Media: Vrasėsit e Gjingjiē strehohen nė Shqipėri
21.08.2008 12:16 Rajoni - Burimi: Balkanweb Rajoni
KLANI ZEMUN
SARAJEVE-Vrasėsit e Gjingjiēit fshihen nė Shqipėri. Dy prej kriminelėve mė tė mėdhenj serbė, anėtarėt e arratisur tė klanit famėkeq tė Zemunit, Stretko Kaliniē dhe Millosh Simoviē, fshihen nė territorin shqiptar, por edhe atė tė Republikės Serbe tė Bosnjės, si dhe nė Mal tė Zi. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga njė burim i besueshėm policor serb, i cituar nga gazeta 'Press' e republikės serbe tė Bosnjės. Gazeta thekson se ata shpesh dhe shpejt ndryshojnė vendin e qėndrimit dhe jetojnė tė qetė nė kėto vende, nė sajė tė mbėshtetjes e grupeve mafioze lokale. Tė dy janė akuzuar dhe dėnuar para dy javėsh pėr pjesėmarrjen nė vrasjen e kryeministrit reformator serb, Zoran Gjingjiē pesė vjet mė parė.
Burgimi i gjatė
Gjykata e posaēme i ka dėnuar nė mungesė Millosh Simoviēin, Sretko Kaliniēin dhe Vlada Milisavleviē, si pjesėtarė tė grupit kriminal Klani i Zemunit, me 40 vjet burg, qė ėshtė dėnimi maksimal pėr ta, ndėrsa anėtari tjetėr i bandės, Milo Jurishiē u dėnua me 20 vjet burgim pėr pjesėmarrje nė atentatin ndaj kryeministrit Gjingjiē, Millosh Simoviē ėshtė dėnuar me 30 vjet burg, Minos Konstatinoviē me 35, Vladimir Milisavleviēin me 35 dhe Srekko Kaliniē dhe Milan Jurishiē me 30 vjet burg. Tė dhėnat e fundit operative tė shėrbimeve informative tė Serbisė dhe Republikės Serbe, vėnė nė dukje se dy anėtarė tė rrezikshėm tė klanit tė Zemunit janė parė edhe nė periferi tė Banja Lukės, prej nga kalojnė nė zona tė tjera mė tė sigurta.
Njėsoj si nė fotografi
"Me aq sa dimė, kėta dy kriminelė vazhdojnė ende tė merren me aktivitet kriminal dhe nuk e kanė ndryshuar paraqitjen e fytyrės. Lėvizin nė tė gjithė rajonin, kanė vendosur lidhje me mafiozė nga Mali i Zi dhe Shqipėria dhe kanė para tė mjaftueshme, besojmė nga tregtia e narkotikėve. Kur shkojnė nė Malin e Zi, qėndrojnė nė bregdet dhe lehtėsisht hidhen nė Shqipėri. Kanė lidhje tė fuqishme edhe me mafien bullgare, e cila ndėrkohė sė fundi u ka mohuar mikpritjen", - thekson njė zyrtar i Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, qė nuk deshi tė identifikohej. Sipas tė dhėnave operative, anėtarėt e klanit tė Zemunit bashkėpunojnė me mafien nė qytetin bullgar Vidin, ndėrsa mė parė kanė qėndruar edhe nė zonat turistike luksoze tė rivierės malazeze. Ata i janė shmangur Sofjes pėr shkak tė hesapeve tė palara me kriminelėt e atjeshėm.
Burimi i gazetės nuk e shmang mundėsinė edhe se tė arratisurit qėndrojnė kohė pas kohe edhe nė Serbi. Para dy muajsh policia mori informacion se Kaliniē dhe Simoci shkuan nė Serbi pėr tė pėrgatitur likuidimin e dėshmitarit okular, Dejan Milenkoviē "Bugzy" sipas skenarit tė vrasjes sė Zoran Vukojeviēit, Vukut. Atė kohė e gjithė policia e Beogradit u vu nė kėrkim tė tyre, por dy pjesėtarėt e grupit tė Zemunit nuk u lokalizuan dot.
I njėjti zyrtar i Ministrisė sė Brendshme serbe thekson se autoritetet janė nė dijeni se Simoviē bashkė me tė shoqen, nė vitin 2005-2006 kishte pėrdorur linjat ajrore pėr tė shkuar nė Mal tė Zi dhe Bullgari, por kur vėllai i tij, Aleksandėr ra nė rrjetė nė Beograd, Milosh Simiviē u bė mė i kujdesshėm. Policia nuk ka tė dhėna se ku ndodhen Minoslav Konstantinoviē dhe Vlada Milisavleviviēit Budala, as pėr lidhjet e tyre me pjesėtarėt e tjerė tė klanit tė Zemunit, ndonėse disa gjurmė tė ēojnė nė Europėn Perėndimore, kur para 5 vitesh u arrestuan vėllai i Minoslavit, Slagjan Konstantinoviē.
Pė sa i pėrket Milan Jurishiēit, besohet se ai qėndron larg Serbisė pasi kėrkohet edhe nga pjesėtarė tė grupeve tė tjera mafioze. "Kemi pasur tė dhėna se ai ndodhet nė Australi ose nė Amerikėn e Jugut, nėn identitet tė rremė dhe se ėshtė 'qetėsuar', por tė gjitha kėto informata nuk kemi mundur t'i verifikojmė", - tha zyrtari i policisė.
Njerėzit-bisha
Lidhur me profilin psikologjik tė Sretko Kaliniēit, zyrtari serb thotė se ai ėshtė njeri-bishė dhe se anėtarėt e arratisur tė grupit tė Zemunit janė tė armatosur dhe shumė tė rrezikshėm. Aksioni pėr arrestimin e tyre, sigurisht, ėshtė shumė i rrezikshėm dhe kėtė e dinė tė gjitha policitė e rajonit. Ėshtė njė seksion i tėrė i Ministrisė sė Brendshme serbe qė merret prej pesė vitesh vetėm me kapjen e tyre.
(s.g/"Press"/ GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































