Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Maqedoni, Gruevski pėrsėrit idenė e referendumit

28.08.2008 12:02 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

 


SHKUP-Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski ka pėrsėritur qėndrimin e tij se ēdo propozim pėr emrin e Maqedonisė, do tė kalonte pėrmes referendumit.
Z. Gruevski e bėri kėtė deklaratė pas njoftimeve nė median e Shkupit se ekziston nje plan sekret ku Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice do tė bėjė njė propozim tė ri pėr emrin e Maqedonisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara nė 23 shtator.
Sic bėn tė ditur agjencia e lajmeve ne shqip, BBC, kėto njoftime nuk janė konfirmuar nga kryeministri. Ai ka deklaruar se nuk ishte nė dijeni tė tyre.

Gruevski po ashtu ka thėnė se nuk kishte tė dhėna se ndėrmjetėsi ndėrkombėtar nė ēėshtjen e emrit, Metju Nimiē, do tė pezullonte pėrkohėsisht punėn e tij.
“Ne nuk krijuam njė pėrshtypje tė kėtillė. Pėrkundrazi, Nimic ka njė entuziazėm tė plotė pėr t'i zgjidhur problemet”, tha ai. Kryeminisitri i ka hedhur poshtė akuzat e palės greke se ai e ka frenuar zgjidhjen e problemit tė emrit.
Gruevski i kėrkoi fajtorėt nė mesin e qeverive tė kaluara tė Athinės dhe Shkupit.

Kohėve tė fundit ėshtė shtuar angazhimi diplomatik, sidomos i administratės amerikane, pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen mes Shkupit dhe Athinės pėr ēėshtjen e emrit.
Por ambasada amerikane nė Shkup i ka mohuar njoftimet nė media pėr ekzistencėn e njė propozimi konkret tė administratės amerikane. Ambasadorja amerikane nė largim, Xhilian Millovanovic e ka paralajmėruar sėrish Shkupin se pa zgjidhjen e mosmarrėveshjes me Greqinė fqinje, rrezikon anėtarėsimin nė NATO dhe integrimin nė Bashkimin Evropian.
(d.b/BalkanWeb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare