Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Delegacioni i Kosovės nė Uashington, takime me Sekretaren Rajs dhe Sekretarin Gejts

Delegacioni i Kosovės i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi vazhdojnė vizitėn nė Uashington, ku zhvilluan tė premten takime me zyrtarė tė lartė tė administratės sė presidentit Bush. »»


Gjykata e Hages shtyn gjykimin e dy serbeve te akuzuar per krime lufte

17.05.2008 11:36 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

 

 HAGE-Gjykata e Hages e shtyu per te pakten tre muaj gjykimin per krime lufte kunder dy ish shefave te sigurimit serb, per shkak se njeri prej tyre eshte ne gjendje jo shume te mrie shendetesore.

Trupi gjykues i apeleve vendosi per shtyrjen e gjyqit te Jovica Stanisic, duke hedhur poshte nje vendim te meparshem qe thoshte se ai ishte ne gjendje te vazhdonte gjyqin dhe se mund t’i ndiqte procedurat gjyqesore nga qelia e burgut nepermjet nje lidhjeje me video.

Trupi gjykues i apeleve vendosi se zoti Stanisic, i cili vuan nga depresioni, problemet e zorreve dhe osteoporoza, ka te drejten themelore per te qene i pranishem gjate procedurave gjyqesore. Vendimi ben qe te shtyhet edhe gjyqi kunder ish zevendesit te tij, Franko Simatovic.

Te dy personat akuzohen me armatosjen dhe stervitjen e grupeve paramilitare qe kane vrare jo-serbe ne Bosnje Hercegovine dhe Kroaci gjate lufterave ne ish Jugosllavi ne fillim te viteve 1990.
(d.b/VOA/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare