Kosova: Vizite historike dhe kulmi i perkrahjes se SHBA
23.07.2008 12:07 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Merkure, 23 Korrik 2008
Perfaqesues te partive politike ne Kosove dhe analiste e vleresojne me noten me te larte viziten e lidereve te Kosoves ne SHBA dhe takimin e tyre me Presidentin Xhorxh Bush. Ata e cilesojne kete vizite historike dhe me ndikim te vecante. Subjektet politike vleresojne se ky ishte kulmi i perkrahjes amerikane per popullin e Kosoves, por ato thone se ky eshte edhe nje obligim i madh per institucionet dhe per qytetaret e Kosoves, per te ndertuar nje shtet funksional. Partite politike ne Kosove u bashkuan dje rreth vleresimit te vizites se Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaci ne SHBA dhe takimit te rendesishem te tyre me Presidentin Xhorxh Bush. Shtetet e Bashkuara i priten udheheqesit kosovare me protokoll shteteror. Perfaqesues te subjekteve politike e cilesuan kete si simbolike e rendesishme per Kosoven. Anetari i kryesise se PDK-se, Rame Buja, thote se vete pamjet televizive te takimit te lidereve te Kosoves me Presidentin Bush japin sinjal te qarte se Kosova do ta kete mbeshtetjen e perhershme amerikane. "Ajo bisede e ngrohte dhe ai shtrengim duarsh flet edhe simbolikisht edhe esencialisht se Kosova do te jete e mbeshtetur ne vazhdimesi nga shteti me i fuqishem ne bote, nga Amerika", tha Buja. Nenkryetari i LDK-se, Rame Manaj, vlereson se kjo vizite shenon piken me te larte te bashkepunimit me SHBA. "Kjo vizite, qe eshte e para ne rrethana te reja te Kosoves shenon piken me te larte te komunikimit mes Kosoves dhe SHBA, vendit i cili ka pasur dhe ka nje rol shume te vecante dhe te rendesishem ne gjitha zhvillimet e deritashme te Kosoves dhe per te ardhmen e saj", thote Manaj. Edhe partite opozitare e vleresuan me nota me te larta viziten e Presidentit Sejdiu dhe te Kryeministrit Thaci ne Amerike.
lajme.parajsa.com

































