Gjykata e Hagės shtyn gjykimin e dy serbėve
17.05.2008 00:20 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani
Gjykata e Hagės e shtyu pėr tė paktėn tre muaj gjykimin pėr krime lufte kundėr dy ish shefave tė sigurimit serb, pėr shkak se njėri prej tyre ėshtė i sėmurė.
Trupi gjykues i apeleve vendosi pėr shtyrjen e gjyqit tė Jovica Stanisic, duke hedhur poshtė njė vendim tė mėparshėm qė thoshte se ai ishte nė gjendje tė vazhdonte gjyqin dhe se mund ti ndiqte procedurat gjyqėsore nga qelia e burgut nėpėrmjet njė lidhjeje me video.
Trupi gjykues i apeleve vendosi se zoti Stanisic, i cili vuan nga depresioni, problemet e zorrėve dhe osteoporoza, ka tė drejtėn themelore pėr tė qenė i pranishėm gjatė procedurave gjyqėsore. Vendimi bėn qė tė shtyhet edhe gjyqi kundėr ish zėvendėsit tė tij, Franko Simatovic.
Tė dy personat akuzohen me armatosjen dhe stėrvitjen e grupeve paramilitare qė kanė vrarė jo-serbė nė Bosnjė Hercegovinė dhe Kroaci gjatė luftėrave nė ish Jugosllavi nė fillim tė viteve 1990. //rd//
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_Gates_thaqi_sejdiu.jpg)






























