Medvedev-Shtajnmajer, debat per Kosoven
16.05.2008 22:39 Rajoni - Burimi: Koha Jone Rajoni
E Premte, 16 Maj 2008
Ministri i Jashtem gjerman Frank-Valter Steinmeier, ka zhvilluar nje takim me Presidentin e ri rus, Dmitri Medvedev dhe homologun e tij, Sergej Lavrov. Palet demonstruan miqesi, por theksuan edhe dallimet, raportoi dje "Dojce Vele". Sipas saj, ministrat e Jashtem te Gjermanise dhe Rusise ishin te qete, por nuk mund te pritet pranvera e menjehershme pas ndryshimit te Presidentit ne Kremlin. "Megjithate, prognozat per raportet politike jane edhe me vranesira te shumta", komentonte radio gjermane. Ministri i Jashtem rus, Sergej Lavrov, ka bere "shume te qarte se Rusia do te vazhdoje te mbroje interesat e veta".
Ne ceshtjen e Kosoves kemi mendime te ndryshme, sepse jemi te bindur se pavaresia e saj do te sjelle destabilizime te reja, tha Lavrov. Ai ka shtuar se Moska eshte e gatshme per kerkimin e nje zgjidhjeje, e cila do te rikthente ceshtjen ne kornizat ligjore dhe do te evitonte reagimet e seperatisteve ne mbare boten. Lavrov tha se nuk duhet harruar qe Serbia eshte nje vend demokratik evropian. Ketu, ministri i Jashtem gjerman mbrojti pavaresine e Kosoves. Ne kete pike, ministri i Jashtem gjerman ishte i bindur se mund te vendosen raporte te ngushta dhe te arrihet nje marreveshje bashkepunimi mes Rusise dhe BE. Qellimi i saj do te ishte sheshimi i mosmarreveshjeve, ku Kosova eshte nje nder kryesoret.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_Gates_thaqi_sejdiu.jpg)






























