Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Ka ende tė zhdukur shqiptarė e serbė

29.08.2008 18:04 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni

Tė zhdukur nė Kosovė 30 gushti, Dita Ndėrkombėtare e Personave tė Zhdukur, e gjen Kosovėn tetė vjet pas luftės sė vitit 1999, me rreth 2 mijė persona ende tė pagjetur.

Vendet mė tė prekura nga lufta e fundit nė Kosovė, ishin pjesėt Qėndrore dhe Perėndimore tė Kosovės, qytetet me rrethina tė Rrafshit tė Dukagjinit, Drenicės etj, ku numri i viktimave e tė zhdukurve ishte me mijėra.

Rreth 5 km larg kryeqytetit, nė Fushė Kosovė, u morėn dhe u zhdukėn 16 meshkuj tė tė njėjtės familje, tė moshave tė ndryshme. Pėr shtatė vjet me radhė, familjarėt nuk kishin asnjė tė dhėnė pėr ekzistencėn e tyre.

Vetėm dy vjet mė parė, me anė tė ekspertizės mjeko-ligjore, ata mundėn tė indentifikonin mbetjet e trupave.

Rrėmbimi dhe zhdukja e vėllezėrve tė njėrės prej zonjave tė familjes ka lėnė pasoja edhe sot pas luftės.

Zonja Nazmie Mirena, jeton sė bashku me familjen e saj dhe nusen, bashkėshortin e sė cilės ja vranė nė masakrėn e pranverės sė vitit 1999.

“Pasi na i morėn, 16 anėtarė tė familjes sonė, pritėm disa vite, dhe dy vjet bėhen mė 28 korrik qė i kemi varrosur. Njė herė nuk dinim asgjė pėr ta, por qė kur i kemi varrosur, na duket mė lehtė. Po shkojmė t’i vizitojmė, por pėr ne ėshtė shumė e rėndė. Shtatė vjet nuk janė gjendur, ne na merrnin gjakun pėr tė bėrė indentifikimin e tyre, por kur na lajmėruan se i kanė gjetur, na mbaruan tė gjitha shpresat”.

Njė nga gratė e po tė njėjtės familje e quajtur Nurie Mirena, njė zonjė e moshės sė thyer, tregon se shtatė vite pas pėrfundimit tė luftės nuk ka ditur asgjė pėr familjarėt e saj. Vetėm dy vite mė parė, ajo indentifikoi mbetjet e trupave tė dy djemve dhe bashkėshortit tė saj.

Nė Kosovė, pas luftės u raportuan rreth 6 mijė tė zhdukur, prej tyre kanė mbetur pa u indentifikuar edhe 1950 persona tė tjerė.

Rreth 400 mbetje mortore, shumica prej tyre shqiptare priten tė indentifikohen nė morgun e Prishtinės.

Rreth 25 deri 30 pėr qind e mbetjeve mortore konsiderohen tė jenė serbe dhe minoriteteve tė tjera.

Qė nga viti 2007 nuk janė dhėnė informacione tė sakta pėr varreza tė mundshme si nė Kosovė ashtu edhe nė Serbi.

Prishtina thotė se eshtrat e shqiptarėve tė zhdukur ndodhen nė Serbi, ndėrsa Beogradi gjithashtu pretendon se njė numėr i konsiderueshėm i eshtrave tė serbėve tė vrarė gjatė luftės sė fundit, ndodhen nė Kosovė.

Prej katėr vitesh njė delegacion i Kosovės, udhėhequr nga KMDLNJ-ja, ka biseduar me delegacionin nga Beogradi pėr gjetjen e trupave tė tjerė, tė cilėt konsiderohen tė zhdukur.

Kryetari i Kėshillit Koordinues tė Familjeve tė tė zhdukurve ka thėnė pėr BBC-nė se do tė duheshin shekuj derisa kėto dy delegacione tė zgjidhnin pėrfundimisht ēėshtjen e personave tė pagjetur.

“Mendojmė dhe bindja jonė ėshtė e mbėshtetur, na mban shpresa. E kemi thėnė kėtė pėr disatėn herė, se tė gjitha kėto tė dhėna janė nė sirtarėt dhe arkivat e pushtetarėve akutualė tė Serbisė”.

Bisedimet tė cilat janė mbajtur vazhdimisht mes Prishtinės dhe Beogradit janė cilėsuar mjaft tė ngadalta, pėrsa i pėrket gjetjes sė personave tė zhdukur.

Kryqi i Kuq ndėrkombėtar i cili e mbikqyr kėtė proēes ka shprehur pakėnaqėsinė e tij nė lidhje me kohėzgjatjen e gjetjes sė personave tė pagjetur.

Qeveria e Kosovės thotė se angazhohet pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve pavarėsisht pėrkatėsisht sė tyre etnike.

Ndėrkohė, autoritetet kanė bėrė thirrje qė kjo ēėshtje tė mos politizohet, por tė mbetet njė ēėshtje humanitare.

Nė qershor tė kėtij viti, palėt dialoguese Prishtinė – Beograd pėr tė pagjeturit mbajtėn takimin e tyre tė fundit nė Prishtinė, ndėrsa ai i radhės pritet tė mbahet nė shtator tė kėtij viti nė Beograd.

Sipas Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, vazhdimi apo mbyllja e proēesit tė bisedimeve do tė varet nga institucionet tė cilat do tė vlerėsojnė nėse ky proēes do tė mund tė sjellė rezultate nė kėtė mėnyrė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare