I mituri shqiptar pėrdhunohet nga 9 pakistanezė
30.08.2008 00:01 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
Njė i mitur shqiptar nė Greqi ėshtė pėrdhunuar nga 9 shtetas pakistanezė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mbrėmė nė lagjen Agaleo tė kryeqytetit grek. Djaloshi qė kalonte nė njė nga rrugėt e qeta tė lagjes, nė rrethana qė akoma nuk dihen ėshtė sulmuar nga pakistanezėt tė cilėt e kanė rrėmbyer dhe e kanė ēuar nė njė vend tė vetmuar, pasi e kanė goditur e kanė pėrdhunuar me rradhė.
ATHINE- Shok ka shkaktuar nė Greqi lajmi qė njė 13 vjeēar shqiptar ka rėnė viktimė e pėrdhunimit nė grup. Ngjarja e frikshme ka ndodhur nė Aigaleo, njė lagje nė periferi tė Athinės dje rreth orės 6 e 30 tė mbrėmjes.
Djaloshi qė kalonte nė njė nga rrugėt e qeta tė lagjes, nė rrethana qė akoma nuk dihen ėshtė sulmuar nga njė grup emigrantėsh pakistanezė tė cilėt e kanė rrėmbyer dhe e kanė ēuar nė njė vend tė vetmuar, pas disa shkurreve, vetėm disa metra larg shtėpive tė banuara. Atje pasi e kanė goditur me ēfarė kanė mundur e kanė pėrdhunuar me rradhė dhe mė pas e kanė braktisur.
Megjithėse i dėrrmuar 13 vjeēari fatkeq ka mundur tė shkojė nė shtėpi dhe bashkė me babanė e tij kanė shkuar nė polici pėr tė denoncuar ngjarjen.
Menjėherė ėshtė vėnė nė lėvizje policia e ndjekjes sė krimeve tė rėnda forcat speciale tė saj kanė mundur tė arrestojnė njė prej 9 pakistanezėve, ndėrsa prej dje nė mbremje vazhdon operacioni I policisė pėr kapjen e 8 pėrdhunuesve tė tjerė.
Vetė mjeku ligjor pasi ka vizituar fėmijėn ka konstatuar se 13 vjeēari shqiptar ėshtė bėrė viktime e njė pėrdhunimi tė egėr nga shumė persona, si dhe ka pranuar goditje me mjete tė forta nė trup.
Ajo qė krijon pėrshtypje ėshtė fakti se pėrdhunimi ėshtė bėrė nė njė orė tė ditės, kur mund tė dukeshin tė gjitha kėto veprime, por nuk ka pasur asnjė denoncim nga qytetarėt e zonės.
Policia tashmė ka marrė edhe masa qė tė mos shpėrthejė njė tjetėr vatėr konfrontimesh midis shqiptarėve tė afėrm tė femijes dhe grupeve tė pakistanezėve qė jetojnė nė zonė.
Kohėt e fundit janė tė shpeshta episodet e konfrontimeve qė shpesh pėrfundojnė edhe me gjakderdhje midis grupeve tė ndryshme tė emigrantėve nė kryeqytetin grek.
Rasti i fundit ndodhi nė orėt e pasdites sė sotme, ku qėndra e Athinės u kthye nė fushė betejė nga pėrleshja me thika dhe sopata midis emigrantėve aziaatikė dhe afrikanė me qėllim kontrollin e zonave tė shitjes sė drogės.
(a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































