Marnhac: Forca e re e sigurise, force civile
21.08.2008 18:04 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Enjte, 21 Gusht 2008
Komandanti i trupave paqeruajtese ne Kosove, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, u shpreh ne nje interviste per BBC-se se forca e re e sigurise ne Kosove, pas transformimit te TMK-se do te jete nje njesi per mbrojtje civile. Ai tha se kjo force do te kete pergjegjesi qe te perballet me katastrofat e renda, sic jane termetet, vershimet ose zjarret qe mund te kercenojne Kosoven.
Si do ta vleresonit situaten e sigurise ne Kosove, qe prej shpalljes se pavaresise se saj?
Ne raport me sigurine, mbase jane disa qasje per adresimin e kesaj ceshtjeje. Se pari, bashkepunimi midis aktoreve kryesore ne Kosove, pra midis policise vendore, asaj nderkombetare dhe KFOR-it, eshte shume i mire. Dhe, jam i mendimit se ne kete menyre mund te shpjegohet edhe suksesi qe kemi pasur ne kete periudhe. Ne anen tjeter, nje prej arsyeve tjera qe ka mundesuar kete sukses eshte se, sipas pershtypjeve qe kam, shumica e njerezve ketu, kane deshire vetem te kene nje jete normale, sa me normale qe te jete e mundshme, qe nenkupton mireqenien per femijet e tyre, kujdesin per shtepite e tyre dhe perpjekjet per permiresimin e kushteve ne te cilat jetojne. Prandaj, kombinimi i aftesise sone, i elementeve te sigurise per te bashkepunuar dhe i gatishmerise se njerezve per rrugen paqesore, qartazi e shpjegon se si kemi arritur ta ruajme qetesine e situates ne kete periudhe.
Sfide, padyshim, mbetet veriu, per autoritetet civile dhe ato ushtarake. Cilat jane veshtiresite kryesore me te cilat ushtaret tuaj perballen ne kete drejtim?
Per te qene i sinqerte, nga pikepamja ushtarake, ne nuk perballemi me shume veshtiresi ne veri. Vleresimi im eshte qe situata atje eshte mjaft e qete dhe stabile tash per tash. Ne kete situate, rolin e vet e kane shume faktore dhe ne mesin e tyre padyshim pra eshte prania nderkombetare. Ne anen tjeter, njekohesisht duhet te kemi parasysh edhe poziten e komunitetit serb. Megjithate, aktualisht, sipas vleresimit tim, cdo gje eshte e qete dhe KFOR-i mbetet i gatshem te perballet me cilendo situate.
Gjeneral, meqe po flasim per sigurine, shihni ndonje kercenim per te pasi Kosova ka shpallur pavaresine e saj?
Eshte gjithnje e veshtire qe te parashikohet e ardhmja. Gjithnje perderisa mjedisi politik nuk eshte plotesisht i stabilizuar ose konsoliduar mund te priten situata te veshtira. Nga perspektiva e sigurise, une mund te them, se nuk shoh ndonje kercenim te madh tani per tani. Perspektiva ekonomike, mundesia per te filluar zhvillimin ekonomik, qe ka pasoja te nderlidhura me fushat e tjera, si punesimi, arsimi, etj., ky mbase mund te jete kercenimi per te ardhmen. Une nuk shoh nje kercenim te drejtperdrejte, por paqartesia e mjedisit politik dhe nevoja per nje zhvillim te mbare ekonomik jane mbase sfidat kryesore ne te ardhmen.
Pra, ju nuk i shihni strukturat paralele ne veri si kercenim per Kosoven dhe per ju sot?
Kjo eshte nje ceshtje politike dhe une nuk kam shume vullnet per t'u angazhuar ne kete rrafsh. Strukturat paralele jane pjese e ketij mjedisi qe nuk eshte stabilizuar ende. Mendoj se ajo qe duhet bere eshte kompletimi i ketij mjedisi politik dhe pastaj qendrueshmeria dhe siguria do te konsolidohen.
Do te ndihmoni ne krijimin e Forces se re te Sigurise ne Kosove dhe si do te duket ajo?
NATO-ja ka marre vendim qe ta ndihmoje kete proces, qe perfshin shuarjen e TMK-se. Forca do te jete, kryesisht, nje njesi per mbrojtje civile, qe do t'i jape Kosoves kapacitete dhe pergjegjesi per t'u perballur me katastrofat e renda, sic jane termetet, vershimet ose zjarret. Kjo eshte vija e fundit dhe ajo qe do te ndodhe.
Pra, kjo do te jete nje force emergjente?
Mund ta quani nje force emergjente, ose nje komponente per mbrojtjen civile, por kjo eshte ajo qe do te jete.
A do te jene strukturat paralele pjese te kesaj force? A do t'i negocioni keto lloj angazhimesh?
Une nuk do te negocioj asgje dhe kete do t'ua le politikaneve dhe diplomateve. Ajo qe ka rendesi eshte se kjo force do te jete shumekombeshe, ashtu sic pretendojne te behen edhe institucionet kosovare ne te ardhmen. Por une nuk do te negocioj asgje, ne kete rast KFOR-i nuk do te negocioje asgje.
lajme.parajsa.com

































