Limaj: Kosova, gati njohje te reja
06.09.2008 06:00 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni

E Shtune, 06 Shtator 2008
Ministri i Transporteve te Kosoves, Fatmir Limaj si nje nga anetaret e rendesishem te qeverise kosovare flet per shtetet e reja qe priten te njohin pavaresine e Kosoves dhe projektet rrugore per te lidhur sa me shume Kosoven me Shqiperine dhe vendet e tjera fqinje. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten "Koha Jone", Fatmir Limaj deklaron se Kosova ka shpresa te mira per nje njohje te shpejte nga vende evropiane si Portugalia dhe nga disa vende te rendesishme te bote arabe. Limaj thekson faktin se Kosova eshte njohur nga 7 vendet me te zhvilluara ekonomikisht ne bote, duke lene menjane Rusine per te cilen thekson se do te vije dita kur edhe shtet do te ndjek shembullin e vendeve te zhvilluara qe njohin Kosoven. Fatmir Limaj thekson se ne lidhje me njohjen e pasaportave te Kosoves ka sinjale te mira, kete e tregon fakti se jane njohur edhe nga fqinje qe se kane njohur pavaresine si Maqedonia dhe Mali i Zi. Limaj shprehet se ka shpresa te mira qe njohja e pasaportave te behet edhe nga Greqia.
Ju si minister i Transporteve ne Kosove mund te na thoni se si po ecen projekti per ndertimin e rruges Morine-Prishtine, e cila sipas deklarimeve te perfaqesuesve te qeverise se Kosoves do te jete edhe vazhdimi i rruges Durres-Kukes?
Ne jemi ne procedurat e parakualifikimit te fillimit te punimeve, normalisht jemi ne fazen e perzgjedhjes se kompanise dhe me pas futemi direkt ne procesin e tenderimit te rruges. Besoj se te gjitha keto procedura do te kryhen brenda muajit nentor dhe praktikisht ne presim qe nga fillimi i marsit te fillojme fuqishem edhe me ndertimin e rruges nga Morina deri ne Prishtine. Se sa do te zgjase mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe i takon eksperteve, per faktin se ne fillim ata duhet te percaktojne edhe dinamiken e punimeve. Me pas ne varesi te kesaj dinamike ne do te mund te llogarisim edhe kohezgjatjen e punimeve per ndertimin e kesaj rruge.
Cilat jane projektet financiare per ndertimin e kesaj rruge dhe cfare forme financimi synon qeveria e Kosoves per kete aks te rendesishme rrugor qe lidh dy vendet?
Mendoj se nuk do te kemi probleme per anen financiare. Do te shqyrtojme te gjithe variantet e financimeve dhe i fundit do te jete buxheti i Kosoves. Ne kete kuader do te shikojme me perparesi edhe forma te tjera te financimit, qofte mes kreditimit ose me koncesion, ku perparesi do ti japin financimit me ane te koncesionit. Por ne jemi te pergatitur per te gjitha variantet dhe theksoj se Kosova ka kapacitetet per ta cuar deri ne Prishtine kete rruge.
Po projekte te tjera te perbashketa per transportin mes dy vendeve si hekurudha po mendohen per lidhjen e Kosoves me Shqiperine?
Ne lidhje me nje hekurudhe te perbashket ju sic e dini ne pjesen derrmuese te punes e kemi te bere, per faktin se hekurudha tek ne shkon deri ne Prizren dhe per pasoje duhet shume pak per ta cuar deri ne kufi. Problemi eshte nga ana e Shqiperise, sepse ashtu sic di nga Rresheni e deri ne Kukes nuk ekziston linje hekurudhore, duke qene se eshte nje terren i veshtire. Per ne nuk do te ishte asnje problem per ta bere kete investim deri ne kufi dhe ne lidhje me kete ceshtje do te diskutojme mes dy qeverive. Nga ana jone, persa i perket pjeseve te tjera per transport i kemi ne punim e siper. Po perzgjedhim edhe kompanine, e cila do te beje dizajnin e autostrades Prishtine-Shkup, por ne besojme se nga fillimi i vitit te ardhshem do te jemi te gatshem te nisim edhe ndertimin e kesaj rruge. Po keshtu e kemi hapur rrugen Prishtine-Aeroport-Peje ne drejtim te Malit te Zi dhe kjo ne formen e nje autostrade dhe keshtu qe po punojme me kater drejtime. Ne lidhje me keto rruge kemi shpresa te mira per koncesion, duke qene se edhe interesimi eshte i madh. Keshtu qe kemi shpresa te mira per financimin e rrugeve qe po projektojme.
Cili ka qene roli i diplomacise shqiptare ne lidhje me ceshtjen e Kosoves dhe tashme ne lidhje me lobimin per njohjen e saj?
Ne duhet ta dime te gjithe se edhe arritjet tona ne lidhje me statusin aktual te Kosoves kane ardhur deri ketu edhe me ndihmen e madhe te diplomacise shqiptare. Diplomacia shqiptare pa dallim klase ka pasur rol te vecante ne ceshtjen e Kosoves. Keshtu po vazhdojme edhe sot, kjo fale struktures se ngritur te diplomacise shqiptare. Por nga ana tjeter duhet te kuptojme edhe mundesite reale te Shqiperise ne kete fushe dhe fatmiresisht Kosova ka edhe ndihmen e diplomacive te medha boterore, sic eshte ajo e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe e Britanise se Madhe, te cilat jane duke na ndihmuar ne kuader te lobimit ne lidhje me njohjen e pavaresise se Kosoves.
Si po shkon procesi i njohjes se pavaresise se Kosoves ne arenen nderkombetare dhe cilat jane sinjalet qe ju keni per njohje te reja nga vende te ndryshme te botes?
Deri tani na kane njohur 47 shtete dhe ne presim qe se shpejti edhe shtetet te tjera te ndjekin edhe shembullin e vendeve me te fuqishme ne bote. Fakti qe 7 nga 8 shtetet me te industrializuara ne bote, hiq Rusine, e kane njohur Kosoven, eshte nje sinjal i rendesishem. Ne kete kuader ka pasur disa levizje nga ana e Portugalise, ka edhe disa sinjale nga vende te botes arabe dhe presim qe edhe ato te fillojne nje njohje te nje pas njeshme.
Ne lidhje me boten arabe a po pret Kosova njohjen ne bllok nga ana e Konferences Islamike apo do te punoje edhe per njohjen e njepasnjeshme te vendeve islamike?
Ne kemi pritur qe me heret nga bota islamike qe te na njohe, por kjo nuk ka ndodhur. Por ne tani presim qe disa nga vendet e fuqishme arabe, qe te fillojne njohjen dhe me pas vendet e tjera arabe te ndjekin shembullin e tyre.
A ka sinjale per njohje edhe nga ana e Rusise dhe cfare ben qeveria e Kosoves ne lidhje me njohjen nga ky shtet i rendesishem?
Per te qene realist qeveria e Kosoves, nuk mund te loboje te Rusia. Ndikim te Rusia kane fuqite e medha dhe Kosova ka qene teme diskutimi mes ketyre fuqive te medha si Shtetet e Bashkuar te Amerikes dhe Rusise. Ky shtet nga pretendimi i saj si nje Rusi e re dhe demokratike ne skenen politike boterore e di mire qe rasti i Kosoves eshte nje rast i vecante. Kjo sepse vende te rendesishme te Evropes dhe te botes nuk do ta njihnin Kosoven si te pavarur, ne rast se nuk do te ishte nje rast i vecante dhe po mos te ishin pjekur kushtet per nje levizje te tille ne status. Asnjehere shtetet e rendesishme te Evropes dhe SHBA nuk kane bere veprime diletante, ky ka qene nje proces i gjate i cili ka kaluar ne disa etapa deri sa ka arritur ne pavaresi. Ne 18 vite te ekzistences se kesaj ceshtje, Kosova ka provuar te gjitha etapat e administrimit dhe luften dhe gjithcka tjeter qe duhej per pjekjen e kushteve per statusin e pavaresise se saj. Rusia duket te marre edhe vendimin e saj per njohje ne kuader te pozicionit te saj si nje shtet i rendesishem dhe i fuqishem ne bote qe ndihmon procese progresive ne bote.
Si po shkon procesi i njohjes se pasaportes se re te qytetareve te Kosoves dhe parashikoni nje njohje te shpejte, pa probleme per levizjen e qytetareve kosovare?
Vendet qe na kane njohur si te pavarur po fillojne me kete ritem te njohin dhe pasaporten tone. Kane pak nevoja qytetaret e Kosoves te dalin jashte 47 vendeve qe ne na kane njohur si te pavarur, duke llogaritur ketu qe keto jane vendet me te rendesishme te Bashkimit Evropian. Ne procesin e njohjes se pasaportes ne kemi pasur shenja pozitive qe lidhen me faktin qe vende si Mali i Zi dhe Maqedonia qe nuk e kane njohur pavaresine kane arritur te njohin pasaporten. Ky eshte nje sinjal pozitiv dhe tregon se keto vende po i paraprijne njohjes se pavaresise. Nga ana tjeter besoj shume se edhe Greqia do ta njohe pasaporten e Kosoves, e presim nje gje te tille per faktin se Greqia eshte nje vend anetar i Bashkimit Evropian dhe nje vend i cili pretendon te kete rolin e liderit ne Ballkan. Besoj se se shpejti do ta bej nje hap te tille.
Bisedoi: Fatjona Mejdini
Vende te rendesishme arabe qe pritet njohja:
Egjipt
Arabia Saudite
Emiratet e Bashkuara Arabe
Jordani
Kuvajt
Liban
Vende evropiane:
Portugalia
lajme.parajsa.com

































