Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ministri serb i Mbrojtjes: Marrėveshja e Kumanovės duhet tė ndryshojė

BEOGRAD- Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac thotė se nisma por tė ndryshuar marrėveshjen e Kumanovės nuk do tė thotė kthim tė ushtrisė serbe nė Kosovė. »»


Meta: Interesi ynė i vetėm, fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri

05.09.2008 00:03 Rajoni - Burimi: VOA Ballkani

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, u bė njė kohė e gjatė qė e majta po pėrjeton njė moment tė vėshtirė. Ka njė pėrplasje tė fortė mes jush dhe PS. Ju disa herė i keni bėrėtė ditura shkaqet e kėsaj situate. Duket sikur kjo marrėdhėnie ka arritur nė njė pikė tė pakthyeshme apo ka ende hapėsira?

Ilir Meta: Mendoj se zgjedhja qė ka bėrė lidershipi i PS pėr tė shkelur marrėveshjen e 5 partive opozitare qė nė thelb kishte bashkėpunimin pėr reformėn zgjedhore dhe akoma mė keq, vajta tej ēdo parashikimi i lidershipit tė PS tek objektivi i Sali Berishės pėr ta kthyer kushtetutėn aty ku ai e aspironte qė nė 1994, pra te pėrqėndrimi i gjithė pushteteve nė njė dorė tė vetme, pra sot te dora e kryeministrit- kryetar partie, akoma mė saktė Sali Berisha, padyshim qė ka krijuar njė hendek shumė tė thellė e parimor mes LSI e PS dhe mes gjithė tė majtėve dhe socialistėve me lidershipin e kėsaj partie. Shumė bashkėpunime tė tjera jo parimore mes kryeministrit dhe kryetarit tė PS, mė shumė edhe pėr shkak tė pozitės si kryebashkiak i Tiranės, jo vetėm qė kanė sjellė muajt e fundit njė opozitarizėm fals tė kėsaj partie, por natyrisht qė kanė sjellė edhe debate sepse LSI duke goditur pėrpjekjet e Berishės pėr tė uzurpuar institucionet, pėr tė kufizuar kompetencat e presidentit, nuk mund tė mos atakonin edhe bashkėpunėtorėt e Berishės, qė nė mėnyrė flagrante kanė qenė pėrfaqėsuesit e PS.

Zėri i Amerikės: Ka njė ofertė tė socialistėve pėr njė koalicion tė pėrbėrė. E keni refuzuar, duke thėnė se ėshtė njė koalicion bishtash. A mund tė na shpjegoni konkretisht pse jeni kundėr. Njė koalicion i tillė ruan identitetin e partive, tregon peshėn reale dhe nuk lejon tė shkojnė dėm disa pjesėza votash...

Ilir Meta: Ju vetė nė pyetjen tuaj evidentuat mos shkuarjen dėm tė pjesėzave tė votave. Nėse ky ėshtė prekupimi i lidershipit tė PS nuk kishte pse tė bėhej ajo inciatorja e modelit spanjoll qė ėshtė njė model absurd.pėr kushtet e Shqipėrisė. Dhe sė dyti nėse ende e kanė kėtė shqetėsim duhet tė aplikojnė korrektimin nacional tė votės proporcionale nė mėnyrė qė asnjė votė opozitare tė mos shkoj dėm. Pse ne e konsiderojmė kėtė si njė koalicion bishtash? Sepse prioriteti nė diskutimin e kėtij lloj koalicioni ėshtė ai i marrjes apo kėmbimit tė presjeve dhjetore, mė shqip do tė konsideroheshin si bishta. Natyrisht qė koalicionet nuk ndėrtohen mbi raportet e presjeve dhjetore, por ndėrtohen mbi programe, objektiva dhe platforma tė pėrbashkėta. Si mund tė quhet koalicion njė vendosje e tillė e partive ku secila ka programin e vet, edhe pse nė shumė gjėra esenciale mund tė ketė dallime thelbėsore, siē ėshtė rasti i Kushtetutės, njė problem shumė madhor dhe si mundet tė flasim pėr njė koalicion tė vertetė e real. Ėshtė njė gjetje e stisur, ėshtė shprehje e krizės ku ėshtė futur sistemi zgjedhor, pėr shkak tė vijes sė gabuar, marrjes sė njė modeli qė s’ka lidhje fare me Shqipėrinė. Nuk dua tė hyjė nė veēantitė e Spanjės qė funskionon si njė konfederatė, qė ka territore jashtė vendit apo probleme tė tjera. Dhe kjo ėshtė mungesė e vullnetit tė lidershipit tė PD dhe PS pėr pėr njė reformė zgjedhore sipas standarteve apo parametrave evropianė.

Njė ndarje e tillė nė dy koalicione tė pėrbėra, gjoja nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė pėrpjekje pėr ta ndarė politikėn shqiptare nė pozitat e saj tė vjetra, tė dominuar artificialisht nga dy parti dhe tė tjer nė raporte vasaliteti, apo inferioriteti me to. Pra, ėshtė njė lojė pėr tė kufizuar demokracinė dhe ky ėshtė projekti i pėrbashkėt i Berishės dhe Ramės, dhe pėr t'i zhveshur qėllimisht  partitė e tjera nga identiteti, nga veēantitė e tyre dhe nė kėtė mėnyrė t’u mohojnė zgjedhėsve, qė tė bėjnė njė zgjedhje tė pavarur nga PD e PS. Ne kur jemi nė koalicion, jemi nė koalicion. Ne kėtė e treguam nė mėnyrė shumė tė qartė nė zgjedhjet e 2007, ku pjesmarrja dhe kontributi tepėr luajal i LSI ishte faktor kryesor pėr fitoren, tė paktėn nė qytetet kryesore tė kandidatėve tė pėrbashkėt tė opozitės. Kur nuk jemi, nuk jemi dhe nuk mund tė bėhemi pjesė e kėtij bastardimi tė reformės zgjedhore.

Reforma ka qenė e mbetet njė obligim i jashtėzakonshėm i LSI. Ne nuk u bėmė pjesė e Dushkut nė 2005 dhe nuk mund tė bėhemi tani pjesė e makinacioneve. Ne I paralajėmruan qė nė fillim. Nėse kanė shqetėsimin qė tė mos humbasė qoftė edhe njė vote e vetme duhet tė insistojnė pėr korrektimin nacional tė votės. Eshtė e domosdoshme pėrsa kohė sisistemi ėshtė proporcional.

Zėri i Amerikės: Por janė tė shumtė ata qoftė edhe juristė, qė deklarojnė se korrektimi nacional do tė humbte sensin e sistemit proporcional rajonal….

Ilir Meta: Absolutisht jo. Sepse nėse sensi ka qenė deformimi i votės, atėherė kemi tė bėjmė me njė model, qė synon tė devijojė nga principi proporcional. Sė dyti, ne e dimė, qė pėrgjithėsisht kudo, sisitemi proporcional rajonal ose ėshtė ndėrtuar mbi ndarjen e vendit nė rajone tė barabarta  elektorale, pra numėr votuesish siē kemi rastin e Maqedonisė, nė 6 rajone nga 20 deputete, ose nė rastin kur bazohet nė njė ndarje administrative tė deformuar, si nė rastin e Shqipėrisė, pėr arsye gjeografike apo demografike, atėhere, padyshim, korrektimi ėshtė kėrkesė e padiskutueshme, pėr tė respektuar  principin, qė ėshtė proporcionali

Zėri i Amerikės: Duket se ėshtė krijuar njė hendek i madh…

Ilir Meta: Hendekun nuk e kemi krijuar ne. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sisitemi, mjaft qė tė ishte i ndershėm. Zvarritjet nuk i kemi bėrė ne. Ne kemi kėrkuar qė nė fillim, qė komisioni pėr reformėn zgjedhore, i bashkėdrejtuar nga Rusmajli dhe Islami, tė funksiononte nė kohė e pėrpara samitit tė Bukureshtit tė dilnim me njė reformė tė pėrfunduar. Kanė qenė kėto dy forca politike qė kanė bllokuar qėllimisht gjithshka, pasi vuajnė nė mėnyrė tė pashėrueshme nga sindroma e prishjes sė zgjedhjeve nė Shqipėri pėr interesa tė vogla. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sistemi. Ne kemi qenė tė hapur edhe pėr mazhoritarin e pastėr, pasi votuesit e marrin vetė pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjen qė bėjnė. Por, jemi kundėr lojrave e makinacioneve.

Zėri i Amerikės: Ju, pas acarimit tė marrėdhėnieve me socialistėt tentuat krijimin e njė koalicioni jashtė PS, me zotin Milo dhe Ceka. Por tani kemi zotin Milo tė rikthyer te PS?

Ilir Meta: Mendoj se ka disa keqkuptime. Sė pari, nuk kemi patur asnjė marrėveshje me asnjė forcė politike pėr kėtė koalicion tė ri. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė, se ne kemi ideuar kur lidershipi i PS shkeli marrėveshjen me opozitėn dhe me LSI pėr reformėn zgjedhore, paralajmėruam krijimin e njė koalicioni tė ri "E Majta pėr integrim". Dhe nė kėtė kuadėr, disa forca dhe aktorė tė ndryshėm, shprehėn pėrkrahjen, apo simpatitė e tyre. Ne nuk kemi nėnshkruar asnjė marrėveshje me askėnd. Pra, nuk mund tė themi se dikush ėshtė larguar. Edhe rikthimi i zotit Milo ne PS apo PSD, ėshtė njė e drejtė e tij, tė cilėn e respektojmė, sepse secili ėshtė sovran pėr vendimet e tij, sikundėr na vjen keq qė argumenti i tij pėr tė na ftuar edhe ne qė tė bashkohemi, ėshtė se edhe pse PS gaboi rėndė me kushtetutėn dhe nuk i pyeti aleatėt, edhe pse gaboi rėndė me reformėn zgjedhore dhe sot kemi reformė, e cila nuk ėshtė e standarteve demokratike apo evropiane, pavarėsisht tė gjitha kėtyre, tė bashkohemi, pasi sipas zotit Milo, jemi tė vegjėl dhe nuk kemi rrugė pėr tė mbijetuar. Ne kemi njė filozofi tjetėr, atė tė ndėrtimit tė koalicioneve dhe qėndrimit nė politikė, bazuar nė disa principe shumė tė rėndėsishme, nga tė cilat nuk mund tė devijojmė dot. Nėse zoti Milo u bė pjesė e Dushkut nė 2005, ne nuk u bėmė me ndėrgjegje tė plotė. Ne shpresuam se filozofia e tij ishte e pėrbashkėt me atė tė LSI. Por nė politikė, secili bėn zgjedhjen e vet dhe merr pėrgjegjėsinė e vet dhe ne i urojmė suksese aty ku ka shkuar!

Zėri i Amerikės: A i druheni faktit se nė rast tė njė humbjeje nė zgjedhjet e 2009, ju do tė vuani pasojat, apo do tė shiheni si shkak i kėsaj humbjeje?

Ilir Meta: Nė rast se lidershipit tė PS dhe zotit Rama i intereson thjesht njė alibi, qė nė rast tė njė humbjeje tė pėrdorė argumentin, se ishte qėndrimi i LSI ai qė solli kėtė rezultat tė dėshtuar pėr PS, atėherė ne nuk mund tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr kėtė qėllim, qė i ka vėnė vetes zoti Rama. Ky ėshtė njė problem pėr PS, nėse asaj i mjafton, apo e kėnaq njė justifikim i tillė. Ne kemi pėr qėllim fitoren e forcave progresiste nė zgjedhjet e vitit 2009. Dhe jemi tė bindur, se koalicioni ynė do t’i shėrbejė pėrfaqėsimit tė tė gjithė atyre, qė ndihen tė tradhėtuar nga veprimet e lidershipit tė PS, nga bashkėpunimi tepėr i dėmshėm dhe i errėt me Sali Berishėn, qė nga dhunimi i Kushtetutės, por edhe mė tej, nė gjithė dėmtimin e funksionimit demokratik tė institucioneve. Dhe nė kėtė drejtim jemi tė bindur, se rritja dhe fuqizimi i LSI dhe koalicionit "E Majta pėr Integrim" ndihmon nė fuqizimin e dimensionit opozitar nė vend dhe maksimizimin e pėrfaqėsimit tė tė gjithė socialistėve dhe progresistėve nė Shqipėri..

Zėri i Amerikės: Kush do tė pėrfaqėsohet nė kėtė koalicion?

Ilir Meta: Unė besoj se ėshtė ende herėt. Besoj se dje u dha njė sinjal me aderimin e deputetit tė njohur socialist Petro Koēi dhe jam i sigurt, se do ketė shumė subjekte tė tjera, por edhe aktorė tė njohur tė shoqėrisė civile. Pra, do tė jetė njė koalicion shumė i gjerė, njė koalicion shumė pėrfaqėsues. Dhe koha ėshtė pėrpara, pėr tė zbardhur edhe evidentuar kėtė koalicion, qė do tė jetė njė koalicion fitues

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, qarkullon edhe njė ide, se ju do tė ishit tė “interesuar” nė thojza pėr njė humbje tė zgjedhjeve, pra do tė pranonit edhe 4 vite tė tjera nė opozitė, pėr tė patur njė PS tė dobėt ose pa Edi Ramėn, qė do tė mundėsonte ndoshta njė rritje tė peshės suaj brenda sė majtės...

Ilir Meta: Ky nuk ėshtė aspak interesi ynė. Dhe ėshtė njė arsyetim i gabuar, nėse do tė ishim tė interesuar pėr shkatėrrimin e PS, apo eleminimin politik tė zotit Rama. Ne kėtė mundėsi e kishim nė vitin 2007. Zoti Berisha na ėshtė lutur, jo vetėm ai por edhe ambasadorė tė huaj, qė tė bėnimin kodin pa certifikatat e garancisė qė kėrkonte zoti Rama e tė gjithė ne. Dhe ne kėtė mund ta bėnim. E padyshim qė sot, Zoti Rama mund tė ishte sėrish nė Paris e jo nė krye tė Bashkisė, as nė krye tė PS dhe jo nė krye tė aferave tė pėrbashkėta me zotin Berisha; besoj tė gjithė e kanė tė qartė situatėn e zgjedhjeve 2007. Por ne kėtė nuk e bėmė, se kishim nėnshkruar njė marrėveshje, ku interesi ynė i pėrbashkėt ishte fitorja e opozitės pėrballė Sali Berishės. Kėshtu qė nuk ekziston asnjė mundėsi pėr tė mbėshtetur skenare tė tilla. Interesi ynė i vetėm ėshtė fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri, e cila ka marrė njė goditje tė rėndė nga njė politikė klienteliste dhe aventuroze nga lidershipi i saj. Ndoshta gjėrat mund tė jenė ndryshe. Kryetarit tė PS mund tė mos i bėjnė pėrshtypje humbja nė vitin 2009, pasi ka mandatin e Kryetarit tė Bashkisė deri nė vitin 2011 dhe koncesionet qė ka marrė nga kryeministri Berisha pas zgjedhjeve tė 2007, i mjaftojnė pėr tė kėnaqur ambiciet personale dhe tė onturazhit tė tij. Por, jam i bindur, se kjo nuk i intereson shumė socialistėve tė thjeshtė qė janė nė opozitė, sikundėr jemi tė gjithė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare