Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Karaxhiē kėrkon gjykatės tė ri. Haga i plotėson kėrkesėn

22.08.2008 12:09 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

Haga vendosi qė procesi gjyqėsor ndaj Radovan Karaxhicit tė drejtohet nga njė gjykatės i ri. Dy ditė mė parė, i pandehuri qė akuzohet pėr krime lufte ndaj burrave dhe djemve muslimanė tė Bosnje Hercegovinės kėrkoi ndėrrimin e gjyqtarit, duke e cilėsuar atė tė njėanshėm 

HAGE-Gjykata e Hagės pėr Krime Lufte tha se procesi gjyqėsor kundėr liderit tė serbėve tė Bosnjes Radovan Karaxhic do tė drejtohet nga njė gjykatės i ri. Vendimi nėnkupton se me rastin Karaxhic nuk do tė merret mė gjykatėsi holandez Alphons Orie. Tė martėn Karaxhici kėrkoi njė gjykatės tė ri duke pretenduar se Orie nuk ėshtė neutral meqė tashmė kishte dėnuar njė nga ndihmėsit e afėrt tė Karaxhic.
Tribunali tha se ky vendim ėshtė marrė pasi prokurorėt kanė informuar gjykatėn se nuk e kanė ndėrmend qė tė kombinojnė mė tej rastin e Karaxhic me raste tjera sic e kishin planifikuar fillimisht.

Radovan Karaxhic u arrestua mė 18 korrik tė kėtij viti pas 10 vitesh kėrkimesh teksa udhėtonte nė njė autobus nė Beograd. Lajmi pėr arrestimin e tij u publikua mė 22 korrik tė kėtij viti. I veshur me njė identitet tė ri, (qė tashmė vėshtirė tė njihej) i dobėt, me njė mjekėr tė gjatė tė bardhė dhe flokė tė dendur Karaxhic kishte jetuar dhe punuar si mjek nė periferi tė Beogradit. Nė pėrballjen e parė me gjykatėsit, Karaxhic e quajti gjuetinė ndaj tij, thjesht farsė.

Disa ditė pas arrestimit tė tij, nė datėn 30 Korrik, Beogradi e dorėzoi atė nė Hagė. Nė seancė gjyqėsore Radovan Karaxhiēi kėrkoi nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr ish Jugosllavinė tė largojė nga procesi i tij gjyqtarin hollandez Alphons Orie. Karaxhiē akuzon Orie se ka interesa personale nė rastin e tij, duke pasur parasysh se dėnimet e tij pėr serbėt e Bosnjės kanė qenė teper te renda. Orie, nje ish gjykates I Krimeve te Renda ne Holande, eshte gjykates i Tribunalit te Hages qe nga viti 2001. Ai ka qene I pranishem ne gjyqin e zhvilluar ndaj liderit serbo-kroat Milan Babiē, i cili kreu vetevrasje ne qelite e burgut ne Hagen e vitin 2006, nderkohe qe ben pjese edhe ne panelin e gjykatesve qe po merren me ēeshtjen e ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel.
Alfons Orie, ishte nga gjykatesit kryesore qe kerkoi shfajesimin e ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, vendim te cilin Karaxhic e konsideroi te habitshem.

Karaxhiē do tė ballafaqohet me 15 akuza pėr krime lufte, pėrfshirė: gjenocidin, vrasjet dhe aktet jonjerėzore tė kryera gjatė luftės nė Bosnje, nė vitet 1992-1995.
Ai kėrkohej nga drejtėsia ndėrkombėtare sidomos sepse bashkė me gjeneralin Ratko Mlladiē, ish-shef ushtarak i serbėve tė Bosnjės, nxiti gjenocidin nė Srebrenicė (nė lindje tė Bosnjės), ku nė korrik 1995 u eliminuan rreth 8.000 burra muslimanė, e cilėsuar kjo si masakra mė e keqe nė Europė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
(d.b/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare