Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Konventa, 10 mijė protestues kundėr Bush

03.09.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni

Protestuesit thyen dritaret e njė dyqani dhe tė njė banke dhe tentuan tė bllokonin disa rrugė

Protesta masive tė dhunshme nė Minesota, ku po mbahet Konventa e republikanėve. Arrestohen 280 vetė

SHBA- Konventa e Republikanėve nė Shėn Pol tė Minesota-s ka nxitur protesta masive tė dhunshme. Policia amerikane ka deklaruar se ka arrestuar mė shumė se 280 vetė gjatė protestave tė dhunshme tė sė hėnės, nė ditėn e parė tė kuvendit republikan nė qytetin e Shėn Polit nė Minesota. Policia tha se 130 nga tė arrestuarit mund tė pėrballen me akuza kriminale. Protestuesit thyen dritaret e njė dyqani dhe tė njė banke dhe tentuan tė bllokonin disa rrugė. Zėdhėnėsi i policisė i tha ”Zėrit tė Amerikės” se protestuesit po kėshtu kishin hedhur gurė dhe tulla kundėr policisė dhe i kishin vėnė zjarrin njė koshi plehrash, tė cilin e kishin hedhur mė pas mbi njė automjet policor.

Zėdhėnėsi tha se grupe tė vogla protestuesish fshihen pas trazirave tė cilat, sipas policisė, kryen njė numėr tė konsiderueshėm krimesh dhe sulme kundėr oficerėve tė policisė. Ai tha se policia pėrdori gazin lotsjellės dhe hodhi piper kundėr protestuesve, pėr tė neutralizuar protestat. Arrestimet u zhvilluan ndėrsa demonstrues tė tjerė protesuan nė mėnyrė paqėsore nė Shėn Pol, kundėr luftės nė Irak dhe politikave tė administratės sė presidentit Bush.

Zyrtarėt thanė se nga 8 deri nė 10 mijė protestues mendohet tė kenė marrė pjesė nė protesta, gjatė kohės kur kandidati republikan pėr president i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhon Mekein dhe delegatėt e partisė sė tij po zhvillojnė Konventėn. Protestuesit kanė shfrytėzuar kėtė ngjarje, pėr tė kundėrshtuar politikat e presidentit Bush dhe administrės sė tij, kryesisht pėr luftėn nė Irak, duke i dhėnė kėsisoj mbėshtetjen kandidatit demokrat Barak Obama.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare