e bėmė. E bėmė, gjithashtu, sepse nė veprimet e e tij, KFOR-i, njė organizėm ndėrkombėtar ky, mbėshtetej nga popullata dhe nga udhėheqėsit. Kėshtu edhe mund ta sqarojmė suksesin tonė. Sa i pėrket stabilitetit dhe sigurisė, mendoj se mund tė vlerėsohet si sukses.
BBC: Ēfarė rregullash konkrete kishit pėr ushtarėt tuaj nė shkurt. Ishit tė shqetėsuar mė 17 shkurt?
Z.de Marhnac: Ajo qė e kam mėsuar gjatė karrierės sime ėshtė se, sa mė e tensionuar tė jetė situata, aq mė i relaksuar duhet tė duket komandanti. S'do tė thotė se ai ėshtė, por ai duhet tė duket mė i relaksuar. Kjo i jep njė lloj besimi vartėsve. Kjo ėshtė ajo qė u mundova tė bėj dhe mendoj se rasti qė kisha, ishte kjo periudhė paraprake qė mė dha mundėsinė tė takoj ushtarėt e mi dhe komandantėt e mi, tė bisedoj me ta dhe tė vlerėsoj gjendjen e tyre.
Nė kohėn kur 17 shkurti ndodhi, mund tė them se ishim gati, po e vėshtronim se ē'po ndodhte. Unė po mundohesha tė isha i relaksuar dhe po prisja fishekzjarret, si shumė njerėz tė tjerė nė Prishtinė.
BBC: Dhe ushtarėt tuaj ishin nė kufi atė ditė?
Z.de Marhnac: Nuk ishin vetėm nė kufi, por gjithandej ku ne menduam se ishte me rėndėsi qė populli ta shihte praninė tonė. Kjo ėshtė ajo qė bėmė. Vendosėm ushtarėt nė ēdo pjesė, qė mund tė ishte kritike, dhe ky pėrkushtim, kjo vendosje e dukshme luajti rol nė mbajtjen e qėndrueshmėrisė dhe tė sigurisė.
BBC: Gjeneral, meqė po flasim pėr sigurinė, shihni ndonjė kėrcėnim pėr tė pasi Kosova ka shpallur pavarėsinė e saj?
Z.de Marhnac: Ėshtė gjithnjė e vėshtirė qė tė parashikohet e ardhmja. Gjithnjė pėrderisa mjedisi politik nuk ėshtė plotėsisht i stabilizuar ose konsoliduar mund tė priten situata tė vėshtira. Nga perspektiva e sigurisė, unė mund tė them, se nuk shoh ndonjė kėrcėnim tė madh tani pėr tani.
Perspektiva ekonomike, mundėsia pėr tė filluar zhvillimin ekonomik, qė ka pasoja tė ndėrlidhura me fushat e tjera, si punėsimi, arsimi, etj., ky mbase mund tė jetė kėrcėnimi pėr tė ardhmen. Unė nuk shoh njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė, por paqartėsia e mjedisit politik dhe nevoja pėr njė zhvillim tė mbarė ekonomik janė mbase sfidat kryesore nė tė ardhmen.
BBC: Pra, ju nuk i shihni strukturat paralele nė veri si kėrcėnim pėr Kosovėn dhe pėr ju sot?
Z.de Marhnac: Kjo ėshtė njė ēėshtje politike dhe unė nuk kam shumė vullnet pėr t'u angazhuar nė kėtė rrafsh. Strukturat paralele janė pjesė e kėtij mjedisi qė nuk ėshtė stabilizuar ende. Mendoj se ajo qė duhet bėrė ėshtė kompletimi i kėtij mjedisi politik dhe pastaj qėndrueshmėria dhe siguria do tė konsolidohen.
BBC: Do tė ndihmoni nė krijimin e Forcės sė re tė Sigurisė nė Kosovė dhe si do tė duket ajo?
Z.de Marhnac: NATO-ja ka marrė vendim qė ta ndihmojė kėtė proces, qė pėrfshin shuarjen e TMK-sė. Forca do tė jetė, kryesisht, njė njėsi pėr mbrojtje civile, qė do t'i japė Kosovės kapacitete dhe pėrgjegjėsi pėr t'u pėrballur me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimat ose zjarret. Kjo ėshtė vija e fundit dhe ajo qė do tė ndodhė.
BBC: Pra, kjo do tė jetė njė forcė emergjente?
Z.De Marhnac: Mund ta quani njė forcė emergjente, ose njė komponente pėr mbrojtjen civile, por kjo ėshtė ajo qė do tė jetė.
BBC: A do tė jenė strukturat paralele pjesė tė kėsaj force? A do t'i negocioni kėto lloj angazhimesh?
Z.de Marhnac: Unė nuk do tė negocioj asgjė dhe kėtė do t'ua lė politikanėve dhe diplomatėve. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se kjo forcė do tė jetė shumėkombėshe, ashtu siē pretendojnė tė bėhen edhe institucionet kosovare nė tė ardhmen. Por unė nuk do tė negocioj asgjė, nė kėtė rast KFOR-i nuk do tė negociojė asgjė.
lajme.parajsa.com

































