Halimi: Beogradi tė ndaloje diskriminimin e shqiptarėve tė Luginės
28.08.2008 12:02 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
BUJANOVIC-Deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Republikės sė Serbisė, Riza Halimi thotė se Qeveria e Serbisė po vazhdon lojėn e vjetėr dukes shtypur dhe diskriminuar shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.
Ai kėrkoi qė shqiptarėt nė kėtė komunė tė kenė tė paktėn tė drejta tė barabarta njėsoj si pakica serbe e cila jeton nė shtetin e Kosovės.
“Tė drejtat tė cilat me Dokumentin e Ahtisarit u sigurohen pakicave, nė rradhė tė parė serbėve nė Kosovė, pretendojmė tė njejtat t’i realizojmė edhe ne kėtu nė Luginė tė Preshevės, nė kuadėr tė strukturave shtetėrore tė Serbisė dhe kjo ėshtė njė kėrkesė dhe njė angazhim mjaft real, them legjitim”, deklaroi Halimi
Realizimin e kėtyre tė drejtave, Halimi e sheh pėrmes njė angazhimi demokratik dhe unifikimit tė faktorit shqiptarė nė Luginė tė Preshevės, por nuk i mohon edhe format tjera ndoshta edhe protestat.
Ai thotė se vendimet e fundit tė qeverisė serbe pėr mospranimin e diplomave tė UP-sė dhe mbylljen e televizionit tė Preshevės janė tė planifikuara mė herėt dhe synojnė tė rrisin temperaturėn politike nė Preshevė.
“Ka gjasa qė gjitha kėto vendime tė jenė nė kuadėr tė planit operativė tė Qeverisė serbe qė pregatitej para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Pra jo rastėsishtė pos problemit tė televizionit tė “Preshevės” doli problemi edhe mė i rėndė i mos pranimit tė diplomave tė UP, edhe pse ato ishin pranuar nė vitin 2001 me kusht qė te jenė formularė tė UNMIK-ut dhe me vulė tė UNMIKu-ut”, theksoi Halimi.
Deputeti shqiptar ne Kuvendin serb beri te ditur se spektri politikė nė Luginė tė Preshevės do tė kėrkojė vazhdimisht pėrmirėsimin e statusit tė shqiptarėve nė kėtė komunė.
(d.b/INA/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com

































