Maqedonia: Do njohim Kosovėn, por, pa dėmtuar interesat tona
05.09.2008 12:04 Rajoni - Burimi: Shekulli Rajoni
Ministri i jashtėm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohė Kosovėn, por duke pasur parasysh nė plan tė parė interesat kombėtare
Ministri i jashtėm maqedonas, Milloshovski thekson Maqedonia do ta njohė Kosovėn, por duke pasur parasysh nė plan tė parė interesat kombėtare. Partia shqiptare nė qeveri, BDI-ja mendon se njohja do tė ndodhė sė shpejti.
Partia Demokratike Shqiptare i ka bėrė apel qeverisė sė Maqedonisė tė njohė pavarėsinė e Kosovės. Zėdhėnėsi i PDSH-sė, Veton Ibrahimi thotė se njohja e Kosovės do tė kontribuojė shumė nė stabilitetin e rajonit. Partia opozitare shqiptare ka pėrpiluar edhe njė rezolutė, e cila do t'i dorėzohet Parlamentit tė Maqedonisė pėr miratim e qė ka tė bėjė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė momenti i fundit qė qeveria e Maqedonisė duhet tė sjellė vendimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, thotė Ibrahimi."PDSH-ja mbetet konsekuente nė politikėn e saj pro SHBA, NATO dhe BE dhe e ka tė gatshme rezolutėn, tė cilėn do t'ia dorėzojė parlamentit pėr miratim, dhe kėshtu nė masė tė madhe do tė kontribuojė qė Maqedonia tė rimarrė kursin pro perėndimor", ka theksuar Veton Ibrahimi. Ai ka ftuar partitė maqedonase tė votojnė rezolutėn, sepse kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė. Shefi i diplomacisė sė Maqedonisė, Antonio Milloshoski duke elaboruar politikėn e jashtme para anėtarėve tė komisionit parlamentar ka thėnė se Maqedonia do ta njohė Kosovėn, por duke pasur parasysh nė plan tė parė interesat kombėtare. "Maqedonia do tė sjellė vendimin nė kohėn dhe mėnyrėn kur kjo do tė jetė mė mirė pėr interesat kombėtare pa dėmtuar marrėdhėniet e arritura me shtetet fqinje tė rajonit", deklaroi shefi i diplomacisė, Antonio Milloshovski. Ai theksoi se Prishtina dhe Shkupi po intensifikojnė marrėdhėniet midis tyre dhe se po vazhdojnė procesin e pėrforcimit tė tyre. Deputetja e BDI-sė, Ermira Mehmeti anėtare e komisionit pėr politikė tė jashtme ka deklaruar se nė njė moment shumė tė afėrt do tė ndodhė njohja e Kosovės nga Shkupi zyrtar: Ky ėshtė proces qė shkon paralelisht me procesin e demarkacionit tė vijės kufitare. Nuk ka dyshim se nė njė moment shumė tė afėrt Maqedonia do ta njohė pavarsinė e Kosovės, thotė deputetja e BDI-sė Ermira Mehmeti. Por deputeti i LSDM–sė Igor Ivanovski ka akuzuar qeverinė se nuk ka bėrė asgjė nė pėrparimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore nė rajon.
lajme.parajsa.com

































