Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Haga kėrkon dėnimin e ish-presidentit serb

22.08.2008 00:02 Rajoni - Burimi: TemA Rajoni

Nga DW

Prokuroria e Tribunalit tė Hagės ėshtė e bindur se ka gjetur fajtorė ish-presidentin e Serbisė Millan Millutinoviē, ish-zėvendėskryeministrin Nikolla Shainoviē, shefin e shtatmadhorisė sė ushtrisė jugosllave Dragoljub Ojdaniē, si dhe gjeneralėt Nebojsha Pavkoviē, Vlladimir Llazareviē dhe Sreten Llukiē pėr krime kundėr shqiptarėve nė Kosovė.

Prokurori Tom Hanis tha se gjatė gjykimit, qė ka filluar para dy vitesh, janė paraqitur prova tė mjaftueshme pėr krimin e organizuar me qėllim spastrimin etnik tė shqiptarėve tė Kosovės dhe vendosjen e dominimit tė pėrjetshėm serb. Pala serbe ka synuar qė largimin e shqiptarėve tė Kosovės ta arrijė pėrmes njė fushate sistematike tė terrorit dhe dhunės masive kundėr shqiptarėve. Millutinoviē dhe tė tjerėt akuzohen pėr dėbimin e rreth 800.000 shqiptarėve, vrasjen e mijėra civilėve tė pafajshėm, keqtrajtimet seksuale dhe dhunime masive si dhe plaēkitjen dhe shkatėrrimin e vendbanimeve shqiptare dhe objekteve fetare.

Prokuroria pohon se planet e Serbisė pėr spastrimet etnike janė zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė, pasi mė parė dėshtuan planet pėr realizimin e qėllimeve pėrmes heqjes sė autonomisė apo shtimit tė reprezaljeve. Hanis citoi edhe gjeneralin gjerman Klaus Nauman, i cili gjatė procesit kundėr Millosheviēit dėshmoi se ish - presidenti i Serbisė jozyrtarisht kishte paralajmėruar se nė pranverėn e vitit 1999 do t'i mblidhte shqiptarėt e Kosovės dhe do t'i vriste si dikur nė vitin 1946 nė Drenicė. Kėto krime tė paralajmėruara prej Millosheviēit i kanė kryer ushtria, policia dhe forcat tjera serbe, nė mars dhe prill tė vitit 1999.

Gjenerali Pavkoviē nė kohėn e procesit kundėr Millosheviēit pohonte se pėrgjegjėsinė pėr zhvillimet atje e kishin ata vetė. “Millosheviē nuk mė ka thirrur kurrė tė mė urdhėrojė tė kryejė ndonjė vepėr pėr tė cilėn akuzohet nė Hagė. Ai mė thėrriste ēdo tė dytėn ditė dhe mė pyeste pėr moralin dhe gjendjen nė ushtri, mė ofronte ndihma dhe sugjeronte tė mos shėtisim nėpėr Kosovė se do tė na vrasin. Ndėrkohė qė pėrgjegjėsia komanduese nė sistemin tonė juridik nuk ekziston.”

Mirėpo prokuroria pohon se ka nxjerrė prova tė mjaftueshme pėr tė dėshmuar se tė gjitha veprimet e ushtrisė, policisė dhe forcave tjera, janė komanduar prej tė akuzuarve qė ishin nė njė shtab tė pėrbashkėt, i cili komandohej prej tė akuzuarve.

Prokuroria hodhi poshtė pohimet e mbrojtjes se eksodi i shqiptarėve ishte pasojė e bombardimeve tė NATO-s. Fushata serbe realizohej nė Kosovė pėrmes njė modeli tė pėrpunuar mirė: Sė pari ushtria garantonte vendbanimet shqiptare, pastaj futej policia dhe i ndiqte, i bastiste, plaēkiste dhe digjte shtėpitė, ndėrkohė qė banorėt dėboheshin apo vriteshin. Gjatė kėsaj fushate ka pasur edhe vrasje masive tė familjeve, civilėve dhe fėmijėve, siē ishin rastet e familjeve Berisha apo Ēaka. Si dėshmi konkrete e krimeve masive u theksua edhe vrasja dhe transportimi i qindra tė vrarėve shqiptarė nė afėrsi tė Beogradit. Si dėshmi kundėr ish-presidentit tė Serbisė, Millan Millutinoviē u paraqitėn edhe obstruksionet e tij gjatė konferencės paqėsore nė Rambuje. Prokuroria kėrkon qė Millutinoviē dhe pesė bashkėpunėtorėt e tij tė dėnohen nė kohėzgjatje prej 20 vjetėsh e deri nė burgim tė pėrjetshėm. Ndėrkohė qė mbrojtja ėshtė e mendimit se pala kundėrshtare nuk ka paraqitur dėshmitė e duhura pėr dėnimin e tė akuzuarve. Avokatėt pohojnė se Millutinoviē dhe Shainoviē nuk kanė komanduar me forcat ushtarake dhe policore, por janė angazhuar pėr zgjidhjen e problemeve me mjete politike. Fjala e mbrojtjes pėrfundoi dje, ndėrsa vendimi do tė merret mė vonė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare