Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Emri i Maqedonisė, Greqia pesimiste pėr zgjidhjen

Ēėshtja e emrit tė Maqedonisė vazhdon tė mbetet nė njė pikė tė vėshtirė dhe larg zgjidhjes. Kjo pasi Greqia ende kėrkon lėshime dhe ndryshimin e qėndrimit tė Maqedonisė. »»


Gjykata kushtetuese turke filloi sot nė Ankara procesin kunder partise ne pushtet

04.07.2008 00:09 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni

image

Gjykata kushtetuese turke fillon sot nė Ankara me marrjen nė pyetje lidhur me kėrkesėn e prokurorisė pėr ndalimin e veprimtarisė sė partisė qeveritare AKP. AKP e quan procedurėn nė gjykatėn mė tė lartė puē tė drejtėsisė.

Pėr prokurorin e pėrgjithshėm turk, Abdurrahamn Jalēinkaja (Abdurrahman Yalcinkaya) ēėshtja ėshtė e qartė: Partia qeveritare pėr zhvillim dhe drejtėsi, AKP pėrbėn njė rrezik pėr rendin sekular tė vendit qė nga koha e Ataturkut. Partia qeveritare, e cila fillimisht para njė viti fitoi zgjedhjet me njė pėrqindje tė lartė prej 47 pėrqind tė votash angazhohet pėr njė vend islamik, mendon Jalēinkaja andaj dhe duhet tė ndalohet.

Ndalim i veprimtarisė politike tė Erdoganit

Nė fjalėn qė mban nė gjykatėn kushtetuese sot, Jalēinkaja do tė kėrkojė edhe ndalimin e pėrjetshėm tė veprimtarisė politike pėr kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe 70 zyrtarė tė tjerė tė AKP-sė. Akuzat e tij prokurori i pėrgjithshėm do t'i forcojė kryesisht me citate tė Erdoganit dhe shokėve tė tij tė partiak, ku ata shprehen pėr parimet sekulare tė shtetit.

Po ashtu ndalim-veprimtaria do tė kėrkohet edhe pėr regjisoren Ajshe Bėhyrler (Ayse Böhürler), bashkėthemeluese e AKP-sė. Ajo akuzohet pėr disa deklarata tė bėra nė njė debat televiziv: "Unė kam thėnė nė emision se mund ta paramendoj qė njė ditė edhe gjykatėset nė Turqi tė guxojnė tė mbajnė shami koke. Unė akuzohem pėr kėtė fjali. Pėr prokurorinė unė jam e dyshimtė siē duket shkaku i shamisė sime. Asnjėherė nuk jam shprehur publikisht kundėr njė ndarje prej shtetit dhe fesė nė kėtė vend - pėr shkak se unė mbėshtes kėtė sistem. E tėrė aktakuza ėshtė qesharake saqė pėr momentin as qė do tė mbrohem".

Nė aktpadi AKP si tėrėsi para sė gjithash akuzohet pėr pėrpjekjen e heqjes sė ndalimit tė shamisė sė kokės nė shkollat e larta. Njė ligj pėrkatės i miratuar nė fillim tė kėtij viti ndėrkohė ėshtė shfuqizuar nga gjykata e lartė kushtuetuese. 

AKP paraqitet me vetėbesim

Vetė AKP nga ana e saj e vlerėson padinė nė gjykatėn mė tė lartė turke si "puē tė drejtėsisė". Sipas saj, pas kėtij aksioni qė ka tė bėjė me luftėn pėr pushtet qėndron kreu i ushtrisė turke. Nė tė vėrtetė ėshtė bėrė e njohur qė njė prej gjykatėsve ėshtė takuar disa herė me njė gjeneral tė lartė. Kryeministri Erdogan: "Ka njė varg njerėzish tė cilėt qė tani flasin pėr vendimin ende pa u marrė ai nė gjykatėn kushtetuese. Kėshtu ata vetėm sa nxehin klimėn politike. Njė sjellje e tillė ėshtė e papėrgjegjshme dhe nuk mund tė kaloj tek populli. Ēfarė besojnė ata? Ata janė qė morrėn kartonin e kuq nga populli dhe u dėrguan jashtė fushės sė lojės. Atyre iu them: se kush do tė qeverisė kėtė vend, do tė vendoset gjithmonė prej popullit!".

Tė enjten me 3 korrik, partia qeveritare AKP do tė ketė mundėsinė qė edhe njėherė tė mbrohet para gjykatės ndėrkaq vendimi i gjykatės pritet nga fundi i kėtij muaji. Nė rast tė njė ndalimi tė veprimtarisė, kreu i AKP-sė planifikon themelimin e njė partie tė re. Zgjedhjet e reja tė parakohshme nė kėtė rast do tė ishin tė pashmangshme.
 
 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare