Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Kosva mes pavaresise dhe njohjes

19.08.2008 12:03 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni


E Marte, 19 Gusht 2008

Nga Hashim Thaci*

Ne baze te kompetencave qe me takojne, dua te prezantoj para jush sukseset dhe ballafaqimet qe Republika e Kosoves ka pasur ne keta gjashte muaj. Pra, suksesin e Kosoves, por edhe pengesat, veshtiresite dhe ballafaqimet me te cilat eshte perballur Kosova dhe populli i Kosoves. Keta gjashte muaj per Kosoven kane qene muaj historik te vendimeve historike per vendin dhe popullin tone. Sic e dini, vetem nje muaj pas fillimit te qeverisjes sone, te gjithe te bashkuar, institucionet e Republikes se Kosoves, me mbeshtetjen e gjithe spektrit politik dhe me vullnetin e qytetareve te Kosoves, me perkrahjen dhe mirekuptimin e plote te miqve dhe partnereve tane nderkombetare, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian, Kosoven e shpallem shtet te pavarur, sovran dhe demokratik. Ky ishte suksesi, apo permbledhja e suksesit historik te perpjekjeve shekullore te vendit dhe popullit tone. Institucionet dhe qytetaret festuan me dinjitet te plote, me krenari dhe pergjegjesi te larte. Menjehere Kosova vazhdoi me plotesimin e agjendes se vet shteterore. Institucionet nxoren simbolet e shtetit, flamurin, stemen dhe himnin. Shtetin e Kosoves, fale bashkepunimit te ngushte me partneret tane perendimore, dhe vizionit tone te qarte, e njohen rreth 45 shtete me te fuqishme te botes demokratike dhe procesi i njohjes eshte ne vazhdim. Shume shtete edhe sot jane ne proces te njohjes. Disa prej tyre zyrtarisht ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves por i njohin pasaportat e Republikes se Kosoves, pra njohja po ndodhe hap pas hapi.

Cdo veprim i lobimit te faktoret e jashtem nga institucionet e Republikes se Kosoves ka qene dhe eshte i konsultuar dhe i koordinuar ngushte me partneret perendimore, bashkepunim ky dhe partneritet i cili solli edhe clirimin e Kosoves edhe tranzicionit demokratik, por edhe shpalljen e Kosoves shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Pra, bashkepunimi i ngushte me boten perendimore ka qene, eshte dhe do te mbetet vizioni i Kosoves, vizioni i institucioneve tona, per aq kohe sa populli i Kosoves me beson qe te udheheq Kosoven. Cdo shmangie nga kjo rruge eshte nje aventure e panevojshme per vendin tone dhe per popullin tone. Populli yne eshte me vizion te qarte properendimor, i beson SHBA-ve, i beson BE-se, i beson NATO-s. Ne duhet te jetojme te gjithe, edhe ata qe kerkojne me shume, se duhet te punojme me shume qe te ndryshojme realitetet dhe jo te jetojme vetem me deshira, apo me perpjekjet te parealizueshme. Kosova nuk mund te tejkaloje partneritetin perendimor per ndonje lidhje te perkohshme me tendenca te rrezikshme per te ardhmen e vendit tone per integrim ne NATO dhe BE. Ne kete drejtim nuk do te kete asnjehere dileme.

Gjate kesaj kohe Kosova nxori Kushtetuten e saj moderne te shtetit te vet, kushtetuten e pare te vullnetit te qytetareve te Kosoves. Eshte nje kushtetute e modelit perendimore. Kushtetute qe respekton ne kuptimin me afirmativ te drejtat e minoritareve qe garanton integritetin territorial i Republikes se Kosoves.

Gjate kesaj periudhe, Kosova, institucionet e saja i kane kryer te gjitha angazhimet para komunitetit nderkombetar ne raport me dokumentin e Ahtisarit. Edhe qeveria, edhe parlamenti, edhe presidenti, te gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale. Sukses tjeter i Kosoves eshte fillimi i leshimit te pasaportave te Republikes se Kosoves per qytetaret e saj. Nese bejme nje krahasim me vendet tjera te ish-Jugosllavise, disave prej tyre ju kane dashur jo tre-kater muaj, por edhe vite per te leshuar pasaportat e veta, ne kemi arritur qe te leshojme pasaportat tona per kater-pese muaj pas shpalljes se Kosoves shtet.

Ne nderkohe kemi punuar qe si institucione te Republikes se Kosoves, si Qeveri e Kosoves, per here te pare te investojme edhe ne veriun e Kosoves. Rreth 2 milion euro, vetem ne infrastrukturen rrugore jane duke u investuar ne veri te Mitrovices, duke perfshire edhe investime ne kanalizime, ujesjelles, por edhe ne rindertimin e shtepive. Ne kete drejtim, Qeveria nuk do te kurseje, perkundrazi do te jemi edhe me aktiv.

Kemi instaluar qeverisjen integruese edhe per minoritaret. Sot Kosova ka institucione demokratike por edhe multietnike. Ka ndodhur edhe suksesi tjeter, sepse pas shpalljes se pavaresise kemi procesin e rikthimit te minoritareve dhe jo ndonje tendence per largim te minoritareve nga Kosova. Ky eshte edhe nje sukses tjeter qe vleresohet nga komuniteti nderkombetare dhe qe e ka bindur komunitetin nderkombetare se pavaresia e Kosoves eshte histori e suksesshme, eshte ne te miren e te gjithe qytetareve te saj dhe ka njohur edhe njohja prej 45 shteteve me te fuqishme boterore.

(*) Nga fjala e kryeministrit te Qeverise se Republikes se Kosoves z.Hashim Thaci ne konferencen e djeshme per media




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare