Gruevski: Nuk pres ndryshime nė politikėn amerikane kundrejt Maqedonisė, pavarėsisht se kush do fitojė
04.09.2008 18:00 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
WASHINGTON - Kryeministri Nikolla Gruevski nė intervistėn pėr Zėrin e Amerikės nė gjuhėn maqedonase tha se nuk pret ndryshime serioze nė politikėn amerikane drejt Maqedonisė pas zgjedhjeve presidenciale nė SHBA qė do tė mbahen nė nėntor.
Sic en te ditur agjencia e lajmeve MIA, Gruevski mori pjesė edhe nė Konventėn e Partisė Republikane.
"Ėshtė e qartė se ekzistojnė disa ndryshime lidhur me Irakun dhe ēėshtje tė tjera. Megjithatė pėr sa i pėrket Maqedonisė, nuk pres ndryshime. Pėrgjithėsisht SHBA-ja nuk i ndryshon menjėhere politikat e, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr partneritete strategjike. Maqedonia dhe SHBA-ja kanė partneritet stretagjik dhe nga pėrvoja e deritanishme, do tė thoja pėrvoja historike, duke parė politikat e jashtme tė SHBA-sė, ėshtė e qartė se ata nuk i ndryshojnė partneritetet strategjike brenda natės, nuk i shkatėrrojnė ato qė kanė ndėrtuar dhe as nuk i ndėrtojnė kėshtu me lehtėsi ato qė nuk janė ndėrtuar - po kėshtu brenda natės. Domethėnė, nuk pres ndonjė ndryshim serioz lidhur me politikėn e jashtme kundrejt nesh", theksoi Gruevski.
Duke iu pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve nėse janė tė mundshme ndryshime tė politikės amerikane drejt Maqedonisė nėse nė zgjedhjet fiton demokrati Barak Obama dhe kandidati i tij pėr nėnpresident Xho Bajden, duke marrė parasysh afrimitetin me lobin grek, kryministri Gruevski tha se nuk pret ndryshime drastike.
"Mund tė ketė ndonjė dallim nė nuanca. Megjithatė, tė gjithė qė deri tani i kam takuar nė Stejt Departament dhe nga partitė nė SHBA thonė se nuk duhet tė pritet ndonjė ndryshim i madh serioz. Por pritet tė shohim", theksoi Gruevski.
Lidhur me paralajmėrimet se nė Shtator do tė ketė propozim tė ri pėr emrin, gjatė Asamblesė sė pėrgjithshme tė KB-sė, kryeministri Gruevski theksoi se ekzistojnė angazhime tė vazhdueshme pėr gjetjen e ndonjė zgjidhjeje pėr tejkalimin e problemit pėr emrin.
(d.b/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































