Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Karaxhiē nė Hagė: Nuk flas nė gjykatėn e NATO-s

29.08.2008 18:03 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

NgaEva Kushova
Ish-lideri i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē ka refuzuar tė deklarohet fajtor apo jo-fajtor pėr 11 akuzat e ngritura ndaj tij. Karaxhiē ka ironizuar gjykatėn duke e quajtur si njė gjykatė e NATO-s, e cila ka pasur gjithnjė qėllim likuidimin e tij. Seanca e radhės pėr Radovan Karaxhiē ėshtė caktuar nė datėn 17 shtator.
KARAXHIC NE GJYQ  

HAGĖ

Karaxhiē: Nuk flas nė gjykatėn e NATO-s
 

Ora 17:10 - Ish-lideri i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē nė seancėn e dytė gjyqėsore ndaj tij nė Hagė, ka zgjedhur heshtjen duke refuzuar tė deklarohet fajtor ose jo pėr 11 akuzat e ngritura ndaj tij. Karaxhiē nė pamje i qetė para gjyqtareve tė Hagės ka thėnė se Gjykata e Krimeve tė Luftės nė ish-Jugosllavi ėshtė gjykatė e NATO-s, e cila ka pasur gjithnjė qėllim likuidimin e tij. Duke mos pranuar tė thotė asnjė fjalė pėr akuzat ndaj tij pėr gjenocid dhe krime kundėr njerėzimit, Karaxhiē madje ka pėrdorur ironinė nė kėtė seance gjyqėsore. “Unė nuk po pėrdor me emrin fals dhe mendoj se tė gjithė palėt e tjera duhet ta bėjnė kėtė”, ka thėnė Karaxhiē.
Kur gjyqtari i ēėshtjes, Ian Bonomi nisi leximin e akuzės sė parė pėr gjenocid, Karaxhiē u shpreh: “Nuk do deklarohem pėr asnjė akuzė nė kėtė gjykatė”.
Dy ditė mė parė Karaxhiē kishte dėrguar njė ankesė nė kėtė gjykatė ku shkruante se nuk shpresonte kurrė se do kishte njė gjykim tė drejtė ndaj tij dhe e konsideronte tė gjithė procesin si komplot ndaj tij.
Ish lideri i serbeve tė Bosnjės u  arrestua nė Beograd nė muajin korrik, pas 13 viteve nė arrati. Ai akuzohet kryesisht pėr orkestrimin e masakrės sė Sebrenicės ku gjetėn vdekjen 8000 burra e djem myslimanė. Seanca e radhės sė gjyqit tė Karaxhiē u caktua pėr nė 17 shtator.

Nis seanca ndaj Karaxhiē nė Hagė

Ora 14:34 -
  Ka nisur rreth orės 14:20 procesi gjyqėsor nė ngarkim tė tė akuzuarit pėr krime lufte Radovan Karraxhiē. Pėr tė dytėn herė ish-lideri politik i serbėve tė Bosnjes ėshtė paraqitur para trupit gjykues tė Hagės pėr tė deklaruar nė lidhje me akuzat. Karaxhiē do ti kėrkohet tė pėrgjigjet nėse e deklaron veten fajtor apo tė pafajshėm nė lidhje me 11 akuzat tė cilat janė ngritur mbi tė.
I akuzuari Karaxhiē ka thėnė se do tė vetėmbrohet nė lidhje me akuzat ndėrkohė qė tashmė pritet vetėm fjala e tij nė gjykatė.
Karaxhiē ėshtė ekstraduar nė Hagė, pas 13 viteve nė arrati. Ai ka thėnė se "demonizimi" i tij nė media, pėrjashton mundėsinė e njė gjykimi korrekt.
Karaxhiē u arrestua nė Beograd nė muajin korrik pasi i kishte shpėtuar drejtėsisė pėr mbi njė dhjetėvjeēar.
11 akuzat ndaj tij pėrfshijnė krime kundėr myslimanėve dhe kroatėve boshnjakė nė kohėn e Rrethimit e Sarajevės dhe Masakrės sė Srebrenicės.
(a.s/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare