Haga liron pėrkohėsisht Baton Haxhiun
23.07.2008 06:02 Rajoni - Burimi: SOT Rajoni
Gjykata e Hagės ka vendosur tė lirojė pėrkohėsisht gazetarin kosovar, Baton Haxhiu i cili ėshtė akuzuar nga prokuroria pėr fyerje tė gjykatės. Gazetari akuzohet se publikoi emrin e njė dėshmitari tė Hagės kundėr Haradinajt. Vendimi i gjykatės ėshtė dhėnė gjatė ditės sė djeshme duke marrė parasysh kėrkesėn e avokatit tė mbrojtjes pėr lirim tė pėrkohshėm tė gazetarit kosovar. Kėrkesa e mbrojtjes ėshtė bėrė vetėm pak ditė mė parė, kur gazetari Baton Haxhiu deklaroi se ėshtė totalisht i pafajshėm. Baton Haxhiu akuzohet se nė vitin 2007 ka publikuar emrin e njė dėshmitari tė mbrojtur i cili do tė dėshmonte kundėr Ramush Haradinaj.Publicisti kosovar u arrestua nė "kohė rekord", pak pas ngritjes sė akuzave kundėr tij nga Gjykata e Hagės pėr zbulimin e identitetit tė dėshmitari kryesorė nė gjyqin kundėr ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Vetėm pak javė mė parė, ish-ministri i Kulturės nė Kosovė, Astrit Haraēija si dhe bashkėpunėtori i tij, Bajrush Morina, u akuzuan nga Gjykata e Hagės pėr frikėsim tė dėshmitarėve nė gjyqin kundėr Haradinajt.
lajme.parajsa.com































