Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Tė zhdukur nė Kosovė

Ka ende tė zhdukur shqiptarė e serbė

Dita Ndėrkombėtare e Personave tė Zhdukur e gjen Kosovėn me rreth 2 mijė persona ende tė pagjetur. »»


Kėrkohet rihapja e gjykatava nė Veri te Mitrovices

12.05.2008 20:48 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni

Ministrja e Drejtėsisė, Nekibe Kelmendi, i ka kėrkuar zyrtarėve tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendas tė marrin masa pėr tė siguruar funksionimin e organeve tė drejtėsisė nė veri tė Mitrovicės.Znj. Kelmendi e ka shtruar kėrkesėn e saj nė njė letėr dėrguar shefit tė UNMIK-ut, pėrfaqėsuesit tė lartė tė Bashkimit Evropian nė Kosovė si dhe presidentit e qeverisė.

Ajo ka paralajmėruar se nėse gjykatat nuk fillojnė sė funksionuari sė shpejti nė veriun e dominuar nga serbėt, ekziston rreziku qė qytetarėt tė humbasin besimin nė institucionet e Kosovės dhe tė marrin ligjin nė duart e tyre.

Kjo, sipas saj, do tė pėrbėnte njė hap pas nė sundimin e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor, pėr tė cilat bashkėsia ndėrkombėtare dhe institucionet vendore kanė investuar shumė.

Gjykata tė mbyllura

Gjykatat nė veri tė Mitrovicės kanė pushuar sė funksionuari pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, kur protestuesit serbė hynė me dhunė nė objektet e gjykatės sė qarkut dhe asaj komunale.

UNMIK-u ka rivendosur kontrollin nė kėto objekte pas njė operacioni tė ndėrmarrė mė 17 mars, nė tė cilin gjatė pėrleshjes ndėrmjet forcave tė rendit dhe protestuesve serbė, humbi jetėn njė polic ukrainas dhe u lėnduan dhjetėra persona tjerė.

Megjithatė, pėr shkaqe sigurie, gjykatat nė veri tė Mitrovicės vazhdojnė tė qėndrojnė tė mbyllura prej gati tre muajsh.

Ndėrkohė serbėt vazhdojnė tė protestojnė ēdo ditė, duke kėrkuar qė gjykatat nė veri t'i kthehen serbėve dhe tė punojnė nėn ombrellėn e institucioneve tė Serbisė.

Kėrkesa e Ombudspersoni

Pėrveē znj. kelmendi, edhe ushtruesi i detyrės sė Ombudspersonit tė Kosovės, Hilmi Jashari, ka kėrkuar nga UNMIK-u tė ndėrmarrė masa emergjente pėr funksionimin e gjykatave nė veri tė Mitrovicės.

Nė njė letėr dėrguarit shefit tė UNMIK-ut, Joachim Reucker, zoti Jashari thotė se mbyllja e gjykatave nė veri tė Mitrovicės ka shkaktuar shkelje tė rėndė tė tė drejtave tė njeriut.

Ai thotė se mosfunskionimi i organeve tė gjyqėsisė ka shkaktuar probleme tė mėdha pėr qytetarėt e Mitrovicės dhe rreth 50 fshatrave tė kėtij rajoni.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare