Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Emri i Maqedonisė, Greqia pesimiste pėr zgjidhjen

Ēėshtja e emrit tė Maqedonisė vazhdon tė mbetet nė njė pikė tė vėshtirė dhe larg zgjidhjes. Kjo pasi Greqia ende kėrkon lėshime dhe ndryshimin e qėndrimit tė Maqedonisė. »»


Maqedoni, PDSH: Rregullorja e Parlamentit, antishqiptare

20.07.2008 12:05 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni

 

SHKUP- Nė Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cilėsoi si joligjore dhe nė kundėrshtim me interesat e shqiptarėve, rregulloren e Parlamentit maqedonas. Sipas nėnkryetarit tė PDSH, Besim Dogani: “Rregullorja ėshtė jo legjitime, psai nuk lejon pėrdorimin e gjuhės shqipe” dhe paralajmėroi se PDSH nė asnjė rast nuk do tė pranojė kėtė rregullore qė siē thuhet ėshtė nė kundėrshtim me interesat e shqiptarėve.

Dogani shtoi se rregullorja u miratua me procedure jo legjitime, pa konsensus politik dhe vlerėson si akt antishqiptar votėn pro qė deputetėt e BDI-sė sė Ali Ahmetit dhanė pėr miratimin e rregullores sė Parlamentit. “Duke votuar rregulloren e re tė Parlamentit, BDI ka shkelur mbi interesat kombėtare tė shqiptareve” thotė Dogani. Ai shton se "Ky veprim paraljmėron se periudha nė vijim do tė jetė pėrplot poshtėrim tė shqipėtarėve dhe kėrkesave tona. Ju pėrkujtojmė se para mė pak se njė vit po pėr kėtė rregullore ku pėrdorimi i gjuhės ishte shumė mė i avancuar, BDI dorėzoi mbi 2500 amandamente pėr tė penguar miratimin e saj”

Sipas nėnkryetarit Dogani, PDSH gjatė qeverisjes sė saj kishte nė prag tė miratimit rregullore qė avanconte mė shumė pėrdorimin e gjuhės shqipe, por sipas tij ajo u bllokua nga BDI. Rregullorja e re e Parlamentit ndalon pėrdorimin e gjuhės shqipe nga ana e kryetarė tė komisioneve parlamentare qė janė nga partitė shqiptare. Poashtu ndalohet pėrdorimi i gjuhės shqipe nėse seanca udhėhiqet nga nėnkryetari shqiptar i Parlamentit.

Parlamenti i Maqedonisė miratoi tė premten me shumicė votash rregulloren e re tė punės sė Parlamentit duke u mbėshtetur edhe nga BDI-ja.

(s.g/Ina/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare