Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Gruevski vazhdon bisedimet per formimin e qeverise se re

 Mandatari pėr krijimin e qeverisė sė re nė Maqedoni, Nikolla Gruevski ka mbyllur raundin e tretė tė bisedimeve me Partinė Demokratike Shqiptare dhe Bashkimin Demokratik »»


Maqedonia gati pėr betejėn elektorale

15.05.2008 19:42 Rajoni - Burimi: 24 Ore Rajoni

imageParlamenti maqedonas ne Shkup

Nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 1 qershorit nė Maqedoni do tė garojnė 20 parti politike, 2 kandidatė tė pavarur dhe 2 koalicione tė partive politike, konfirmon Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve.

Vetėm njė parti maqedonase ėshtė anulluar nga gara zgjedhore. Sipas zėdhėnėsit tė KSHZ-sė, Zoran Tanevski, vetėm Partia punėtore e Maqedonisė ėshtė anulluar pėr pjesėmarrjen nė zgjedhje pasi ajo nuk ka respektuar kėrkesat pėr dorėzimin e listave tė kandidatėve.

Kampi politik shqiptar

Nė zgjedhjet e 1 Qershorit do tė garojnė 5 parti politike shqiptare.Sipas analistėve politikė dhe sondazheve paraprek favoritė pėr tė fituar nė kampin politik shqiptar janė PDSH dhe BDI.


njėsinė zgjedhore numėr 6 qė pėrfshin qytetin e Tetovės, Gostivarit dhe Kėrēovės do tė jetė lufta mė ashpėr pėr pėrfitimin e elektoratit shqiptar meqė bartės tė listave tė kandidatėve do tė jenė kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi, Ali Ahmeti nga BDI, Abdyladi Vejseli nga PPD dhe Bardhyl Mahmuti nga BDK.


Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Ali Ahmeti, kryetari i BDI-sė
Partitė politike shqiptare nuk arritėn tė formojnė koalicione parazgjedhore duke lėnė mundėsi qė kjo tė ndodhė pas zgjedhjeve.

Dy koalicionet maqedonase

Partitė politike maqedonase kanė formuar dy koalicione. Koalicioni "Pėr njė Maqedoni mė tė mirė" udhėhiqet nga partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE. Nė kėtė koalicion i cili numėron 20 parti politike janė tė pėrfaqėsuara edhe partitė e minoritetit turk, serb, boshnjak, vlleh dhe rom.


konventėn e koalicionit "Pėr njė Maqedoni mė tė mirė", Nikolla Gruevski ka deklaruar se mė 1 qershor do t'i jepet njė grusht i madh atyre politikanėve qė frenuan proceset reformuese nė vend. VMRO-DPMNE-ja nuk do tė pajtohet me ndryshimin e Kushtetutės me qėllim tė ndėrrimit tė emrit tė Maqedonisė.

Beteja elektorale do tė jetė e ashpėr

Gruevski: "Tė jesh evropian nuk do tė thotė tė heqėsh dorė nga emri i Maqedonisė, tė jesh evropian nuk do tė thotė tė heqėsh dorė nga ndjenjat patriotike. Njėra nuk e anashkalon tjetrėn. Ne e dimė se kush jemi dhe ēfarė do tė jemi nė tė ardhmen," ka thėnė Nikolla Gruevski.



Partitė e opozitės maqedonase janė radhitur nė koalicionin "Dielli pėr njė Maqedoni evropiane" i kryesuar nga partia Lidhja socialdemokrate. Fushata zgjedhore do tė fillojė mė 11 Maj dhe do tė zgjasė deri mė 30 Maj nė mesnatė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare