Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Kosova dhe sfidat nė optikėn e Peter Feith

04.09.2008 18:00 Rajoni - Burimi: BBC Rajoni

Peter Feith I dėrguari i Posaēėm i BE-sė nė Kosovė, Peter Feith i ka thėnė BBC-sė se zyrtarėt e BE-sė janė nė bisedime me serbėt lokalė dhe me Beogradin zyrtar nė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre pėr vendosjen e Misionit Evropain nė Kosovėn Veriore.

Ai tha se pėr shkaqe sigurie, Zyra Civile Ndėrkombėtare nuk e ka hapur zyrėn e saj nė veri tė Mitrovicės tė banuar me shumicė serbe, por nė pjesėn jugore tė qytetit.

Zoti Feith tha se Bashkimi Evropian nuk do tė dėshironte qė veriu i Kosovės tė shndėrrohet nė njė konfikt tė ngrirė, sepse kjo siē tha ai nuk do tė ndihmonte as vet serbėt.

Nė intervistėn dhėnė BBC-sė, kreu i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Peter Feith thotė se nuk ka pėrplasje tė kompetencave ndėrmjet misionit tė BE-sė, atij tė OKB-sė dhe qeverisė sė Kosovės.

Me Z.Feith bisedoi korrespondentja e BBC-sė, Violeta Hyseni.

BBC: Z. Feith, pėr disa vite keni shėrbyer si diplomat nė Ballkan, sidomos nė ish Jugosllavi. Sė fundi jeni emėruar si i dėrguar i posacėm i BE-sė pėr Kosovėn. Ēfarė ndryshimesh vėreni nė punėn qė bėni nė Kosovė, nė krahasim me atė qė keni bėrė nė Bosnjė dhe nė Luginėn e Preshevės?

Feith: Ekzistojnė dallime, unė isha nė Bosnjė menjėherė pas marrėveshjes sė Dejtonit, kur NATO vendosi njė forcė stabilizuese dhe unė isha kėshilltar politik. Nė Bosnjė ishte fillimi i stabilizimit tė situatės dhe pastaj lėvizjes drejt reformave nė polici, reformave kushtetuese. Bosnja mbetet njė sfidė pėr komunitetin ndėrkombėtar pėr shkak tė dallimeve qė kanė njerėzit nė pjesėt pėrbėrėse tė saj.

Nė Maqedoni dhe nė Luginėn e Preshevės unė isha mė shumė i angazhuar nė menaxhimin e krizave, duke ndihmuar nė shmangien e dhunės. Nė Luginėn e Preshevės kjo ishte pjesė e pėrpjekjeve tė NATO-s pėr t'i bindur forcat serbe dhe jugosllave tė rihyjnė nė zonėn e sigurisė dhe kjo u bė nė vitin 2001.

Pastaj mė vonė nė verė ne kemi qenė aktivė nė pėrpjekje pėr tė parandaluar luftėn civile ndėrmjet qeverisė sė Maqedonisė dhe lėvizjes shqiptare. Pėrvojat ishin tė ndryshme. Kjo detyrė e re mė ėshtė caktuar pėr tė ndihmuar dhe kėshilluar qeverinė e Kosovės dhe ne jemi nė njė fazė tė mėvonshme tė situatės post-konfliktuoze.

Siē e dini pavarėsia ėshtė shpallur mė 17 shkurt dhe unė do tė thoja se situata nė kėtė vend, shikuar nga aspekti i sigurisė, ėshtė shumė mė stabile se sa nė vendet tjera ku unė isha aktiv. Qėllimi im ėshtė tė ndihmojė nė formimin e njė shoqėrie vėrtetė shumėetnike, njė demokraci moderne qė do tė ishte stabile dhe nė rrugė tė mbarė drejt afrimit me institucionet evropiane.

BBC: Z.Feith, pėrse ka qenė interesante pėr ju tė vinit nė Kosovė pėr tė punuar?

Feith: Siē e thashė, pas pėrfundimit tė detyrės sime nė Maqedoni, unė kalova nga NATO nė Bashkimin Evropian dhe unė e shoh situatėn nė Kosovė si prioritet dhe sfidė pėr BE-nė. Nė shumė mėnyra ėshtė faza pėrfundimtare e njė konflikti historik tė shkėputjes nga ish Jugosllavia. Ne e shohim statusin e Kosovės si pėrfundim tė njė procesi tė gjatė qė ka qenė shumė i dhunshėm dhe ka shkaktuar vuajtje tė mėdha pėr popullin. Pėr mua ėshtė sfidė qė tė ndihmoj qė kėto dallime tė tejkalohen dhe tė lėvizet drejt pajtimit dhe integrimeve evropiane.

BBC: Ju jeni nė krye tė njė institucioni, i cili bėn mbikqyrjen e zbatimit tė planit tė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė mandatin tuaj janė edhe disa kompetenca ekzekutive. E ndjeni veten si "shef i madh" nė Kosovė?

Feith: Nėse e lexoni Kushtetutėn, e cila ėshtė miratuar, janė disa kompetenca ekzekutive tė cilat i takojnė Pėrfaqėsuesit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare. Nuk e konsideroj veten si shef tė madh dhe nė kėtė fazė nė tė cilėn ndodhet Kosova, kjo nuk do tė ishte e duhur. Shefi I madh ėshtė qeveria dhe kuvendi si nė cdo demokraci dhe varet nga udhėheqėsit e zgjedhur qė tė ofrojnė lidership dhe ta drejtojnė vendin drejt njė tė ardhme tė sigurtė dhe mirėqenies sė qytetarėve. Unė jam kėtu pėr tė ndihmuar dhe nėse ne vėrejmė se ka ndonjė veprim qė do ta drejtonte vendin larg zbatimit tė planit Ahtisari, atėherė unė nuk do tė hezitoj tė ndėrhyj.

BBC: Nė Zyrėn Civile Ndėrkombėtare, nė krye tė sė cilės jeni ju marrin pjesė shtetet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ju jeni edhe pėrfaqėsues i lartė i BE-sė nė Kosovė dhe jo tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Sa e vėshtirė ėshtė tė balancohen kėto dy pozita?

Feith: Keni tė drejtė se jo tė gjitha shtetet e BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ėshtė e drejtė e posaēme e secilit shtet qė ta bėjė kėtė, por BE-ja ka qenė e bashkuar sė pari nė emėrimin tim si i dėrguar i posaēėm i Bashkimit Evropian, sė dyti nė ndihmėn financiare qė e ka dhėnė Komisioi Evropian dhe sė fundi, tė gjitha 27 shtetet anėtare janė tė bashkuara nė vendosjen e Misionit Evropian pėr Sundim tė Ligjit nė Kosovė. Pėrderisa njohja e pavarėsisė sė Kosovės varet individualisht nga shtetet, ka disa veprime tė rėndėsishme tė cilat janė bėrė nė Bashkimin Evropian me marrėveshje tė pėrbashkėt.

BBC: Z.Feith, Bashkimi Evropian ka nė Kosovė edhe Misionin pėr Sundim tė Ligjit, EULEX. Si i dėrguar i posaēėm i BE-sė, a keni dicka tė pėrbashkėt me EULEX-in?

Feith: Unė kam autoritetet qė t'i ofroj kėshilla politike kreut tė EULEX-it, kėshtu qė ne konsultohemi pėr ēėshtje politike dhe shefi i EULEX-it i merr seriozisht kėshillat e mia.

BBC: Pra kemi dy misione tė ndryshme tė Bashkimit Evropian, ēfarė bėn njėra dhe ēka tjetra?

Feith: Pėr EULEX-in mė sė miri ėshtė tė pyetet shefi i misionit. Ne nė Bashkimin Evropian kemi identifikuar se sistemi i drejtėsisė nė Kosovė ka nevojė pėr vėmendje tė posaēme, prandaj jemi pajtuar pėr njė mision si EULEX-i me njė personel prej 3000 punonjėsish lokalė dhe ndėrkombėtarė, ėshtė i nevojshėm pėr tė ndihmuar autoritetet e Kosovės qė tė ndėrtojnė njė sistem tė drejtėsisė demokratik dhe shumėetnik, pėr tė ndihmuar ato qė tė merren me krimet serioze, ato tė luftės, krimet e organizuara, pėr tė ndihmuar qeverinė qė ta kuftojė korrupsionin dhe nė kėtė mėnyrė ta ndihmojnė vendin tė plotėsojė standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

BBC: Z.Feith, nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė kemi disa misione ndėrkombėtare, UNMIK-un qė vazhdon tė qėndrojė me mandat tė rikonfiguruar, EULEX-in dhe Zyrėn Civile Ndėrkombėtare, ndėrsa nė anėn tjetėr, kemi institucionet e Kosovės. Cilat janė raportet e juaja me tė gjitha kėto institucione, a ka pėrplasje kompetencash?

Feith: Jo, mendoj se ndėrsa kemi mandate tė ndryshme, tė gjithė ne punojmė nė mbėshtetje tė qytetarėve tė Kosovės, prandaj nuk ka arsye pėr pėrplajse. Prania e Kombeve tė Bashkuara ėshtė nė proces tė rikonfigurimit nė bazė tė udhėzimeve tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Vendosja e EULEX-it do tė bėhet nėn autoritetet e Kombeve tė Bashkuara dhe nė kornizė tė rezolutės 1244.

Mendoj se ka kohezion nė veprimet e bashkėsisė ndėrkombėtare, ndonėse disa organizata mund tė zvogėlojė praninė, ndėrsa tė tjerat ta rrisin. Mendoj se tė gjithė punojmė pėr tė njejtin qėllim dhe qeveria ėshtė e kėnaqur me mbėshtetjen qė po i japim ne.

BBC: Por nė Agjensinė Kosovare tė Pronės kemi dy drejtorė, njėrin tė emėruar nga ICO dhe tjetrin nga UNMIK-u. A nuk ėshtė kjo pėrplasje kompetencash?

Feith: Unė do ta quaja kėtė njė formė tė kontrolluar tė tranzicionit. Ju morėt njė shembull, por janė disa raste ku ne duhet tė pėrballemi me sistemin e ri ligjor, pra me Kushtetutėn dhe ligjet e reja tė miratuara nga Kuvendi. Ky ėshtė njė realitet i ri ligjor krahas realitetit tė vazhdueshėm ligjor tė rezolutės 1244.

BBC: A mendoni se edhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara, edhe ai i Bashkimit Evropian mund tė veprojnė nė Kosovė nė tė njėjtėn kohė?

Feith: Po, nuk shoh ndonjė problem kėtu. Ju e dini se Kombet e Bashkuara do tė rikonfigurohen dhe do tė vazhdojnė tė kryejnė funksione tė caktuara, njė prej tyre ėshtė lehtėsimi i dialogut me Beogradin. Detyrat tona janė tė ndryshme, ato janė mė shumė mbėshtetje indirekte e qeverisė. Pėrderisa mund tė shmangin konfuzionet ligjore apo duplifikimin e detyrave dhe pėrpjekjeve, mendoj se funksionimi i tė dyja misioneve ėshtė shumė i mundur.

BBC: Serbėt e Kosovės po kundėrshtojnė misionin e Bashkimit Evropian nė Kosovė nė Sundimin e Ligjit, EULEX dhe shtrirjen e tij nė veri tė Kosovės. Pas shpalljes sė pavarėsisė edhe punonjėsit e zyrės suaj janė penguar tė punojnė nė veri tė Mitrovicės. Si ėshtė gjendja tani, a jeni ju prezent nė veri tė Mitrovicės?

Feith: Nėse mė pyesni si pėrfaqėsues i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, ne kemi njė zyrė nė Mitrovicė dhe ne vazhdojmė tė punojmė nė veri, kemi kontakte me njerėz nė veri tė lumit Ibėr. Ne ndjejmė se kohėrat po ndryshojmė pas zgjedhjeve tė Beogradit, se personalitete tė reja gradualisht mund tė marrin pėrgjegjėsi dhe se disponimi i qytetarėve po shkon drejt pranimit mė tė madh tė misionit tė BE-sė nė Kosovė.

BBC: Ku ėshtė zyra juaj nė Mitrovicė, nė veri apo nė jug?

Feith: Ėshtė nė jug tė lumit Ibėr?

BBC: Pse jo nė veri?

Feith: Sepse nė kėtė moment ne ende nuk jemi pranuar nga banorėt lokalė. Pėr shkaqe sigurie, nuk do tė ishte e kėshillueshme tė jemi nė veri, por edhe EULEX-i edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare janė tė pėrkushtuara qė tė vendosen nė veri. Ne po shfrytėzojmė kontaktet tona nė veri qė tė pėrgatisim terrenin pėr vendosjen tonė.

BBC: Kush janė zyrtarėt serbė me tė cilėt bisedoni ju pėr nevojat e komunitetit serb, janė kėta pėrfaqėsues tė strukturave paralele, tė institucioneve tė Kosovės apo tė Beogradit zyrtar?

Feith: Ne kemi njė numėr personash me tė cilėt bisedojmė, nuk dua tė jem mė specifik dhe tė ju tregojm mė kė dialogojmė, por ata janė persona qė ne besojmė se ia vlen tė bisedojmė, sepse kanė pėrgjegjėsi tė caktuara dhe e kuptojnė misionin tonė. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė ju shpjegojmė njerėzve cili ėshtė qėllimi ynė kėtu dhe kontaktet tona mund tė ndihmojnė nė kėtė drejtim.

BBC: Pėr shembull, a bisedoni me Kėshillin Nacional Serb?

Feith: Nuk do tė specifikoj me kė bisedojmė ne?

BBC: Nė planin e Ahtisarit parashihet qė Mitrovica tė jetė njė qytet me dy komuna, por ne pas shpalljes sė pavarėsisė kemi parė njė pėrkeqėsim tė gjendjes nė veri tė Mitrovicės. Atje nuk po funksionojnė gjykatat dhe doganat, ndėrsa me zgjedhjet e Serbisė tė 11 majit janė forcuar edhe strukturat paralele. A besoni ende se plani pėr integrimin e Mitrovicės mund tė jetėsohet?

Feith: Ne kemi qenė nė kontakt me qeverinė dhe UNMIK-un nė periudhėn qershor-korrik. Ne ende besojmė se ka hapėsirė pėr krijimin e komunės sė Mitrovicės Veriore dhe qė tė pėrfundojmė atje administrimin e OKB-sė, por kjo ėshtė dicka qė ka mbetur mėnjanė pėr momentin nė pritje tė rikonfigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

BBC: Disa analistė thonė se veriu i Mitrovicės mund tė mbetet njė konflikt i ngrirė. Ekziston njė rrezik i tillė sipas jush?

Feith: Shpresoj qė ky tė mos jetė pėrfundimi. Bashkimi Evropian dėshiron tė shohė Kosovėn duke qenė afėr institucioneve tė saja dhe tė krijohet njė zonė stabile nė Ballkan. Njė konfikt i ngrirė do tė ishte shumė i padobishėm dhe nuk do t'i ndihmonte njerėzve. Mendoj se qeveria e Beogradit e ka kuptuar kėtė. Ne e shohim kėtė si interes tė pėrbashkėt qė tė mos kemi njė pjesė tė tereritorit qė do tė mbetej konflikt i ngrirė, ku do tė kishte mungesė tė rendit dhe ligjit dhe ku ne nuk do tė kishim qasje pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe demokracinė. Ky do tė ishte njė pėrfundim i panevojshėm dhe vėshtirė se kjo do tė ndodhė.

BBC: Kur mendoni se BE-ja dhe institucionet e Kosovės do tė shtrijnė pushtetin nė veri?

Feith: Ėshtė vėshtirė tė jepet njė afat kohor dhe unė nuk do ta bėjė kėtė, sepse kjo do tė shkaktonte pritje te njerėzit, por ne shpresojmė se do tė gjejmė njė marrėveshje me Beogradin pėr vendosjen e EULEX-in dhe se me kohė do tė ketė liri mė tė madhe tė lėvizjes ndėrmjet Kosovės Veriore dhe pjesės tjetėr tė vendit.

BBC: Z.Feith, kur do tė fillojė decentralizimi i pushtetit lokal dhe krijimi i komunave tė reja me shumicė serbe?

Feith: Ne po presim qė javėn e ardhshme me 11 shtator tė mbahet takimi i ministrive qė merren me decentralizimin. Kryeministri do tė udhėheqė takimin dhe shpresoj qė me kėtė do tė fillojė zyrtarisht procesi i decentralizimit.

BBC: Z.Feith sa jeni tė kėnaqur me zbatimin e planit Ahtisari?

Feith: Ju mund ta shihni nė faqen tonė tė internetit njė matricė, e cila tregon se ku po bėjmė pėrparime dhe ku jemi duke punuar ende pėr tė pasur mė shumė sukses. Nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur me pėrpjekjet e qeverisė, fillimisht puna ishte pėrqėndruar nė dėrgimin e ligjeve nė Kuvend dhe miratimin e Kushtetutės, qė kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr zbatimin e planit tė Ahtisarit. Ne kishim konferencėn e donatorėve, e cila tėrhoqi njė shumė tė madhe tė ndihmave pėr qeverinė.

Ne tani po presim fillimin e procesit tė decentralizimin dhe vendosjen e EULEX-it. Sė fundi, ne po punojmė me qeverinė pėr reformimin e sektorit tė sigurisė, qė nėnkupton shpėrbėrjen e dinjitetshme tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės dhe ndėrtimin e Forcės sė Sigurisė. Nė kėto fusha prioritare ne po shohim pėrparime tė mėdha dhe shpresojmė se edhe nė fushėn ekonomike pas ndihmave tė zotuara nga donatorėt ndėrkombėtare, do tė kemi mundėsi pėr punėsim tė kosovarėve dhe pėrmirėsimin e jetės sė tyre.

BBC: A ka ndonjė fushė ku do tė dėshironi tė shihni qeverinė duke punuar mė shumė?

Feith: Qeveria po punon mjaft, ajo po mbėshtet nga donatorėt pėr kapaciteteve ndėrtuese, ministritė janė tė reja dhe kanė nevojė tė ndėrtojnė pėrvojat e tyre. Mendoj se ato po bėjnė atė qė ėshtė e mundur. Dėshiroj tė theksoj se pėrpjekjet e qeverisė pėr tė siguruar mė shumė njohje tė pavarėsisė sė Kosovės janė pėr t'u vlerėsuar dhe ne shpresojmė se ky proces do tė vazhdojė. Ne si Zyrė Civile Ndėrkombėtare mbėshtesim pėrpjekjet e qeverisė pėr tė siguruar sa mė shumė njohje dhe jemi tė bindur se kjo do tė vazhdojė dhe do tė ndodhė nė muajt e ardhshėm.

BBC: Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mon ka propozuar dialog ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nė gjashtė fusha, por palėt nuk kanė treguar gatishmėri pėr bisedime direkte. Cili ėshtė mesazhi juaj pėr Prishtinėn dhe Beogradit nė kėtė drejtim?

Feith: Sinqerisht unė nuk kam ndonjė mesazh, sepse kjo nuk ėshtė pėrgjegjėsia ime, varet nga Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Kombeve tė Bashkuara qė ta shtyejė pėrpara kėtė dialog. Ai ėshtė duke u konsultuar me qeverinė dhe varet nga qeveria e Kosovės dhe ajo nė Beograd qė tė gjejnė njė bazė tė pėrbashkėt. Pėrpjekjet e UNMIK-ut janė tė lehtėsojnė kėto bisedime dhe mendoj se tė gjithė pajtohen se dialogu I drejtpėrdrejt do tė ishte zgjidhja mė e mirė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare